LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“90% të mushkërive ishin të bllokuara”/ Përmeti tregon eksperiencën e vështirë me Covid

6 Janar 2021, 13:29, Sociale CNA
“90% të mushkërive ishin të bllokuara”/ Përmeti

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti ka folur për eksperiencën e tij të vështirë me Covid-19.

Përmeti tregon se u infektua me Covid në muajin qershor dhe e kaloi lehtë vetëm me temperaturë. Pas disa muajsh u riinfektua sërish dhe gjendja e tij shëndetësore ishte shumë e rënduar.

?Unë e kalova covid në qershor, e kam kaluar lehtë në shtëpi me medikamente normale të cilat mi këshilloi një doktor familje. Kisha temperaturë të lehtë pa komlikacione. Mendova që do të kisha një lloj imuniteti por u riinfektova pas katër muaje gjysëm?, shprehet Përmeti.

Ai tregon edhe qendrimin e tij në spitalin Shefqet Ndroqi dhe shërbimin që ka marrë gjatë gjashtë ditëve që u kurua në spitalin Covid 2.

?Qendrova gjashtë ditë, u rëndova shumë këto ditë që qendrova këtu. Shkova në Turqi me 90% të mushkërive të bllokuara. Mjekët dhe infermierët atje ishin njerez që roptoheshin për t?i shërbyer pacientëve. Ata njerëz të rrinin tek koka ditë e natë. Aparaturat lënë për të dëshirua, unë u detyrova të iki andej me urgjencë, e tregon vetë situatën?, u shpreh Përmeti./CNA.al

Lajmet e fundit nga