Connect with Us

Denoncimi i Fiks Fare/ Eksperti i policisë me makinë me targa false

Denoncim

Denoncimi i Fiks Fare/ Eksperti i policisë me makinë me targa false

Publikuar

-

Denoncimi i Fiks Fare/ Eksperti i policisë me makinë me targa false

Pas rasteve të punonjësve të policisë në Dibër dhe Berat, që lëviznin me makina pa dokumente, Fiks Fare solli një tjetër rast të një punonjësi policie që shkel rregullat.

Mbrëmjen e të mërkurës  Fiks Fare denoncoi veprimet e një punonjësi të Policisë në Kuçovë, i cili lëviz me një automjet me targa false. Petraq Boçe, ekspert laborant pranë Policisë së Kucovës, qarkullon me një mjet Mitsubishi me targa KV 1309 B. Nga informacioni që ka siguruar Fiks Fare rezulton se kjo targë i përket një tjetër mjeti të tipi Fiat Punto, me ngjyrë blu.

Fiks Fare e vëzhgoi disa ditë me radhë lëvizjet e këtij mjeti që qarkullon lirisht në qytetin e Kucovës dhe në Urën Vajgurore. Në pamjet e siguruara nga emisioni investigativ shihet që mjeti  Mitsubishi me targë KV 1309 B, qarkullon në orët e vona në Kucovë, më pas futet  brenda komisariatit të policisë. Ndërsa ditën tjetër ky mjet, pasi lëviz nëpër qytetin e Kuçovës i drejtohet edhe aksit  Kuçovë -Ura Vajgurore.

Në këto kushte Fiks Fare i drejtohet Policisë së Kuçovës për të marrë një informacion më të saktë në lidhje me mjetin dhe punonjësin e policisë i cili qarkullon me të. Në këtë komisariat shefi nuk pranon të japi një intervistë për Fiksin, por i drejton gazetarët drejt Drejtorisë Rajonale të Policisë Berat për të marrë informacionin që kërkonin.

Më pas gazetarët e Fiksit takojnë vetë ekspertin e Policisë së Kuçovës z. Petraq Boçe, i cili nuk pranon të jap një prononcim. Në bisedë më gazetarin ai pohon gjithçka. Makina është me targa false dhe ka qënë në pronësi të tij , por që ia ka mbyllur letrat për shkak se ka marrë një tjetër makinë. Mjetin Mitsubishi eksperti pranon se e përdor vetëm kur bën ekspertiza në zona të thella malore. Ai çuditet se si Fiksi arriti deri tek ai duke u habitur ” auuu ça bëhet kështu ore edhe mua më kanë denoncuar që kam punuar gjithmonë me devotshmëri” shprehet eksperti.   Ai gjithashtu pohon se makinën e ka pa autorizim dhe nuk e nxjerrë shpesh, por i vënë përball fakteve që gazetarët e Fiksit kishin filmuar lëvizjet e mjetit në orë e ditë të ndryshme eksperti  shprehet ” Nuk po them se nuk ka dalë , ka dalë dhe me dhjetra herë që e kam marrë, po që të ma fusin në këtë mënyrë mua këta… ku di unë të punosh 30 vjet në polici e ta ngopin kështu nuk e di”.

Në fund i pyetur nga Fiksi se pse pas 30 vitesh punë në polici bën një gabim të tillë, eksperti ‘dorëzohet’ duke thënë se është gabim i tij dhe këtë e di shumë mirë.

Bisedë me ekspertin e policisë Kuçovë, z. Petraq Beço

Fiksi – Ne na ka ardh një informacion, ti je punonjës policie apo jo

Eksperti i policisë–  Po

Fiksi – Na ka ardh vetëm për makinën me targa më thanë që nuk i ka të kësaj makine

Eksperti i policisë-  Auuuuu ça bëhet kështu re. Ne e kemi në punë vemi nëpër mal andej  ata thonë… Unë kam makinë tjetër me letra.

