Connect with Us

Si po luan PD luftash me kallëzime penale dhe disa pyetje të thjeshta për kompetencën e KQZ

Politikë

Si po luan PD luftash me kallëzime penale dhe disa pyetje të thjeshta për kompetencën e KQZ

Publikuar

-

Darka e ministrave në Dubai/ Vjen reagimi i parë nga Basha: Shqiptarët nën ujë, qeveria shtrohet për 7 palë qejfe në restorant

Partia Demokratike njofton se paska depozituar kallëzim penal në SPAK për Edi Ramën dhe një liste zyrtarësh që sipas PD kanë shkelur ndalimet e parashikuara në Kodin Zgjedhor për sa i takon veprimtarive të ndaluara nga ai Kod.

CNA.al verifikoi kompetencen për sa i takon ndalimit, lejimit apo dënimit të shkelësve dhe sipas Kodit Zgjedhor këtë funksion duhet ta ushtrojë Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve sipas Kodit:

– kujdeset për zbatimin e Kodit në mënyrë të drejtë, të përpiktë, të saktë dhe uniforme nga të gjitha institucionet, subjektet apo personat e ngarkuar me detyra dhe detyrime, sipas ligjit;

– organizon dhe administron proceset zgjedhore të institucioneve dhe organizmave publike, kur ligji e ngarkon me këtë detyrë;

– monitoron nëpërmjet administratës së KQZ-së apo subjekteve të kontraktuara fushatën zgjedhore, të gjitha aspektet e financimit të fushatës zgjedhore, si dhe pasqyrimin e fushatës në media;

– monitoron nëpërmjet administratës së KQZ-së apo subjekteve të kontraktuara sjelljen e institucioneve publike gjatë fushatës dhe përdorimin e burimeve publike.

Kodi parashikon kompetencën e Komisionit Rregullator për hartimin e rregullores së detajuar për veprimtaritë e ndaluara. Ajo rregullore duhet të përmbajë:

– regullat për raportimin e veprimtarive me karakter publik të institucioneve publike, agjencive dhe/ose ndërmarrjeve shtetërore, kategoritë e veprimtarive të ndaluara përgjatë fushatës, si dhe procedurën e KQZ-së për zbatimin e ndalimit;

– rregullat për metodologjinë e monitorimit të medias, për procedurën e shqyrtimit të raporteve dhe për vendosjen e masave qortuese apo ndëshkimore.

KQZ para pak ditësh ka njoftuar me triumfalizëm miratimin e një rregulloreje për këtë çështje me 5 vota pro, pra me votën pro të përfaqësueve të PD dhe LSI në komisionin rregullator.

CNA.al do të  verifikojë në vijim se çfarë dhe cila është përmbajtja e asaj rregulloreje por nga Kodi Zgjedhor (Neni 92), parashikohet se:

1. Institucionet publike, qendrore dhe vendore, si dhe agjencitë dhe/ose ndërmarrjet shtetërore, janë të detyruara të raportojnë në KQZ të gjitha veprimtaritë me karakter publik që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën katër muaj para datës së zgjedhjeve deri ditën e zgjedhjeve. Formojnë veprimtari publike të gjitha veprimtaritë që janë të hapura për pjesëmarrjen e publikut apo të medias, si dhe ato që kanë në agjendë informimin, në periudhën katër muaj para datës së zgjedhjeve deri ditën e zgjedhjeve, e publikut rreth tyre.

2. Raportimi është përgjegjësi personale e personit përgjegjës për drejtimin administrativ të institucioneve publike, agjencive dhe ndërmarrjeve shtetërore (sekretarit të përgjithshëm të institucionit ose, sipas rastit, e drejtorit të përgjithshëm apo drejtorit ekzekutiv). Raportimi duhet të kryhet jo më vonë se pesë ditë përpara afatit të planifikuar për zhvillimin e veprimtarisë.

