Connect with Us

Dhjetë rreziqet kryesore që i kanosen botës në vitin 2021

Blog

Dhjetë rreziqet kryesore që i kanosen botës në vitin 2021

Publikuar

-

Nga Mathew J.Burrows & Robert A.Manning

2020-a nuk u quajt më kot “viti ferrit”. Pandemia, ngjarja katastrofike që parashikohet si një mundësi, por asnjëherë me saktësi kohore, erdhi këtë vit në një situatë globale të përkeqësuar nga thellimi i ndarjeve politike dhe tribalizmit.

Institucionet ndërkombëtare vazhduan të copëzoheshin, me SHBA-në që u tërhoq nga OBSH pikërisht në mesin e pandemisë. Por edhe në humnerë pati rreze shprese. Demokracia dominoi në zgjedhjet presidenciale amerikane, edhe pse sistemi politik atje mbetet i polarizuar dhe jofunksional.

Ndërkohë shkencëtarët të ndihmuar nga një inovacion spektakolar, krijuan me një shpejtësi mahnitëse vaksinuar kundër Covid-19. Është joshëse të thuash se në vitin 2021, gjërat nuk kanë se ku të shkojnë tjetër përveçse të përmirësohen. Por do të ketë goditje të mëtejshme të paparashikuara, dhe për pasojë jo pak rreziqe. Ja cilat janë ato:

Kriza e Covid-19, mund thellohet për shkak të procesit të ngadaltë të vaksinimit

Covid-19 mund të vazhdojë të përhapet me shpejtësi në SHBA, Bashkimin Evropian dhe Rusi. Dhe pasojat nga udhëtimet me rastin e pushimeve, mbledhjet e familjarëve dhe miqve, dhe lodhja e njerëzve nga masat kufizuese mund të shtrihen në vitin 2021.

Shpërndarja e vaksinave mund të hasë në probleme të papritura të prodhimit dhe logjistikës, duke e shtyrë kohën kur duhet të ishte vaksinuar pjesa më e madhe e popullsisë. Kufizimet ndërkombëtare të udhëtimit do të qëndrojnë në fuqi për pjesën më të madhe të vitit të ardhshëm. Ndërkohë virusi vazhdon të përhapet dhe pësojë mutacion, duke e kufizuar potencialisht efektivitetin e vaksinës.

Presidenca e Joe Biden bllokohet që në fillim

Aftësia e Biden për të qeverisur do të kufizohet, sidomos nëse republikanët mbajnë shumicën në Senat. Edhe në ditët e tij të fundit në krye të vendit, Trump po ia bën sa më të vështirë qëmundet punën pasardhësit të tij. Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin, i ka kthyer qeverisë 455 miliardë dollarë nga fondet e rimëkëmbjes.

Gjithashtu, Trump po e kërcënon Kinën me shitjen e armëve shtesë në Tajvan, Iranin me sanksione shtesë, dhe po e tërheq SHBA-në nga Traktati i Qiejve të Hapur, një hap i mëtejshëm drejt shpërbërjes së masave të kontrollit të armëve. Trump mund të jetë një halë në sytë e Biden për 4 vitet e ardhshme, sidomos nëse synon të garojë në vitin 2024.

Shpërthen një krizë tjetër globale financiare

Borxhi global si pasojë e shpenzimeve emergjente nga Covid-19 u rrit me 15 trilion dollarë në vitin 2020, dhe pritet të arrijë në365 për qind të PBB-së globale deri në fund të vitit. Ekonomitë në zhvillim kanë nevojë për 7 trilionë dollarë për të shlyer borxhet deri në fundin e 2021-ës. Kjo mund të shkaktojë një tjetër krizë financiare globale.

Vendet perëndimore përballen me një rimëkëmbje ekonomike të ngadaltë

Vetëm një ekonomi e madhe – Kina – do të përjetojë rritje e konsiderueshme (gati 2 për qind) në vitin 2020. Nëse do të ketë stimul financiar jo të përshtatshëm, situata ekonomike në Perëndim mund të përkeqësohet. Në Evropë, masat shtrënguese pas vitit 2008 e përkeqësuan problemin e rritjes së ngadaltë ekonomike.