Fiksi – Po kjo qarkullon. Targat e kësaj janë të një  Fiati Punto blu. Apo jo?

Eksperti i policisë–  Po re po re po e kemi për atë ….Jam laborant ashtu e vemi këtëj nëpër male e marrim andeja

LEXO EDHE:  Digjet makina e kryetarit të FRPD-së

Fiksi – Ti je laborant?

Eksperti i policisë–  Po ore

Fiksi – Merr pjesë në ekspertiza?

Eksperti i policisë-  Me ekspertizën ore .  Booo boooo ça më kanë bërë mua. të vish të punosh për shtetin, të vesh me të vetëm në zonat malore …

Fiksi – Këtë e ke me autorizim? N.q.se e ke me autorizim nuk të thotë gjë njeri.

Eksperti i policisë-  E marrim aty në …. këtë e kam makinën time edhe letrat ia kam mbyllur

Fiksi – Targat janë të një fiati?

Eksperti i policisë-  Po të një fiati

Fiksi -Fiat Punto blu

Eksperti i policisë–  Kam makinë tjetër vetë, këtë e marrim kur vemi në mal siç ndodhi ajo vrasja dje, gjëra kështu e vemi andeja.

Fiksi – Po mirë mo po ti qarkullon pse se…

Eksperti i policisë–  Ja qarkulloj bëni si të doni, ça të them unë. Ça të thotë Peçua?! Nuk e di! Edhe tek unë e gjetën që kam 30 vjet punë, që po punoj për të …

Fiksi – E ke me autorizim apo jo?  E ke marrë me autorizim nga komisariati, nga shefi komisariatit ose edhe nga prokuroria?

Eksperti i policisë–  Jooo vllai , për momentin jo. Pse të gënjej unë, nuk gënjëj dot. Por që vemi nëpër ngjarjet andej dhe unë nuk e nxjerr ditë për ditë këtë makinë

Fiksi -Po ti ke qarkulluar, ke qarkulluar në darke, ke qarkulluar dhe sot në mëngjes

Eksperti i policisë–  Po kam qarkulluar se vinim dmth që dilnin atje … kam edhe sot poo ore erdha nga shtëpia edhe sot se do venim prapë atje për ato ekspertizat që t’ja jap ekspertit tani që do vejë në Tiranë. Po aman edhe këtë më ban mua këta?! Unë nuk jap dot shpjegime bëni si të doni, çfarë të doni. Këtë makinë e kam përdorur vetëm kur kemi punë që vemi lart nëpër male, nëpër kështuja. Nuk po them se nuk ka dalë , ka dalë dhe me dhjetra herë që e kam marrë, po që të ma fusin në këtë mënyrë mua këta… ku di unë të punosh 30 vjet në polici e ta ngopin kështu nuk e di! Është ndonjë keqdashës  që i ka bërë, ashtu është realiteti. Unë e mora 1milion e gjysëm makinën , i mbyllëm ato letra dhe thashë ta kem se mora një makinë të vogël

Fiksi -Po pse e përdorë?

Eksperti i policisë–  Po hënde?!

Fiksi -Ti po bën 30 vjet në policinë e shtetit pse i bën këto gabime?

Eksperti i policisë–  Unë nuk kam bërë ndonjëherë shkelje, ndonjë gabim, ndonjë aksident … Ore venim nëpër male , kontrolle kur vinim për droga

Fiksi –Përderisa shkon për këto të shkosh edhe me një makinë pa letra tani, ose me një makinë me targa fallco? Se ka targa fallco

Eksperti i policisë–  Po Po

Fiksi -Ka patur targa të tjera?

Eksperti i policisë–  Ka patur , ka patur

Fiksi -Po pse ia hoqe?

Eksperti i policisë–  Ia hoqa se mora makinë tjetër e thashë ta kisha atje në fshat për mos ta nxjerrë. Kur dalin këto kështu e kam marrë.