3. Raportimi sipas kryhet nëpërmjet ndërfaqes për raportimin e veprimtarive publike, e cila mbahet dhe administrohet nga KQZ-ja. Personat përgjegjës marrin akses të personalizuar te kjo ndërfaqe dhe hedhin të dhënat për datën dhe orën e veprimtarisë, llojin e saj, tematikën, nivelin më të lartë të pjesëmarrjes, të ftuarit e nderit, folësit e planifikuar dhe mediatizimin. Informacioni sipas kësaj pike është I aksesueshëm nga tëgjithë përdoruesit e ndërfaqes nga momenti i hedhjes së të dhënave deri në datën e shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

LEXO EDHE:  "Rama më i korruptuari në Ballkan"/ Basha përshkallëzon akuzat

4. Në rast se KQZ-ja, kryesisht ose me kërkesë të të tretëve, konstaton nga informacioni, se veprimtaria mund të përbëjë keqpërdorim të burimeve shtetërore, atëherë ajo urdhëron ndalimin e zhvillimit të saj. Ndalimi kryhet nëpërmjet vendosjes së shënimit “Ndaluar nga KQZ-ja” në ndërfaqen e raportimit, në pjesën që i takon veprimtarisë. Shënimi “Ndaluar nga KQZ-ja” vendoset jo më vonë se dy ditë përpara afatit të planifikuar për zhvillimin e veprimtarisë. Informacioni sipas kësaj pike është i aksesueshëm nga publiku, nga momenti i hedhjes së të dhënave deri në datën e shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

5.Veprimtaritë e ndaluara nga KQZ-ja nuk lejohet të transmetohen apo të pasqyrohen në rubrikat e lajmeve apo ato që mbulojnë fushatën në radio dhe televizione. Transmetimi ose pasqyrimi i tyre në kundërshtim me këtë pikë ngarkon me përgjegjësi sipas këtij ligji transmetuesin radioteleviziv.

6. Mosraportimi i veprimtarive me karakter publik të institucioneve publike, agjencive dhe/ ose ndërmarrjeve shtetërore, ose zhvillimi i tyre, pavarësisht ndalimit nga KQZ-ja ngarkon me përgjegjësi personin përgjegjës, si dhe titullarin përkatës të institucionit kur ai ka penguar zbatimin e kësaj dispozite.

Sipas nenit 172 të Kodit Zgjedhor, Kundërvajtja administrative dënohet me gjobë nga 100 000 deri në 500 000 lekë.

Pas rreshtimit të dispozitave që nuk kanë nevojë për koment na dalin disa pyetje:

A janë raportuar në KQZ veprimtaritë e konsideruara nga PD si në kundërshtim me Kodin Zgjedhor?

Nëse po, a janë miratuar ato nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve?

Nëse nuk janë miratuar a ka nxjerrë Komisioneri aktet përkatëse për ndalimin e veprimtarive dhe sanksionet me gjobë ndaj shkelësve?

“Rri i qetë! Nuk ja u prish njeri dashurinë”/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar ironizon Bashën: Nuk e lëshon Ramën  

Nëse Kodi Zgjedhor shkeljen e pretenduar nga PD e konsideron shkelje administrative dhe jo Penale pse bën xhiro deri te SPAK PD-ja dhe nuk i kërkon llogari njerëzve të vet në KQZ?

Nëse Rama dhe të tjerët paskan shkelur penalisht Kodin Zgjedhor, pse mungon tek ajo listë të kallëzuarish nga PD emri i Kryekomisionerit të zgjedhur në KQZ nga pazari i Bashës me Ramën?

Me sa duket loja luftash e PD, sapo hyri në një fazë të re!

Atë të kallëzimeve kallpe!

Të shohim nëse PS do i rrijë lojës dhe nuk do nxjerri zbuluar Kryekomisionerin që sipas analizës së PD për shkeljen, ose nuk paska bërë detyrën ose paska abuzuar me detyrë.

Ata e kanë lojë!

Ne e kemi analizë!/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vendimi negativ për negociatat/ Vjen reagimi nga Komisioneri për Zgjerim

Publikuar

-

Nga

Vendimi negativ për negociatat/ Vjen reagimi nga komisioneri për Zgjerim

Komisioneri për zgjerimi, Oliver Varhelyi ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, pasi ministrat e jashtëm të vendeve të BE nuk vendosën një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Me një postim në Tëitter, Varhelyi thotë se të dy vendet, si Shqipëria edhe Maqedonia  e Veriut, kanë bërë përparim të dukshëm.

Ai thekson se do të punohet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, për të dy vendet, brenda vitit 2021.

