Connect with Us

A duhet të vaksinohen personat që e kanë kaluar Covid?/ Rakacolli jep përgjigjen

Aktualitet

A duhet të vaksinohen personat që e kanë kaluar Covid?/ Rakacolli jep përgjigjen

Publikuar

-

Manastirliu jep detaje/ Këto janë qytetet ku do shtrihet vaksinimi

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli i është përgjigjur interesimit për media nëse duhet të vaksinohen apo jo personat që e kanë kaluar Covid.

Rakacolli tha se është e këshillueshme që të vaksinohen edhe personat që e kanë kaluar koronavirusin.

Ende nuk dihet sesa zgjat imuniteti i fituar prandaj edhe personat të cilët e kanë kaluar Covid-19 duhet të vaksinohen.

“Sa i përket vaksinimit të personelit shëndetësor i cili ka kaluar Covidin, akoma nuk dihet se sesa zgjat imuniteti, akoma nuk dimë sesa zgjat edhe imuniteti i fituar, prandaj për këtë arsye është e këshillueshme që edhe ata persona të cilët e kanë kaluar Covid-19 të vaksinohen. Pavarësisht se vaksinimi nuk është i detyruar dhe është falas është e këshillueshme që edhe ata që e kanë kaluar të vaksinohen”, tha ajo./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Aksident në Tiranë/ Makina përplas këmbësoren, policia jep detajet

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku një makinë ka përplasur një këmbësore, e cila ndidhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Përmes një njoftimi, policia bën me dij se drejtuesi i mjetit, shtetasi D.K ka përplasur 21 vjeçaren me iniciale E.K në vendin e quajtur “Ura e Beshirit”.

Tiranë/ Informacion paraprak



LEXO EDHE:  Mbi 84 milionë të prekur nga koronavirusi në gjithë botën

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Talebanët që shembën Teatrin, tani do t’i paguajmë 36 milionë euro

Me datë 29.11.2021, në vendin e quajtur “Ura e Beshirit”, mjeti me drejtues shtetasin D. K., ka aksidentuar shtetasen këmbësore E. K., 21 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E qëlluan me silenciator/ Policia jep detajet, si tentuan ta eliminojnë ish kryetarin e Komunës Velipojë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me atentatin ndaj ish-kryetarit të Komunës së Velipojës, Pashko Ujka.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shtëpisë së tij, në një lulishte pranë Kishës Ortodokse ku ai ka qenë duke ecur.

Ujka është plagosur në shtyllën kurrizore ndërkohë që është transportuar në spital.

Shkodër/ Informacion paraprak



Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Mbi 84 milionë të prekur nga koronavirusi në gjithë botën

LEXO EDHE:  Epidemiologu Simaku: Më e keqja ka kaluar, qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Atentati në Shkodër/ Kush është ish-deputeti që u plagos rëndë

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e sotme, në qendër të qytetit të Shkodrës mbeti i plagosur rëndë ish-deputeti i Partisë Demokristiane dhe ish-kryetari i Komunës së Velipojës, Pashko Ujka, 64 vjeç.

Ndaj tij u qëllua me një armë tip pistoletë me silenciator, fill pasi ai kishte dalë nga banesa e tij që ndodhet në lagjen “Vasil Shanto”.



Pashko Ujka më herët ka qenë deputet i Partisë Demokristiane përgjatë legjislaturës në vitet 2005-2009, i zgjedhur në Shkodër. Nga viti 2011 e deri në 2015, ai ka qenë kryetar i Komunës së Velipojës.

LEXO EDHE:  Shifra rekord nga Covid në Gjermani/ Rreth 30 mijë të infektuar dhe gati 600 viktima në 24 orë

LEXO EDHE:  Mbi 84 milionë të prekur nga koronavirusi në gjithë botën

Ujka është kërcënuar edhe herë të tjera, pasi drejt banesës së tij është qëlluar me armë zjarri./CNA.al

LEXO TE PLOTE