LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si Mona po shkatërron partinë e Metës!?

6 Janar 2021, 19:08, Politikë CNA

Ta paguante dikë që t?i çmontonte partinë, apo të vendoste armikun e tij më të madh në krye të LSI-së, Ilir Metës askush nuk mund t?ja çmontonte apo shkatërronte partinë dhe strukturat siç po bën Monika Kryemadhi.

Faktet flasin vetë. Lëvizja e fundit, pra largimi i Nasip Naços është një nga ato braktisjet e mëdha që një skuadër demoralizohet kur ikën një lojtar fitues. Nasip Naço ishte fitues dhe dinte si të menaxhonte votën në qarkun e Beratit, ku ky i fundit u zëvendësua nga preferenca e botuesit të gazetës Panorama, Ardit Çela, një ish-drejtor i shumë akuzuar i LSI, që u çua në një qoshe por u rikthye si preferencë e Irfan

Hysenbelliut.

 

Në Durrës i iku Lefter Koka, që sot Petrit Vasili e akuzon për incineratorët, por as ai, as Meta dhe as Mona gjatë 4 viteve të qeverisë me Ramën nuk thanë asnjë fjalë për incineratorët, por u ushqyen financiarisht dhe politikisht me paratë

 e tyre. Zullumi i incineratorëve është i LSI-së në pushtet me Ramën.

Më parë në Fier, LSI-në e braktisi një tjetër pesonazh i fortë politik, Robert Bitri, i cili qartazi tha se s?mund të ishte aq palaço sa Petrit Vasili, që tashmë duket si kllouni dhe gaztori i oborrit të Monës.

Janë disa dhjetëra të tjerë të ikur në Tiranë, drejtues të rëndësishëm lokalë, siç ishte ish-administratori i njësisë 2 Elez Gjoka, ish-koordinatori i LSI për qarkun e Tiranës Olger Sanxhaku, apo ish-kryetari i LSI dhe kryerari i LRI në njësinë administrative 11 Gentian Arapaj dhe Qamil Nureci.

Gjithashtu ka pasur largime në Korcë, Elbasan, Shkodër, Kukës, Lezhë e kudo.

Dikush thotë se ikin për pazar me qeverinë. Në fakt LSI-ja është vetë pazari i pushtetit, por mesa duket qartazi njerëzit nuk besojnë që LSI dhe Mona të fitojnë, kështu që zgjidhje kanë gjetur largimin. Nuk mund të thuash që janë shitur e blerë, për një fakt të thjeshtë, se pazaret e pushtetit për trupën elektorale të LSI i ka bërë vetë Ilir Meta, tani i zgjedhur president i Rilindjes, Mona nga ana e saj luan me Kaprollin e saj Lulzimin, të cilin duket se po e shqyejnë por ai ende s?po e kupton.

LSI vazhdon të rrudhet çdo ditë dhe kjo jo për faj të Bashës apo PD, por për paaftësinë e Monikës, arrogancën e saj që mendon se me adoleshentët dhe mallistët e kanabisit që mbledh në Jalë mund të mbushë kutitë e votave.

Në fakt ata ngelen një tufë të rinj në aventurat e adoleshencës që shpresojnë të kenë Iphone, hashash për cigare apo nesër të pasurohen si ?idhulli? i tyre Mona.

Janë kaq fatkeqë sa kuptohet kanë idhull dikë që po e braktisin të gjithë ata që i sillnin votat e pushtet burrit të saj, dhe kjo me dorën e saj po çmonton partinë që i shoqi e ngriti me aq shumë ?djersë? dhe ?ndershmëri? publike, pazare politike e deri krime me emrin e tij si ai i 21 janarit.

LSI po shkërmoqet nga Mona dhe vështirë se lekët e Likes dhe presionet apo shantazhet publike do i sigurojnë vota e mandate.

Shpartallimi i LSI-së duket i pashmangshëm, tani as Fahri Balliu, Xhemail Pasmaçiu apo Irfan Hysenbelliu nuk e shpëtojnë dot. Fansat kryesorë të Ilir Metës, ngelet vetëm të vajtojë kufomën e partisë që la Meta dhe e varrosi Monika./ CNA.al

Lajmet e fundit nga