LEXO EDHE:  Rama jep premtimin/ Vaksinimi i gjithë popullit do bëhet më shpejt se e kishit menduar

LEXO EDHE:  "Narcotica"/ Alibeaj: S'ka negociata. Shqipëria, lavatriçe e pastrimit të parave

“Kur bëhet fjalë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është bërë shumë gjatë muajve të kaluar, ku është arritur një përparim i dukshëm. Ne do të vazhdojmë të punojmë që në vitin 2021 të mbajmë Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si një çështje me përparësi”, shkruan Varhelyi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Vera nuk do jetë e qetë”/ Fuga: Nën dhe luhen tensione dhe negociata të mëdha

Publikuar

-

Nga

Bangladeshi kërkonte puntorë shqiptarë/ Fuga ironizin Ramën: Njerëz babaxhanë thoshin për ne, s’duan të drejta!

Akademiku Artan Fuga ka bërë një parlajmërim të fortë, teksa ka komentuar situatën politike në vendin tonë.

Fuga tha se vera nuk do të jetë e qetë, pasi pretendon se do të kemi shumë “ankthe” derisa opozita të vedosë së çfarë do të bëjë me mandatet e deputetëve.

“Është e pamundur ta parashikosh, e pamundur ta parashikosh për arsye sepse ka disa gjëra që janë në proces. Është organizimi i Kongresit të PD a Kuvendi Kombëtar, është në proces si të thuash shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese lidhur me votimin për shkarkim të Presidentit të Republikës nga Kuvendi, janë në proces tensionet për procedurat lidhur me të, hapja ose jo e bisedimeve për çeljet e negociatave për integrimin e Shqipërisë.

Një sërë çështjesh të tjera që më duket se në ndryshim nga vitet e tjera, kjo verë besoj se nuk do jetë aq e qetë, aq më shumë kemi dhe ankthe në thonjëza, sociale, kolektive, politike lidhur me atë nëse opozita, pra PD dhe aleatët e saj do të marrin këtë apo atë vendim lidhur me pjesëmarrjen apo jo të tyre në kuvendin e ardhshëm që hapet në shtator, dhe po kështu mund të numërohet si formimi i qeverisë së ardhshme, ministrave, riorganizimi, marrëdhëniet brenda forcës drejtuese qeveritare, jemi në një proces shumë të rëndësishëm sa i përket vendimmarrjes në GJK për zgjedhjet e pushtetit lokal të kërkuara për tu shqyrtuar nga shoqata e Bashkive, tensionet brenda kësaj Shoqate, suspense të tjera, si ato që kanë të bëjnë me faktin që nëse presidenti i republikës do të vazhdojë të kryejë funksionet e tjera, cili është raporti i tij me mandatin, Kushtetuta që i cakton atij, paracakton për t’ia dhënë zotit Rama si kryetar i kësaj force”, u shpreh ai në News 24.

LEXO EDHE:  Paditi kryeministrin/ Ylli Rakipi zbulon kërcënimet e Ramës

LEXO EDHE:  Video-Vizita në Kukës/ Qytetarët i bëjnë “pritë” Ramës

Sipas tij, nën dhe luhen tensione të mëdha, negociata të mëdha, luhen aleanca dhe konflikte të mëdha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Edhe për 5 vite nuk do të kemi sistem drejtësie”/ Ballanca: Reforma duhet të kishte qasje tjetër

Publikuar

-

Nga

‘Edhe për 5 vite nuk do të kemi sistem drejtësie”/ Ballanca: Reforma duhet të kishte qasje tjetër

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca thotë se reforma në drejtësi do të kërkojë të paktën edhe pesë vite të tjera kohë. Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë, Ballanca tha se reforma duhet të kishte një qasje tjetër në mënyrë që të ishte funksionale brenda afateve kushtetuese.

“Unë e kam thënë që para katër vitesh që kjo reformë duhet të kishte një qasje tjetër. Unë mendoj se aktualisht është e pamundur…Ne dhe për pesë vite të tjera nuk do të kemi një sistem drejtësie funksional, minimalisht.”

Po çfarë do të ndodh pas 5 vitesh?

LEXO EDHE:  Rama jep premtimin/ Vaksinimi i gjithë popullit do bëhet më shpejt se e kishit menduar

LEXO EDHE:  "Narcotica"/ Alibeaj: S'ka negociata. Shqipëria, lavatriçe e pastrimit të parave

” Pastaj shpresojmë që do të funksionojë nëse të gjitha gjërat do të shkojnë mirë. Që do të thotë që të gjithë gjyqtarët e rinj që do të emërohen do të kenë hequr dorë njëherë e përgjithmonë nga qasja korruptive në sistemin e drejtësisë.” – tha Ballanca në Përballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE