Politikë
Bardhi “nuk ia lë mangët” Spiropalit/ Ke të drejtë që nervozohesh, SPAK ka punë me ty

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend bardhi I është përgjigjur deklaratës së ministers Elisa Spiropali për për kallëzimin e PD-së në SPAK.
Bardhi thotë se Spiropali ka të drejtë të nervozohet pasi SPAK ka punë me të përpara dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Sipas tij, Spiropali, Rama dhe ministrat e tjerë janë në shkelje të hapur me ligjin dhe do japin llogari për thirrjen me dhunë të administratës së PS-së.
“Ka të drejtë që nervozohet! SPAK ka punë me të para dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit. Elisa Spiropali, Edi Rama dhe çeta e tij janë në shkelje të ligjit. Ata do të japin llogari për thirrjen me dhunë të administratës në takimet e PS, përdorimin e lejeve të legalizimit apo procesit të rindërtimit për qëllime elektorale, si dhe për abuzimin me pushtetin dhe paratë që u kanë vjedhur shqiptarëve këto 8 vjet.
Elisa Spiropali e di se gjuha e padenjë në facebook dhe hetimi nga SPAK janë dy gjëra të ndryshme, prandaj është nervoze. Kjo kohë e vështirë i ka bindur shqiptarët se politikanë si Edi Rama apo Elisa Spiropali mendojnë vetëm për vete, duke vrarë shpresën dhe mundësitë për shqiptarët. Kjo është arsyeja pse të rinjtë braktisin vendin, pse ekonomia është në krizë, pse shëndetësia është në kolaps, pse numri i të papaunëve është rritur. Njerëzit nuk duan të jetojnë në një kënetë, ku mbyten nga pak çdo ditë. Njerëzit duan ndryshim dhe PD është gati për ndryshimin” , shkruan Bardhi në një postim në rrjetet sociale./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Ngjela paralajmëron fundin ‘tragjik’ për Ilir Metën/ Zbulon kush e merr postin e Presidentit
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dalë me një parashikim, ku ka nënkuptuar se Ardian Dvorani do shkojë drejt presidencës pas shkarkimit të Ilir Metës....

“Nëse Basha del forcë e parë ia japim mandatet”/ Topollaj: Marrëveshje me PD vetëm me një kusht
Anëtari i bordit drejtues në Bindjen Demokratike Fabjan Topollaj u shpreh se nëse kreu i PD Lulzim Basha merr mbështetje masive dhe mund të fitojë...