LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tha se e kishte mbyllur njëherë e mirë me televizionin/ Xhemi Shehu ndryshon mendje?

6 Janar 2021, 13:17, Lifestyle CNA
Tha se e kishte mbyllur njëherë e mirë me televizionin/ Xhemi

Largimi i moderatores Xhemi Shehu nga Top Channel, bëri bujë të madhe në mediat rozë.

Pak kohë pas largimit, gjatë një interviste, Xhemi u shpreh se ishte tërhequr njëherë e mirë nga televizioni duke lënë të kuptohet se nuk kishte ndërmend të kthehej.

?Kam bërë edhe programe të tjera, që nuk është se më kanë ngjallur ndonjëfarë interesi ose më kanë dhënë ndonjë kënaqësi. I kam bërë se duheshin, por jo nga pasioni apo dëshira. I bëja, sepse doja të rikthehesha në ?Portokalli. Prandaj dhe u tërhoqa nga ?Portokallia? sepse s?po merrja më kënaqësi,  dhe prandaj po them duhet të ndodhë ndonjë çudi që unë të rikthehem prapë, gjithmonë në një format të ngjashëm me ?Portokalli?-në. Nuk kam fare ambicien që të bëj programe të tjera. Kështu që me shumë gjasa i bie që unë jam tërhequr dhe e kam mbyllur njëherë e mirë me televizionin, sepse nuk është se mendoj se do bëhet diçka po aq e mirë sesa ?Portokalli?-a dikur, sepse kjo që po shohim tani nuk mendoj se është maksimumi i atij spektakli. Ose mbase dhe është ezauruar dhe me kohën? Nuk e di, nuk di çfarë të them, por nuk më tërheq më?.- ka treguar ajo.

Së fundi ajo ka ngritur sërish dyshimet pasi në një video të publikuar nga Arbana Osmani, teksa është pyetur nëse do të kthehej në Top Channel ajo është shprehur: ?Është çështje kohe?, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për një rikthim të mundshëm./ CNA.al

Lajmet e fundit nga