Koreja e Veriut prodhon një tjetër krizë

Pavarësisht 3 takimeve Trump-Kim Jong-un, Koreja e Veriut mburret me një arsenal prej 20-30 armësh bërthamore, përfshirë disa raketa balistike ndërkontinentale, që së shpejti mund të jenë në gjendje të arrijnë edhe territorin e SHBA-së. Në të kaluarën, Pheniani ka preferuar t’i “përshëndesë” presidentët e rinj amerikanë me një provokim të ri në formën e një rakete ose testi të ri bërthamor. Ndaj prisni diçka të tillë në 3-mujorin e parë të presidencës së Biden. Një akt i tillë do të shtrojë presionin ndaj Biden për të bërë diçka. Kjo do të shtojë tensionet dhe ka të ngjarë të çojë në një pseudo-krizë që mund të dalë jashtë kontrollit.

LEXO EDHE:  Selitë e partive fillojnë festën/ Kikia i pret entuziazmin

Përshkallëzohet përballja SHBA-Iran

Vrasja e dyshuar nga Izraeli e shkencëtarit bërthamor të Iranit, plus sanksionet e reja të Trump para largimit,mund ta radikalozojnë më tej Iranin, duke zbehur shpresën e Biden për rinovimin e marrëveshjes bërthamore.

Nëse Udhëheqësi Suprem Ajatollah Khamenei do të mbajë zotimin e tij për t`u hakmarrë – kundra Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe ose objekteve të e naftës Saudite – para 20 Janarit, kjo mund të shkaktojë një reagim të fortë nga administrata Trump, si për shembull një fushatë bombardimesh në objektin bërthamor Natanz. Kjo, nga ana tjetër, mund të shkaktojë një cikël përshkallëzues midis Uashingtonit dhe Teheranit, duke minuar aspiratat diplomatike të Joe Biden.

Përplasje e re SHBA-Kinë mbi Tajvanin

Çdo lëvizje e Shteteve të Bashkuara për të treguar mbështetje për Tajvanin – si për shembull përmes shitjes së armëve, vizitave zyrtare të nivelit të lartë dhe stërvitjeve ushtarake – ka bërë që Kina të shtojë presionit e saj ndaj Tajvanit. Tajvani është një çështje ekzistenciale për Partinë Komuniste Kineze. Nëse përballja SHBA-Kinë përkeqësohet, Xi Jinping mund të ndihet i detyruar të shkojë drejt bashkimit të Tajvanit me Kinën kontinentale.

Bota goditet nga kriza më e rëndë ushqimore ndër dekada

Pandemia ka prishur zinxhirët globalë të furnizimit me ushqim. OKB parashikon që më shumë njerëz do të vdesin nga kequshqyerja e lidhur me Covid-19 dhe sëmundjet e tij shoqëruese sesa nga koronavirusi.

Kjo nuk merr parasysh taksën për ata që mbijetojnë; Kequshqyerja e fëmijëve ka pasoja shëndetësore dhe mendore gjatë gjithë jetës. Jemeni, Sudani i Jugut, Nigeria dhe Burkina Faso janë tashmë në prag të urisë. Madje edhe në SHBA, më shumë se 1 në 5 familje janë tani të pasigurta për sigurimin e ushqimit.

Merr fund zgjerimi i klasës së mesme globale

Arritja kryesore e botës në 3 dekadat e fundit ishte nxjerrja e miliona njerëzve nga varfëria ekstreme, dhe zgjerimi i një klase të mesme globale. Kjo arritje mund të zhbëhet nëse nuk ka një rimëkëmbje të fortë ekonomike vitin e ardhshëm nga kriza e Covid-19. Banka Botërore parashikon që deri në fund të vitit 2021, rreth 150 milion njerëz të tjerë do të zhyten në varfëri ekstreme.

Turqia neo-otomane, bëhet edhe më agresive në arenën ndërkombëtare

Një Turqi gjithnjë e më autoritare, islamike dhe ekspansioniste nën Rexhep Tajip Erdogan, ka ndërhyrë ushtarakisht ose ka vendosur trupa në Somali, Katar, Libi, Irak, Siri dhe Ballkan. Ankaraja është përballur me Rusinë në Siri, Libi dhe Azerbajxhan, ndërsa ka sulmuar kurdët aleatë të SHBA-së që po luftojnë me ISIS-in. Turqia po vendos sistemin rus të mbrojtjes ajrore S-400, që përbën një kërcënim për NATO-n. Një qasje edhe më agresive ushtarake e Ankarasë në shumë fronte, mund të shkaktojë më shumë konflikte.

Marrë me shkurtime nga “Atlantic Council” – Bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Pol Pot: Diktatori i përgjakshëm i Khmerëve të Kuq komunistë

Publikuar

-

Nga

Nga Nicola Ianuale“Vanilla Magazine”

Në vitin 1975 Kamboxhia ishte një fushëbetejë ku ishin të angazhuar vietkongët komunistë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Sovjetik, Kina, qeveria lokale dhe revolucionarët komunistë. Dhe ata që u sakrifikuan në atë lojë aleancash ishin qytetarët e zakonshëm, të cilët u bënë protagonistë të një masakre të paparë, sa i përket motiveve dhe metodave, dhe të një tragjedie të tmerrshme që hyri në histori si “gjenocidi Kamboxhian”.

Arkitekti kryesor i kësaj ngjarje ishte udhëheqësi i pamëshirshëm i Khmerëve të Kuq (një titull i hierarkëve të Partisë Komuniste Kamboxhiane), një emër që ka mbetur i famshëm në histori Pol Pot, pseudonimi i Salot Sar.

Shifrat e sakta të viktimave gjatë viteve 1975-1979, janë ende subjekt i debateve midis historianëve. Në parim, pranohet që numri i të vdekurve është rreth 1milionë e gjysmë, por në teori mund të shkojë deri në 3 milionë. Pol Potlindi në Prek Sbauv më 19 maj 1925.

Ai ishte djali i një pronari tokash të pasur, dhe u rrit në oborrin e mbretit, pasi motra e tij ishte një nga konkubinat e këtij të fundit. Kur ishte i ri ai u shkollua në fillim në një manastir budist, ku kaloi 6 vjet, dhe më pas në Francë duke nisur nga viti 1949.

Në Paris, Salot ra në kontakt me idetë komuniste, la pas dore studimet dhe iu përkushtua aktivisht politikës. U rikthye në atdhe në vitin 1953 dhe që atëherë emri i tij do të jetë i lidhur pazgjidhshmërisht me Partinë Revolucionare Popullore Khmer, në të cilën ai ishte anëtar themelues.

Në ato vite, Kamboxhia u trondit nga një sërë krizash politike, që në vitin 1955 e detyruan mbretin Sihanuk të abdikonte nga froni dhe të mbante zgjedhje të reja. Por ky veprim, ishte planifikuar enkas nga sundimtari për të legjitimuar pozicionin e tij si kreu i padiskutueshëm i shtetit.

Ai themeloi partinë e tij, dhe duke përfituar nga popullariteti i fituar që kishte në shtresat e ulëta të popullsisë, u zgjodh kreu i qeverisë gjithashtu përmes kërcënimeve të shumta dhe manipulimeve elektorale. Anëtarët e partisë së Pol Potit, u detyruan të fshiheshin nëpër male për t’i shpëtuar persekutimeve të Sihanuk.

 

Pas 12 viteve në arrati, Pot fitoi mbështetjen e Republikës Popullore të Kinës dhe së bashku me ndjekësit e tij, rrëmbyen armët për të çliruar Kamboxhian. Krahu i djathtë i Sihanuk, Lot Nol, ishte një pro-amerikan i vendosur. Ndërkohë mbreti, ndryshe nga ky i fundit, kishte mbështetur një linjë nacionaliste, ndaj me kalimin e kohës vendosi ta lehtësojë presionin mbi partinë e Potit.

Kjo gjë solli një grusht shteti në vitin 1970 kundër Sihanuk nga Lot Nol i mbështetur nga qeveria e SHBA-së. Situata në Kamboxhia e favorizoi ngritjen e Pol Potit. Popullariteti i komunisteve ishte rritur që në vitin 1969, pas një serie sulmesh nga aviacioni amerikan. Kufiri me Vietnamin ishte afër dhe shpesh vietkongët kalonin në territorin kamboxhian dhe e përdornin atësi bazë. Për këtë arsye Uashingtoni shtriu edhe atje bombardimet sistematike me napalm.

Pasi u rrëzua nga pushteti, Sihanuk kaloi nga një simpatizant në një mbështetës të Partisë Komuniste Khmer. Lot Nol, diktatori i ri Kamboxhias, nisi reprezaljen kundër Khmerëve të Kuq, dhe kështu lindi një guerilje e pamëshirshme që në vitin 1975 hyri fitimtare në kryeqytetin Phnom Penh.

Nol u arratis në SHBA, ndërsa komunistët nisën një gjenocid që i mori jetën mbi 1.5 milionë njerëzve. Pot emëroi ish-monarkun Sihanuk si kreun e shtetit për të shfrytëzuar popullaritetin e tij të brendshëm dhe reputacionin ndërkombëtar. Por nëpraktikë, ai nuk ishte asgjë më shumë sesa një kukull në duart e komunistëve.

Duke ndjekur modelin e Benito Musolini me Perandorinë e madhe Romake, diktatori kamboxhian e përgatiti popullin e tij për një revolucion të paparë që kishte si referencë lavditë e Perandorisë Khmer, që u themelua në vitin 800 dhe pushoi së ekzistuari në vitin 1431.

Pot urdhëroi të gjithë popullsinë të evakuohej nga qytetet. Duke ndjekur shembullin e Maos në Kinë, edhe ai donte të bënte një “Hap të Madh Përpara”. Ai synoi të ndërtonte një të ardhme, ku vendi do të ishte i lirë nga çdo ndikim perëndimor që e kishte “ndotur” atë.

Kësisoj, ashtu si Phnom Pen, të gjitha qytetet e tjera të mëdha u zbrazën plotësisht në mënyrë që popullsia të mund të jetonte në fshat dhe të fillonte të punonte në njësitë e prodhimit kolektiv të quajtur kooperativa. Premisa e ideologjisë së Pot ishte bashkimi i një nacionalizmi të flaktë me një komunizëm të tipit maoist, qëllimi i të cilit ishte të rikthente kombin në fuqinë dhe shkëlqimin e Perandorisë Kmere përmes rritjes së prodhimit të orizit.

LEXO EDHE:  Pse dashurojmë?/ Origjina dhe evolucioni i ndjenjës kryesore në këtë botë

LEXO EDHE:  Pse Kina është rreziku kryesor për Amerikën dhe botën 

Por puna për këtë arritje, ishte pa asnjë logjikë apo racionalitet, dhe kostoja u pagua nga burrat, gratë dhe fëmijët, që u bënë skllevër të një të çmendurie që i dënoi ata me një agoni të gjatë. Turnet e punës ishin rraskapitëse, dhe arrinin derinë 10-12 orë në ditë. As fëmijët nuk u përjashtuan nga dhënia e kontributit të tyre në atë kauzë.

Në fillim, rendi i ri politik ishte në favor të përdorimit të parave dhe shtypi një monedhë të re për njëfarë kohe. Por edhe ky element i civilizuar u anulua në favor të shkëmbimit mall me mall si dikur, një zgjidhje kjo në përputhje me procesin e vazhdueshëm të de-perëndimorizimit të vendit.

Në fund i gjithë kombi u mbyll plotësisht për të huajt, duke eliminuar kështu çdo shkëmbim tregtar. Viktimat e para të regjimit ishin kundërshtarët politikë, ish-zyrtarët e qeverisë së mëparshme, borgjezët dhe kushdo që nuk pranonte t’i bindej “idealeve” të Pol Potit. Popullsia u ndalua të mbante rroba shumëngjyrëshe, të lexonte libra, madje edhe të mbante syze. Sipas Khemrëve ato ishin mjete tipike të intelektualëve, dhe kësisoj të Perëndimit. Kjo prapambetje kulturore, shërbeu për të detyruar çdo kamboxhian të angazhohej në mënyrë aktive në rritjen e prodhimit të orizit.

Por kaosi në organizim ishte i tillë që në vend të rritjes pati një uri në masë. Fshatarët e skllavëruar nëpër kooperativa vdiqën nga uria dhe vështirësitë e shumta, pasi ishin të keq-ushqyer me racione të pakta, ose u sëmurën. Të gjithë mjekët e regjimit të mëparshëm ishin vrarë ose burgosur nëpër kampe.

Në vend të tyre punonin mjekë të rinj papërvojë, të cilët mund të kryenin vetëm trajtime me metoda dhe ilaçe jo-perëndimore, gati gjithmonë joefektive. Për më tepër, gardianët në kooperativa ishin thuajse gjithmonë fëmijë dhe adoleshentë të manipuluar psikologjikisht, për të kryer veprime të neveritshme.

Pot dhe shokët e tij ishin të bindur se dështimet ekonomike po shkaktoheshin nga kundërshtarët e fshehtë që vepronin në hije. Ndaj kushdo që dyshohej se e urrente revolucionin e priste një fat tragjik. Kombi ishte i varfër dhe për të kursyer plumbat ushtarët i ekzekutonin viktimat duke i rrahur për vdekje me shkopinj, shata dhe thika.

Me përkeqësimin e krizës ekonomike Pol Pot fillojë të ngrejë dyshime edhe për anëtarët e partisë së tij. Shumë eksponentë të saj u akuzuan se e kishin tradhtuar revolucionin. Pot urdhëroi ekzekutimin e zyrtarëve të tij dhe të gjithë anëtarëve të familjes së tyre, duke shkaktuar një spastrim të brendshëm.

Një rast ekstrem ishte ai i vitit 1978, ku e gjithë popullsia e një rajoni (rreth 100 mijë njerëz) u akuzua për bashkëpunim me drejtuesin lokal të partisë. Ky i fundit nuk kishte qenë në gjendje të përmbushte detyrat e tij në emër të kauzës komuniste, ndaj që të gjithë banorët u ekzekutuan.

Fatmirësisht, rënia e Pol Pot nisi në fundin e vitit 1976. Diktatori nisi të armiqësohej me Vietnamin, që sipas tij ishte fajtor për pushtimin e territoreve që i përkisnin historikisht popullit Khmer. Këto mosmarrëveshje degraduan në një përplasje të armatosur në vitin 1978, kur qeveria e Hanoi pushtoi Kamboxhian dhe e mposhti me lehtësi ushtrinë e Pol Pot.

Më 7 janar të vitit 1979, Pot me një numër të madh ndjekësish, u tërhoqën drejt kufirit me Tajlandën. Në vend u formua një qeveri e re e koalicionit, por diktatori i çmendur vazhdoi për vite të tëra të kontrollonte disa zona dhe të luftonte në përpjekje për të rifituar kontrollin e vendit.

Një nga veprimet e fundit që kreu diktatori ishte ekzekutimi në vitin 1997 të krahut të tij të djathtë, Son Sen, fajtor për mbështetjen e krijimit të një qeverie zyrtare. Pol Pot u arrestua dhe u vendos në arrest shtëpiak. Sipas dëshmisë së gruas së tij, Pol Pot vdiq në Anlong Veng më 15 Prill 1998 nga një sulm në zemër, natën që u njoftua se ai do të vihej përpara drejtësisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Nga Regan tek Miteran: Sundimtarët që u mbështetën tek astrologjia për të marrë vendimet e tyre

Publikuar

-

Nga

Të gjithë mund të kemi qenë në ndonjë moment të jetës të fiksuar pas asaj që parashikon horoskopi për shenjën tonë zodiakale. Disa për forcë zakoni, të tjerët për të marrë vendime madhore. Por edhe ata që udhëhoqën qytetërimet e lashta, por edhe udhëheqësit e botës moderne, bazoheshin dhe bazohen shpesh tek astrologjia për marrjen e vendimeve të tyre.

Ja cilat janë disa nga sundimtarët më të njohur.

Gjenerali Albreht Von Valenshtein:Një ”peshore” që nuk ishte gjithmonë aq e ekuilibruar

Von Valenshtein ishte në krye të forcave katolike gjatë Luftës Tridhjetëvjeçare. Gjatë viteve 1625-1632, ai zhvilloi një fushatë shumë të suksesshme ushtarake kundër Suedisë, dhe ia njohura meritat kryesore jo aftësive vetjake, por parashikimit të yjeve për shenjën e tij.

Qëkur ishte i ri gjenerali shkoi tek shkencëtari dhe astronomi i njohur Johanes Kepler për

t’i bërë një parashikim astrologjik. Kepler i tha se “natyra e tij e pazakontë, do ta bërë të aftë të bëjë vepra të mëdha”, për shkak zhvendosjes së Marsit në shenjën e tij

Presidentja argjentinase Izabel Peron ishte një vajzë pa ide

Izabel Peron ishte një presidente e pazakontë për Argjentinën e viteve 1970. Ajo u ngjit në krye vetëm sepse burri i saj ishte Huan Peron, e caktoi atë zv/presidente kur u rizgjodh president në vitin 1973. Kur Huan vdiq 9 muaj më vonë, ishte radha e Izabel Peron që të udhëhiqte vendin.

Por shumë shpejt u bë e qartë, se ajo nuk kishte asnjë ide se çfarë duhej të bënte. Ndaj ishte astrologu Hose Lopez Rega, ai që e ndihmoi shumë në postin e Ministrit të Mirëqenies Sociale. Rega dukej se merrte de fakto çdo vendim në emër të Peron, që ishte plotësisht e varur nga ekspertiza e tij politike dhe leximi i pozicionit të yjeve.

Astrologët e Rajhut të Tretë

Ndërsa vetë Adolf Hitleri nuk ishte shumë i dhënë pas astrologjisë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për kolegët e tij Jozef Gëbels, Hajrih Himler dhe zëvendësfyhrerin Rudolf Hes Gëbels, Ministri nazist i Propagandës përdorte vazhdimisht një ekip astrologësh. Por për të kontrolluar narrativën, qytetarëve të zakonshëm u ndalohej të interpretonin dhe të bënin parashikimet e tyre astrologjike.

Himler përdori ekipin e tij të astrologëve për ta ndihmuar në gjetjen e diktatorin fashist italian Benito Musolinit. Rudolf Hess u bazua tek yjet në aksionin e tij shumë të guximshëm të vitit 1941. Astrologët e tij i thanë se ishte koha e duhur për të nisur fshehurazi bisedimet paqes me britanikët. Por avioni i tij u rrëzua në Skoci, dhe ai u burgosur menjëherë.

LEXO EDHE:  Pse Kina është rreziku kryesor për Amerikën dhe botën 

Çifti Regan mbante një kalendar astrologjik

LEXO EDHE:  Pse dashurojmë?/ Origjina dhe evolucioni i ndjenjës kryesore në këtë botë

Presidenti i SHBA-së Ronald Regan dhe Zonja e Parë, Nensi, ishin haptazi admirues të astrologjisë gjatë 8 viteve që kaluan në Shtëpinë e Bardhë. Ai këshillohej shpesh me astrologjen e famshme Kerroll Rajter, që kur ishte guvernator i shtetit të Kalifornisë.

Kur Ronald i mbijetoi atentatit të vitit 1981, Nensi kishte dëgjuar nga një astrolog pak para incidentit, se atë ditë do t’i ndodhte diçka ogurzezë. Sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, në atë kohë ajo ndoqi nga afër parashikimet astrologjike mbi bashkëshortin e saj nga frika e ndonjë atentati tjetër.

Elizabeta I, ia detyronte jetën astrologut të saj

Mbretëresha britanike Elizabeta i ishte e njohur gjerësisht se konsultohej me astrologun e saj, Xhon Di, për të gjitha vendimet e saj, madje edhe para se të bëhej mbretëreshë. Kur u përball me rrezikun e ekzekutimit, Elizabet shkoi tek Di për t’i bërë një lexim të fatit të saj.

Di i tha se nuk do të përballej me vdekjen. Në vend të kësaj, ishte Maria ajo që do të vdiste papritur, duke ia lënë fronin Elizabetës. Meqë parashikimi i Di ishte kaq i saktë, ai mbajti rolin e këshilltarit kryesor të Elizabetës për pjesën tjetër të mbretërimit të saj.

Aleksandri i Madh:Djaloshi që e solli këtë praktikë në Perëndim

Kur pushtoi Babiloninë në vitin 331 Para Erës Sonë, ai e ndau praktikën e astrologjisë lindore me matematikanët grekë. Duke kombinuar këtë informacion, ai solli atë që ne e njohim sot si astrologjia moderne. Në fillim babilonasit përdorën qiellin e natës për të bërë parashikime për perandorinë dhe mbretin. Më pas grekët, nisin të bënin parashikimet e tyre.

Fransua Miteran, përdori parashikimin e yjeve gjatë Luftës së Gjirit Persik

 

Ish-presidenti i Francës, përdori disa astrologë për ta ndihmuar atë të merrte vendimet. Edhe presidenti i mëparshëm Sharl De Gol i kishte përdorur astrologët në vitet 1960. Ndërkohë në fillim të viteve 1990, Miterran iu referua këshillave të astrologes Elizabet Teisje për çështjet kryesore politike, veçanërisht për Luftën e Gjirit. Para një takimi me rëndësi lidhur me përfshirjen e Francës në konflikt, Teisje i telefonoi presidentit për t’i thënë se gjithçka do të shkonte mirë për të. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Blog

I panjohuri i famshëm/ Kush ishte në fakt Ponc Pilati?

Publikuar

-

Nga

“Unë nuk jam aspak përgjegjës për këtë gjak që po derdhet; ju po e shihni edhe vetë!”. Me këto fjalë, sipas apostullit Mate, prefekti i Judesë, Ponc Pilati, e dënoi Jezu Krishtin, pasi ai u shpall fajtor për blasfemi. Pra duke hequr vetja çdo lloj përgjegjësi. (Nga ai moment buron edhe termi i përbotshëm:I lau duart si Ponc Pilati!).

Për kundërshtimin e zyrtarit romak ndaj dënimit të të akuzuarit (duke ua lënë kësisoj hebrenjve gjithë përgjegjësinë për kryqëzimin e Jezusit), flasin vetëm Ungjijtë. Edhe vetë ekzistenca e një prefekti me emrin Pilat, u dokumentua për një kohë të gjatë vetëm nga Dhjata e Re. Kjo deri në vitin 1961, kur një punëtor në Çezare (Izrael), zbuloi një epigraf romak ku shkruhej “Pontius Pilatus, Praefectus Iudeae” (Ponc Pilati, Prefekti i Judesë).

I panjohuri i famshëm

Gjithsesi, ajo që ne mendojmë se dimë mbi Ponc Pilatin,është vetëm rezultat i hipotezave.

Ai ka qenë ndoshta me prejardhje samnite (që i përkiste familjes vestinase Pontii) dhe ishte prokuror i Judesë për 10 vjet, periudhë në të cilën ai nuk duhet të ketë qenë shumë i butë me banorët e zonës, të cilët nuk i kishte shumë qejf.

LEXO EDHE:  Studimi/ Mutacionet e bëjnë të pamundur arritjen e imunitetit të tufës përmes vaksinimeve

LEXO EDHE:  Pse dashurojmë?/ Origjina dhe evolucioni i ndjenjës kryesore në këtë botë

Mbase qasja e tij me grusht të hekurt gjatë revoltave të shumta në provincë, mund të ketë qenë edhe arsyeja e largimit të tij nga kjo detyrë në vitin 36 Pas Krishtit, ose 3 vite pas dënimit të Jezusit. Edhe mbi fundin e tij ekzistojnë shumë hipoteza.

Ndoshta ai u ekzekutua nga perandori romak Kaligula. Ndoshta vdiq i vetëvrarë pasi u internua në Gali, ose u pendua pasi u konvertua në fenë e Krishterë nën ndikimin e gruas së tij Klaudia. Pra misteri i njeriut që e la Jezusin në fatin e tij që e kishte parathënë vetë, mbetet ende i pazgjidhur. / bota.al

LEXO TE PLOTE