Fiksi – Po ti je punonjës policie

Eksperti i policisë–  Ore ja më mbetet gabimi mua, gabim e kam. Gabim o vlla dhe e di./ tch

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Spitali i Burrelit pa mjek gjinekolog/ Gratë lindin në Lezhë ose Tiranë

Publikuar

-

Nga

Spitali i Burrelit pa mjek gjinekolog/ Gratë lindin në Lezhë ose Tiranë

Materniteti i Burrelit prej një muaji është pa mjek gjinekolog dhe gratë detyrohen që lindjet t’i bëjnë në Tiranë ose në Lezhë.

Mjeku që ka qenë në këtë spital i ka përfunduar kontrata 2 vjeçare dhe kërkesa për ta rinovuar atë, ende nuk ka marrë miratim nga Ministria e Shëndetësisë.

Erion Tusha nga fshati Koms i Burrelit ankohet në Fiks Fare pasi gruaja e tij 8 muajshe shtatzënë nuk e merr dot shërbimin në maternitetin e Burrelit.

Ai shpjegon se ajo ka një shtatzëni të vështirë dhe për këtë i duhen vizita dhe mjekime të shpeshta, dhe prej 10 ditësh ai i është drejtuar maternitetit të Burrelit, por e vetmja përgjigje që merr është se nuk ka mjek dhe duhet që gruan ta çojë në Lezhë ose në Tiranë. Në maternitet janë vetëm infermieret dhe sanitaret dhe ato i tregojnë se mjeku ka ikur që në dt 28-29 dhjetor se i ka mbaruar kontrata. Zgjidhje të vetme ka drejtimin në dy qytetet e sipërpërmendura.

Edhe në bisedën e qytetarit Tusha me mjeken neanatologe Ëngjëllushe Gjoka konfirmohet se mjekut Halit Karanxha nga Malisheva e Kosovës i ka përfunduar kontrata dy vjeçare. Në këto kushte të gjitha gratë e Burrelit, por edhe të zonave përreth kur paraqiten për lindje, i dërgojnë me ambulancë drejt Lezhës apo Tiranës .

Qyteti i Burrelit aktualisht ka një gjinekolog i cili ka dalë në pension, por ai punon në klinikën e tij private dhe shumica e grave që presin fëmijë ekot dhe mjekimet e nevojshme i marrin pranë klinikës së tij. Por Erion Tusha shprehet se nuk i ka mundësitë ekonomike që të shoqen ta ndjek në një klinikë private, por me të drejtë kërkon që shërbimin ta marri në institucionin shëndetësor publik.
Fiksi iu drejtua edhe drejtorisë së Spitalit Rajonal Burrel, ku drejtori Roland Meta i emëruar vetëm para një muaji në këtë post, shpjegon mungesën e mjekut gjinekolog për shkak të përfundimit të kontratës.

LEXO EDHE:  Makina përplaset me një autobot te Rruga e Kombit/ Disa persona të plagosur

LEXO EDHE:  Digjet qëllimisht makina në Mat/Çfarë panë banorët

Ai shpjegon se kanë bërë kërkesë pranë Ministrisë së Shëndetësisë, por që ende nuk është miratuar dhe firmosur nga ministria. Ndërkohë pyetjes së gazetarëve se si trajtohen gtarë shtatzëna që kanë urgjencë, ai shpjegon se ato duhet të paraqiten pranë urgjencës së spitalit dhe më pas organizohet nga spitali transferimi drejt qytetit të Lezhës apo Tiranës me ambulancë.

Menjëherë pas interesimit të Fiks Fare, Ministria e Shëndetësisë rinovoi kontratën e mjekut gjinekolog nga Malisheva, z Halit Karanxha.
Mjeku Karanxha prej 2-3 ditësh ka filluar shërbimin pranë spitalit Rajonal të Burrelit dhe të gjitha gratë e zonës së Matit nuk do t’u duhet të udhëtojnë drejt spitaleve të Lezhës apo të Tiranës për të marrrë shërbimin mjeksor./ tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Jetojnë në kontenier se tërmeti iu prishi shtëpinë/ Djali i familjes: Shokët më tallin se jam i varfër e pa shtëpi!

Publikuar

-

Nga

Jetojnë në kontenier se tërmeti iu prishi shtëpinë/ Djali i familjes: Shokët më tallin se jam i varfër e pa shtëpi!

Në Fiks Fare mbërriti një denoncim i veçantë nga një djalë 9- vjeçar i cili ankohej se tallej nga shokët e tij të shkollës, pasi ishte i varfër dhe pa shtëpi.

Në të vërtet historia ishte edhe më e dhimbshme. Tërmeti i 26 nëntorit 2019 ua kishte shkatërruar shtëpinë në Jubë të Durrësit dhe që prej një viti familja Llyçi jetonin në një kontenier dhe në një barake. Bashkia asokohe ua kishte vlerësuar DS 2 dëmin dhe u kishte akorduar një fond prej 2, 5 milion lekësh të vjetra.

Fiks Fare pa nga afër gjendjen e kësaj familje me 6 persona, ku tre prej te cilëve ishin fëmijë minorenë. Shtëpinë grupi i parë i ekspertëve ua kishte nxjerrë të pabanueshme dhe Edison Llyçi kryefamiljari shprehet se të jatit të tij Palit, që tashmë nuk jeton më ia kishin vlerësuar DS 4. ” Babai i cili është larguar nga jeta para 3 javësh, kishte shkuar në njësinë administrative dhe ka firmosur letrat, por me idenë për DS4. Pas disa ditësh unë lexoj letrat dhe shoh që kishte firmosur për dëm DS2 dhe me përfitim 2. 5 milion lekë të vjetra” shprehet Edisoni” po ju e shihni situatën çfarë të bëj unë me 2.5 milion të vjetra si ta rregulloj këtë shtëpi kur në fakt me kaq lekë as çatia nuk rregullohet”.

Ai tregon se ka trokitur në shumë dyer dhe nuk ka gjetur zgjidhje kështu me ato të ardhura bënë një barake ku flinin prindërit e tij, kurse ai me bashkëshorten dhe tre fëmijët flenë në një kontenier që ua ka dhuruar Karitasi. Pas vdekjes së të atit i biri i tij që bëri edhe denoncimin në Fiks Fare ishte zhvendosur nga kontenieri dhe flinte në baraken plot lagështi bashkë me gjyshen.

Kushtet ishin të mjerueshme të familjes Llyçi dhe kësaj i shtohej edhe papunësia e kryefamiljarit dhe sëmundjet e të shoqes dhe të fëmijëve.
Fiksi iu drejtua Njësisë Administrative Sukth ku kryetari i kësaj njësie i takoi personalisht dhe shpjegoi se vlerësimi i dëmeve është bërë nga disa grupe. Edhe pse grupi i parë që ishin përfaqësues nga Kosova dhe Sllovenia e kishte nxjerrë shtëpinë e pabanueshme DS4, grupi i dytë me inxhinier nga Bashkia Durrës e kishte vlerësuar dëmin në DS2.

LEXO EDHE:  Video-denoncim/ Bujqësia në kushte të mjerueshme: Pronarët po “vetëshkatërrojnë” djersën e tyre

LEXO EDHE:  Makina përplaset me një autobot te Rruga e Kombit/ Disa persona të plagosur

Dhe vlerësimi i grupit të dytë ishte marrë për bazë dhe më pas ishte bërë edhe dëmshpërblimi për familjen. Por nuk iu përgjigj dot pyetjes së Edisonit kur i tha se i ati nuk ishtë vënë në dijeni se për çfarë po firmoste, pasi ai kishte firmosur për DS4 ndërkohë që në letra shkruhej DS2. Kryetari shpjegon se në njësi nuk kanë dokumentacion për ekspertizën e parë që ëdhtë bërë nga kosovarët dhe sllovenët, por që Edisoni duhet t’i drejtohej me një kërkesë për ekspërtizë të re të shtëpisë zyrës së Rindërtimit në Bashkinë Durrës.

Edison Llyçi bashkë me gazetaren e Fiksit iu drejtuan Bashkisë Durrës, ku zëdhënësi i saj shpjegoi se vlerësimi është bërë nga inxhinierë dhe nuk mund të fliste në lidhje me këtë, pasi çdo inxhinier që ka hedhur firmën mban përgjegjësi ligjore. Ai shpjegoi ankuesin se me dokumentat që zotëron të bëj një ankesë drejtuar Institutit të Ndërtimit për një rivlerësim të banesës, pasi vetëm ky institucion ka të drejtën për ta bërë. Në bazë të ekspertizës se re do vazhdohet edhe më tej për dëmshperblimin.

Edison  falenderoi Fiks Fare, pasi kishte një vit që sorollatej nëpër zyrat e shtetit dhe nuk kishte mundur të merrte një pergjigje./ tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Mblodhi 800 € për fëmijët e sëmurë/ Mashtruesi që hiqej si Florian Marku i merr paratë

Publikuar

-

Nga

Mblodhi 800 € për fëmijët e sëmurë/ Mashtruesi që hiqej si Florian Marku i merr paratë

Emisioni “Stop” mbrëmjen e së premtes ka trajtuar një rast mashtrimi, që i është bërë një familjeje të varfër me dy fëmijë, që vuajnë nga sëmundje kronike. Për shkak të pamundësisë së jetesës gruaja e familjes, Silvana Kanani, bëri një apel në rrjetet sociale për ndihmë dhe u mblodhën rreth 800 Euro kontribute nga qytetarët e sensibilizuar.

Pikërisht në këtë moment kjo familje bie pre e një mashtrimi nga një person, i cili fillimisht u hoq si Florian Marku, boksieri i njohur.

“Stop” shkoi pranë familjes dhe ka folur me Mimoza Kananin, e cila ka treguar të gjithë historinë. “Kam bërë një postim në rrjetet sociale, kam bërë një apel për ndihmë. Burri më është vrarë me biçikletë dhe nuk mundet të punojë. Fëmijët kërkonin bukë dhe unë bëra një apel për ndihmë”, thotë Silvana.

Më tej Kanani tregon se  kur njerëzit filluan ta ndihmonin, e kontaktoi një person me emrin Florian Marku dhe i kishte premtuar se do ta ndihmonte por i mori 800 Euro.

Më tha që do të gjente punë për burrin. Më tha që do vinte një djalë që do merrte 150 Euro për një sobë, por ai erdhi mori lekët dhe nuk erdhi më. Më pas mora djalin që hiqet si Florian Marku dhe i thash se kur do vinte soba, ai më tha që të prisja se soba do vinte me gjithë drutë”, shton ajo.

LEXO EDHE:  Digjen disa automjete/ Ishin parkuar brenda karburantit

LEXO EDHE:  Foto-Pamje e shëmtuar e Sarandës/ Plehrat mbulojnë rrugën

Por Silvana shton se ajo u kishte nisur dhe para të tjera për qiranë e shtëpisë dhe kur u kishte dërguar 750 Euro, ata i kishin bërë bllok në mediat sociale dhe nuk i hapnin më telefonit. Në fund ajo ka mësuar se paratë e saj janë përdorur nga Ervin Mecani, i cili e kishte mashtruar.

Të gjitha lekët që i janë marrë nënës me fëmijë të sëmurë ishin përdorur për të blerë syze të shtrenjta dhe sende të tjera me vlerë nga Ervin Mecani në Maqedoninë e Veriut.

“Stop” ka siguruar shumë të dhëna dhe rezulton, se bëhet fjalë për dy persona, njëri që njeh familjen, që ra viktimë dhe tjetri në Strugë të Maqedonisë, ku janë transferuar shumat në tre transferta. Çështja e mashtrimit është tashmë në prokurorinë e Tiranës./ tvklan.al

LEXO TE PLOTE