LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bilanci nga koronavirusi/ Mbretëria e Bashkuar regjistron rekord viktimash

6 Janar 2021, 18:23, Kosova & Bota CNA
Bilanci nga koronavirusi/ Mbretëria e Bashkuar regjistron rekord viktimash

Një shifër rekord viktimash është regjistruar në 24 orët e fundit në Mbretërinë e Bashkuar.

Mësohet se këtë të mërkurë janë regjistruar për herë të parë mbi 1,000 viktima nga Covid-19.

Konkretisht autoritetet britanike raportojnë për 1,041 humbje jete dhe kjo është shifra më e lartë e fataliteteve ditore që nga 21 Prilli.

Gjithashtu bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 62,322 raste të reja me COVID-19.

Statistikat tregojnë gjithashtu se është dita e tretë me radhë që Britania ka kapur një numër rekord të rasteve, pas 60,916 rastesh të konfirmuara dje dhe 58,784 dy ditë më parë.

Të dhënat nënvizojnë seriozitetin e situatës në të cilën ndodhet Mbretëria e Bashkuar.

Ndërkohë, kryeministri Boris Johnson tha s  bllokimi i ri kombëtar u bë për shkak se ai nuk kishte “zgjidhje tjetër” veçse të impononte masa të reja të ashpra./ CNA.al

Lajmet e fundit nga