LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

'Do të tallen të gjithë'/ Ngjela: Takimi Rama-Erdogan, si vajtja e Enver Hoxhës në Kinë

6 Janar 2021, 20:46, Politikë CNA
'Do të tallen të gjithë'/ Ngjela: Takimi

Avokati Spartak Ngjela, e ka komentuar me tone ironike vizitën e kryeministrit Edi Rama në Turqi.

Ai e krahasoi vizitën e sotme me vizitën e ish-diktatorit Enver Hoxha në Kinë, duke e konsideruar një vizitë për interesat e tij dhe jo të shqiptarëve.

?Më bëri përshtypje që paskan bërë marrëveshje, tallen me popullin se kryeministra që të nënshkruajnë xhaminë s?kam parë ndonjëherë. S?kam mendim se do ta shpëtojë Erdogani.

Se shpëton dot nga reforma anti-korrupsion. Nuk e di se si do e presin evropianët. Do të tallen të gjithë intelektualët.

Ky i kërkon ndihmë se është në hall kaq mendoj se me këto lëshime kërkon të godasë investimet në shkolla të gylenit se është turp se deri tani i ka mbrojtur, Erdogan është kuazi tiran islamik, ua mori frymën me budallallëqet e tij. Një vizitë që ka marrë non sense.

Ka shkuar t?i krehë bishtin për t?i marrë ndonjë lek, nuk është vend oportun për Shqipërinë. Do të na bëjë edhe një shkollë turke, një xhami turke. Një takim për interesin e tij jo për interesin e Shqipërisë?, tha Ngjela.

Lajmet e fundit nga