Connect with Us

A do të pasohet largimi i Nasip Naços me emra të tjerë?/ Flet Petrit Vasili: Iu bashkua klubit të inceneratorëve

Politikë

A do të pasohet largimi i Nasip Naços me emra të tjerë?/ Flet Petrit Vasili: Iu bashkua klubit të inceneratorëve

Publikuar

-

LSI kundër vettingut në Polici/ Kur të vijmë në pushtet do e anulojmë

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka komentuar largimin e Nasip Naços nga kjo forcë politike, për t’iu bashkuar PS-së në qarkun e Beratit. Vasili tha se me lajmin është njohur nga mediat, dhe sipas tij Naço i është bashkuar klubit të inceneratorëve, që vjedhin para publike.

Sa i takon një videoje ku Edi Rama dhe Lefter Koka ftonin Naçon që tiu bashkohej atyre dhe të largohej nga LSI, Vasili tha se kjo është e gjitha një histori hajdutësh.

“Është një lajm pa asnjë vlerë dhe asnjë rëndësi, si çdo gjë që funksionon nën dhe dhe për interesa të pista, videoja që pashë më bëri shumë që të qesh, ky është një klub banditësh që grabisin paratë dhe ndajnë këto interesat e vogla. Ca hajdutë votash dhe ca hájdutë parash, nuk kanë shumë ndryshim. Ua them shumë seriozisht që nuk kam parë asnjëherë një frymë të tillë, impulse të reja që duan të shprehen dhe të bëhen pjesë e vendimmarrjes në LSI”, u shpreh Vasili për “Fax News”.

Nënkryetari i LSI-së tha më tej se partia ku ai bën pjesë është në ditët e saj më të mira, dhe kushdo që do të bashkohet me vjedhësit, është i lirë që të largohet nga partia.

LEXO EDHE:  Andi Bejtja: Rama kërkoju falje gay-ve

“Ju thashë që ka një LSI që po përjeton ditë të jashtëzakonshme të saj, le ta lëmë klubin e inceneratorëve që të jenë në punën e tyre, dhe të shpresojmë që do të vendosen përpara drejtësisë nesër. Këto miliona qe vidhen nuk kanë mundur që tiu jepen shqiptarëve për pandeminë”, tha më tej Vasili./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

‘Medet për këtë popull çfarë politike mediokre i ka rënë për hise!’/ Lisander Hoxha del me reagimin e fortë

Publikuar

-

Nga

‘Medet për këtë popull çfarë politike mediokre i ka rënë për hise!’/ Lisander Hoxha del me reagimin e fortë

Ish-nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka dalë me një reagim në rrjetet sociale ku komenton situatën paszgjedhore.

Teksa kanë kaluar 11 ditët e para nëga zgjedhjet, ai shkruan se beteja kundër mendimit revizionist sapo ka filluar.

Medet për këtë popull çfarë politike mediokre i ka rënë për hise, shton ai.

“Kane kaluar vetem 11 ditet e para nga opozita e gjate 4 vjeçare qe na pret. Nga njera ane vazhdojne hartimet dhe deklaratat e gjata per kauza ne leter!

Nga ana tjeter, Rama ferkon duart dhe koken e Taos, si per shans mqs ishte deputeti me i votuar! Ne studio dalin goxha burra dhe gra qe mbrojne me zell humbjen e humbesve!

Ne facebook beteja kunder mendimit revizionist sapo ka filluar! Si perfundim, populli nuk ka kohe te prese dhe gjen alternativen e ikjes çdo dite dhe sheh hallin e tij. Medet per kete popull çfare politike mediokre i ka rene per hise!

Rrofte Partia dhe liderat suprem!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pse sqaron Presidenti axhendën e datës 6 Maj dhe “harron” datën 5 Maj?

Publikuar

-

Nga

Pse sqaron Presidenti axhendën e datës 6 Maj dhe "harron" datën 5 Maj?

Presidenti i Republikës nxitoi të sqaronte sot pasdite axhendën e datës 6 Maj, e cila ia kishte bërë të pamundur lidhjen online me Komisionin e Ligjeve.

Ajo axhendë, edhe me sqarimet e Presidencës nuk parashihte impenjime presidenciale në orën 11:00, orë e cila ishte kërkuar nga Komisioni i Ligjeve për zhvillimin e seancës.

Në çdo rast, ditët e Majit janë të gjata, ndaj Presidenti mundet që në vend të këmbënguljes për datën 10 Maj, të kishte kërkuar një orar tjetër brenda datës 6 Maj.

