Connect with Us

Si arrin Covid-19-ta të infektoje qelizën tonë të shëndoshë duke i shkaktuar asaj “Mutacionin Gjenetik”

Shëndeti

Si arrin Covid-19-ta të infektoje qelizën tonë të shëndoshë duke i shkaktuar asaj “Mutacionin Gjenetik”

Publikuar

-

Si arrin Covid-19-ta të infektoje qelizën tonë të shëndoshë duke i shkaktuar asaj “Mutacionin Gjenetik”

Nga Ermand Mertenika, Inxhinieri i Respiratoreve

Covid 19 Corona është një virus agresiv me përmasa 9-12 nm e cila nënkupton një përmasë jashtzakonisht e vogël e cila mund të shihet vetëm me mikroskop intensiv elektronik.

Pra 9 nm dmth 0,0000000009 metër (diametër) ora 1 e njëmiliarda e metrit.

Nëse do të bënim një krahasim shumë interesant me trashësinë e një fije floku atëherë do ju habisë vërtetë ky fakt.

Përmasa (gjerësia) e fijes së flokut është 100,000 nm.

Përmasa e Sars-Covid-19 është 9 nm  pra 9 e një miliarda e metrit.

Tashmë mund të përceptoni me sub-koshiencë sa shumë i vogël është armiku ynë i padukshëm përmasa e të cilit e bën këtë virus të qëndrojë dhe pezull në ajër për një kohë realitivisht të gjatë për orë të tëra.

Organizmi ynë është vlerësuar të ketë një numër ekstremisht të lartë qelizash të cilat llogariten të jenë rreth 37 biliardë qeliza.

Përmasa e një qelize të shëndoshë në organizmin tonë është  20μm pra e thënë ndryshe:

Trashësia e fijës së flokut është 100,000 nm ose 100 μm dhe përmasa e qelizës normale është 20 μm.

Pra përmasat e fijes së flokut janë 5 herë më të mëdha se përmasa e një qelize normale dhe e krahasuar me Sars-Covid-19 përmasa (Trashësia e fijes së flokut) është 11 mijë herë më e madhe se Sars Covid-19.

Pra përfundimisht themi se përmasa e qelizave të shëndosha të organizmit tonë janë 2200 herë më të mëdhe se Sars-Covid-19.

Covid-19 Corona është një kapsule proteinike e cila përmban materialin gjenetik (DNA) Brenda saj.

Kur ky Virus ekstremisht i vogël deperton në qelizën e shëndoshë atëherë lëshon materialin e saj gjenetik pikërisht në Nuklin (Bërthamën e Qelizës së shëndoshë).

LEXO EDHE:  “Një infermier për 15 të sëmurë”/ Basha me gazetarët: Opozita nuk ka akses në atë që ndodh në spitale

Pasi Materiali gjenetik i Covid-19 Corona ka prekur Materialin gjenetik Brenda nuklit (Bërthamës së qelizës së shëndoshë) atëherë menjëherë fillon replikimi i ri pra (shkatërrimi i kodit normal të unifikuar të riprodhimit të qelizës së shëndoshë të organizmit ) dhe modifikimi i kodit gjenetik të qelizës së shëndoshë me kodin gjenetik të elementit viral (Sars Covid-19).

Ky modifikimi i kodit gjenetik (Mutacion i DNA-së) detyron qelizën e shëndoshë të prodhojë (të shumëzojë këto viruse në një sasi të lartë), dhe pasi sasia e madhe viruseve të prodhuara brenda një qelize ka arritur limitin e kapacitetin të qelizës atëherë qeliza e shëndoshë shaktërrohet duke nxjerrë jashtë saj këtë sasi të madhe të Covid-19 të prodhuar nga kjo qelizë.

Stadi tjetër ka të bëjë me efektin “ZINXHIR”

Sasia e madhe e Covid-19 prodhuar nga qeliza e cila u shkatërrua si rezultat i modifikimit të kodit gjenetik DNA do fillojë të infektojë (Kontaminojë) qelizat e tjera të shëndosha duke i shkaktuar dhe të tjerave mutacionin gjenetik (Modifikimin e kodit gjenetik) duke i detyruar këto qeliza të prodhojnë akoma më shumë viruse të tilla dhe duke i shkatërruar këto qeliza si në rastin e parë.

Koncepti Vaksinë “Agjenti Viral i shpikur” kundër Agjentit Viral aktual (Sars-Covid-19):

Kuptohet që zgjidhja e vetme për të dominuar sa më shpejt këtë armik të padukshëm është Vaksina  e cila Vaksia është një përmbatje virale e cila stimulon qelizat e bardha të gjakut (Leukocidet) për të dominuar efektin zinxhir të përhapjes gjithnjë e më tepër të Sars-Covid-19 për të infektuar qeliza të tjera të shëndosha dhe për të tkurrur Dispersionin (Efektin Zinxhir).

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Vaksinimi/ Shqipëria e para në Evropë për dozat ditore kundër COVID-19

Publikuar

-

Nga

Vaksinimi, Shqipëria e para në Evropë për dozat ditore kundër COVID-19

Shqipëria ka avancuar në vaksinimin e popullatës duke dalë në krye të të gjitha vendeve në Evropë sa i takon dozave ditore të administruara mesatarisht gjatë 7 ditëve të fundit.

Sipas të dhënave zyrtare që “Our Word in Data” ka mbledhur për të gjitha vendet rezulton se vendi ynë ka administruar 0.61 doza për 100 persona mesatarisht gjatë javës së fundit.

Shqipëria ka lënë pas vende si Belgjikë, Suedi, Francë dhe Austri të cilat gjithashtu kanë një ritëm të lartë të vaksinimit të popullatës.

Sa u takon vendeve të rajonit, Serbia është e 9-ta me 0.55 doza për 100 persona, kurse Mali i Zi qëndron dy pozita më lart me 0.57 doza për 100 persona.

LEXO EDHE:  “Një infermier për 15 të sëmurë”/ Basha me gazetarët: Opozita nuk ka akses në atë që ndodh në spitale

LEXO EDHE:  “Një infermier për 15 të sëmurë”/ Basha me gazetarët: Opozita nuk ka akses në atë që ndodh në spitale

Në fund të renditjes qëndron Maqedonia e Veriut me vetëm 0.11 doza për 100 persona kurse Kosova nuk është pjesë e kësaj renditjeje./euronews

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

‘1 në 4 fëmijë është alergjik në Shqipëri’/ Mjekja tregon dy ushqimet problematike

Publikuar

-

Nga

‘1 në 4 fëmijë është alergjik në Shqipëri’/ Mjekja tregon dy ushqimet problematike

Një në 4 fëmijë vuan nga alergjitë në vendin tonë. Kështu shprehet mjekja alergologe Eris Mësonjësi në një prononcim për ABC news.

Sipas saj, përhapjen më të madhe e kanë alergjitë kronike ku nga 2%  tashmë rezulton se të prekur janë 5 % e fëmijëve.

“Prevalenca e sëmundjeve alergjikë ndër vite ka ardhur duke u rritur. Rrufa alergjike ka qenë tek 2% dhe ka shkruar te 5-7%. Kurse i astmës nga 2 ka shkuar në 5%.”

Një tjetër shqetësim mbetet edhe numri në rritje i fëmijëve që shfaqin alergji ushqimore. Por sipas mjekes jo gjithmonë duhet të hiqet ushqimi nga dieta e fëmijës.

LEXO EDHE:  Nga Kastriot Frashëri/ Pse Edi Rama po vaksinon kastën e kuqe me vaksinën kineze?

LEXO EDHE:  Testimet për Covid-19 drejt PPP-së/ Zbardhet plani i fshehtë i Komitetit Teknik

“Nga testet e bëra në Tiranë rezultoi se një në katër fëmijë ishte me teste alergjike pozitive.”

Veza dhe qumështi janë ushqimet të cilat i shkaktojnë më tepër alergji fëmijëve. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Ulet sërish kurba e infektimeve/ Ja sa persona kanë humbur jetën sot

Publikuar

-

Nga

Ulet sërish kurba e infektimeve/ Ja sa persona kanë humbur jetën sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2818  testime dhe kanë rezultuar pozitivë 91 qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 3 viktima.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 23 raste në Tiranë, 8 në Korçë, 7 në Shkodër, nga 5 raste në Devoll Sarandë, Malësi e Madhe, nga 4 raste në Lushnje, Mirditë, nga 3 raste në Durrës, Kurbin, Mallakastër, Gjirokastër, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Librazhd, Kamëz, Pogradec, Memaliaj, Skrapar, nga 1 rast në Lezhë, Delvinë, Gramsh, Maliq.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 894 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 114,362 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 111 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me covid19: 2 qytetarë nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 52-83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

LEXO EDHE:  Testimet për Covid-19 drejt PPP-së/ Zbardhet plani i fshehtë i Komitetit Teknik

LEXO EDHE:  Ndërroi jetë nga koronavirusi/ I jepet lamtumira kreut të Kishës Ortodokse

Statistika (06 Maj 2021)
Raste të reja ditore 91
Të shëruar në 24 orë 894
Të shtruar në spitale 111
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2,818

Testime totale 649,632
Raste pozitive 131,510
Raste të shëruara 114,362
Raste Aktive 14,742
Humbje jete 2,406

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 12431
Fier 505
Shkodër 356
Gjirokastër 242
Korçë 236
Durrës 231
Vlorë 220
Elbasan 133
Dibër 98
Berat 98
Kukës 96
Lezhë 96

LEXO TE PLOTE