LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Humbje e madhe për artin shqiptar!”/ Meta fjalë të ndjera për ndarjen e jeta të Kujtim Prodani

6 Janar 2021, 15:21, Kulturë CNA
“Humbje e madhe për artin shqiptar!”/ Meta fjalë të

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të kantautorit Kujtim Prodani.

Meta shprehet se kjo është një humbje e madhe për artin shqiptar, duke shtuar se këngët dhe muzika që ai la, do të dëgjohen përherë.

“Një humbje e madhe për artin shqiptar!

U shua sot kantautori ynë i shquar, artisti virtuoz dhe qytetari model, Kujtim Prodani, djali i dy prindërve të mrekullueshëm dhe artistëve të paharruar Anita Take dhe Agim Prodani.

Shumë dhimbje!

Ngushëllimet më të ndjera të afërmve, komunitetit të këngëtarëve dhe të gjithë artdashësve.

Këngët dhe muzika e Kujtim Prodanit do dëgjohen përherë!”

 

Lajmet e fundit nga