LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ka ardhur koha për ndryshim”/ Topalli: Vendi është i zhytur në korrupsion, është krijuar pabarazi sociale

6 Janar 2021, 13:26, Politikë CNA
“Ka ardhur koha për ndryshim”/ Topalli: Vendi është i

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli ka treguar synimin që ka partia që ajo drejton dhe pse është kundër 3 kryetarëve të korruptuar.

Përmes një postimi në rrjetin social, Topalli shprehet se Shqipëria ka nevojë për një lider të pakorruptuar dhe për vendime që të jenë në favor të qytetarëve. Sipas saj, kostoja e korrupsionit në vend është e gjithanëshme, duke shtuar se kjo situatë dobëson demokracinë dhe rit pabarazinë sociale.

?Vendi yne ka nevoje per lider te pa korruptuar! Vendi yne ka nevoje per vendime te forta kundra korrupsionit dhe varferise. Vendi yne ka nevoje per nje qeverisje te mire.

Levizja per ndryshim synon zevendesimin qeverisjes se keqe me nje qeverisje te paster, pa korrupsion. Prandaj ajo eshte kundra 3 kryetareve te korruptuar!

Kostoja e korrupsionit eshte e gjithanshme. Ai dobeson demokracine, rrit pabarazine sociale, ka nje impakt negativ ne investime dhe ne rritjen ekonomike.

Korrupsioni çon ne ate qe quhet kapja e shtetit nga pak familje qe jane te lidhura mire me njera tjetren. Kjo rrit papunesine dhe varferine. Kjo ka ndodhur ne vendin tone dhe eshte shkaku kryesor qe te rinjte nuk gjejne pune dhe per kete arsye ikin nga vendi i tyre?, shkruan Topalli.

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim më tej nxjerr shifrat e anketimit të Eurobarometrit, në të cilën del se shumica e qytetarëve kanë konstatur mungesë të punësimit.

Sipas Topallit, pandemia ka goditur më shumë tregun e punës dhe sipas saj ka ardhur koha për një ndryshim dhe për të zëvendësuar politikën e korruptuar dhe tre kryetarët.

?Mungesa e mundësive për punësim ishte shqetësimi më i madh për 30% të të anketuarve në Shqipëri nga Eurobarometri , ndërsa 66% e qytetarëve e kanë vlerësuar mungesën e vendeve të punës si pengesën më të madhe për sigurimin e një pune. Duke pasur parasysh këto sfida shumë shqiptarë të rinj dhe të kualifikuar vazhduan të drejtohen në emigracion, referon Banka Botërore.

Banka vë në dukje se, pandemia Covid 19 e ka goditur më tej tregun e punës. Eshte koha per ndryshim! Eshte imperative zevendesimi i politikes se korruptuar te tre kryetareve me politiken e shpreses?, shkruan Topalli./CNA.al

Lajmet e fundit nga