Komisioni i Ligjeve do e kishte pranuar me siguri orarin e rishikuar nga Presidenti.

Por ajo që harron Presidenti është sqarimi për datën 5 Maj.

Seanca e datës 6 Maj e kërkuar nga Komisioni i Ligjeve, u detyrua për shkak se Presidenti në vend të lidhjes online me Komisionin e Ligjeve në seancën e njoftuar të datës 5 Maj, kërkoi kohë që të përgatitej për mbrojtjen dhe që në datën 5 Maj, insistoi tek data 10 Maj.

Komisioni i Ligjeve për këtë shkak shtyu me 1 ditë mbledhjen e vet.

Në këtë histori, Presidenti bën sikur harron që afati i fundit që ky Kuvend ka për ngritjen e një komisioni hetimor çfarëdo, është data 9 Maj.

Data 10 Maj dhe insistimi i Presidentit për atë datë ka lidhje vetëm dhe eksluzivisht me nevojën e Presidentit për shterimin e afateve ligjore për ngritjen e Komisionit Hetimor.

LEXO EDHE:  “Histori domethënëse suksesi për 2020”/ Rama nxjerr videon: Këto janë lehtësitë që kanë përfituar qytetarët nga e-Albania

LEXO EDHE:  Pasurohet familja Basha/ Kunata me një biznes të ri

Ka që prej ditës kur u depozitua kërkesa e 49 deputetëve për nisjen e procedurave së ngritjes së Komisionit Hetimor, që Presidenti shpërfaq mesazhe indiferentizmi ndaj asaj që po iniciohej në Kuvend, me shprehje të tipit: zero interes për lojrat e maxhorancës.

Mbase do ishte më dinjitoze për Presidentin, që të vazhdonte të bënte si i painteresuar, sesa ndryshimi që i bëri sjelljes, duke tentuar me lojra filloristësh, të bëjë sikur nuk e ka mendjen dhe sikur s’e ka parasysh që data 9 Maj është datë për të cilën nuk negociohet dot më.

Nuk dimë se çfarë hapësirash negociuese i di dhe njeh vetes sot Presidenti me maxhorancën në përgjithësi dhe Edi Ramën në veçanti, por data 9 Maj është çështje kalendari.

Dhe kalendari nuk ka shumë arsyetim kur vjen puna tek afatet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Incidentet parazgjedhore në Elbasan dhe Kavajë/ Duma shigjeton policinë

Publikuar

-

Nga

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka folur mbi incidentet e ndodhura gjatë fushatës elektorale. Ajo shprehet se incidenti i ndodhur në Elbasan, ku truproja i Gazment Bardhit vrau Pjerin Xhuvani dhe plagosi katër të tjerë. Në një intervistë për Ilva Now, Duma u shpreh se kjo është një ngjarje e trishtë.

Ish deputetja demokrate foli edhe mbi ngjarjen e ndodhur në Kavajë ku dhe ishte drejtuese politike e kësaj partie. Ajo shigjetoi mazhorancën se ka infiltruar policë bashkiakë për të nxitur dhunë para zgjedhjeve.

“Po ta them me shumë sinqeritet, nëse Bledit (të plagosurit) do t’i kishte ndodhur gjë me jetën, unë nuk e di se si mund të vazhdoheshin zgjedhjet. Është e vështirë shumë të humbësh një anëtar të partisë, sekretar apo një djalë të mirë. Kjo është një ngjarje shumë e keqe. Kam shumë për të thënë për forcat e policisë. Unë isha aty në rastin e plagosjes. Sa më thanë nuk e besova dhe thash mos po e ekzagjerojnë. Shkova direkt, as 6 minuta nuk jam vonuar dhe shikoj policinë që po e rrethonte.

E gjithë policia ishte e ngrirë pasi në ngjarje kishin marrë pjesë Drejtori i Policisë Bashkiake me një polic tjerë bashkë me një biznesmen që rrinte me kryetarin e bashkisë. Ata nuk dinin si të vepronin, ishin të pavendosur dhe të paqartë. Dy policët janë me arrest shtëpie. Pas një ore që unë vazhdoja të qëndroja aty, në moment të fundit deshën të hiqnin edhe kordonin e policisë për të mos e quajtur skenë krimi. E di ti që ai djali që plagosi është dënuar për armëmbajtje pa leje. Më thuaj çfarë të themi. Ai ka plagosur një njëri edhe ai është kapur për armëmbajtje pa leje. Nëse policia është në këtë gjendje dhe organet e drejtësisë janë në këtë gjendje ne duhet të vëmë alarmin”, u shpreh Duma./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE