Connect with Us

Xhaçka merr detyrën si ministre e Punëve të Jashtme/ Një borxh i madh ndaj kryeministrit

Politikë

Xhaçka merr detyrën si ministre e Punëve të Jashtme/ Një borxh i madh ndaj kryeministrit

Publikuar

-

Olta Xhaçka ka marrë detyrën si ministre e Punëve të Jashme.

Ajo ka falenmderuar kryeministrine Edi Rama për postin që i ka besuar, teksa nuk kanë munguar edhe falenderimet për Gent Cakajn, i cili mbante atë detyrë.

Xhaçka ka prezantuar para mediave edhe detyrën e saj të parë që do të bëjë me marrjen e drejtimit të këtij institucioni. Ajo bëri me dije se do të krijojë një grup pune me ambasadorët me eksperiencë në vendin tonë për të hartuar një plan se si situata si ajo në konsullatën në Athinë, ku pati një grumbullim të madh personazh dhe vonesa në marrjen e shërbimit, të mos përsëriten!

“I dashur Genti më lejo të të drejtohem miqësisht, kjo detyrë që më është besuar është një sfidë për mua. Duke qenë se dhe unë e shoh 2021 si një vit shprese dua të them që jam optimiste, dua të falenderoj Ramën për besimin që ka treguar te unë, duke besuar te unë, dua të falenderoj Gentin, kam shumë respekt për punën e bërë nga Genti, në rrethana aspak të lehta nga kushte të krijuara artificialisht, jam e privilegjuar që do kem këshilltarë si ju, por e vetëdijshme që s’do jetë e lehtë t’ju zëvendësoj njëherë. Puna që keni bërë e bën punën time të lehtë, puna nuk është asnjëherë mjaft dhe nuk do të mësohem me atë që është bërë apo vartësit e mi kanë bërë. Besoj se sa më lart në pozicion aq më shumë energji dhe orë pune nga secili. Eksperienca e madhe është një aset, po aq rutina është një problem i madh. Kryenegociatori jo vetëm të marrë përgjegjësinë, por edhe punën e bërë. Pamjet nga konsullata në Athinë, nuk duhen përsëritur. Do të krijoj grup pune me ambasadorë me përvojë për të krijuar hapa për shërbimin diplomatik. Nga Rama kam mësuar se asnjëherë nuk është mjaft, ndaj besoj fort që kjo ministri duhet të shkëlqejë në çdo drejtim. Shkëlqimi i Shqipërisë në OSBE është një mësim i madh, i njëjtë duhet të jetë edhe shkëlqimi në Këshillin e Sigurimit që Shqipëria ulet për herë të parë, kush ka pasion për ta cuar punën më tej do jetë në habitatin e fundit me mua, ndërsa kush nuk e ka padiskutim duhet ta gjejë këtë motivim pa humbur kohë. Nder që më është besuar kjo detyrë, një borxh i madh ndaj kryeministrit, parlamentit, qytetarët dhe do e shlyej me punën në këtë institucion. U lutem punonjësve të institucionit, që të bëjnë më të mirën e tyre. Dera do jetë e hapur për këdo, dhe vendimmarrja do jetë e vendosur për të mos toleruar asnjë pengesë”, tha Xhaçka./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Publikuar

-

Nga

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Analisti Shpëtim Nazarko, ka analizuar mbrëmjen e sotme humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Tkurrjen e mbështetjes për PD-në, ai e lidh me aleancat që Lulzim Basha ka lidhur gjatë kohës që ka qëndruar në opozitë.

Nazarko tha në emisionin “Real Story” se kreu i PD-së ka humbur shumë vota për shkak të aleancës së tij LSI-në.

Unë mendoj që Basha do të fitonte normalisht, sepse ka disa pika që gjykoj si një njeri që spostohem prapa në histori. Një nga gabimet e mëdha është që ai ka thënë njeri Berishës, kur bëri aleancë me Metën, deri kur do të bëhej ajo? Ja pse unë do e zgjidhja prapë Bashën në krye të PD. Unë pëlqej që ngjarjet t’i gjykoj si një njeri që rri 10 vite prapa.

LEXO EDHE:  Dorëheqja e Haradinajt/ Noka thumbon Ramën

LEXO EDHE:  Arben Malaj ngre “alarmin”/ Ekonomia shqiptare ka gropa të thella korrupsioni

Nga 2009 deri në vitin 2021 PD ka humbur dhe unë mendoj që Basha tani, ka humbur për shkak ë aleancës me LSI-në, sepse janë 160 mijë vota. Këto vota Basha thotë që më është dashur shumë t’i nxjerr nga qypi. Basha ka pasur dy probleme të mëdha.

Ka teori konspirative që është bërë bashkë me Ramën për të hequr qafe Metën. Madje dhe presidenti tha që më nxorën në pritë. Kjo është tipike e dinakëve, dembelë. Unë s’i jap meritë Bashës. Basha që kur e ka marrë në 2013-ën duhej të merrej me këtë histori”, tha Nazarko./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD nuk duhet ta lëshojë Berishën”/ Arjan Çani: Ja pse kjo parti ka mbetur vetëm

Publikuar

-

Nga

“PD nuk duhet ta lëshojë Berishën”/ Arjan Çani: Ja pse kjo parti ka mbetur vetëm

Arjan Çani, ka deklaruar se Partia Demokratike duhet ta mbrojë Berishën, sepse vetë partia ka fytyrën e tij.

Çani në emisionin Të Paekspozuarit me Ylli Rakipin u shpreh se një nga gabimet e PD-së, është se nuk ka aleanca dhe mbështetje ndërkombëtare, ndaj ka mbetur vetëm.

PD nuk duhet ta lëshojë Berishën në këtë moment, do të ishte një gafë e madhe. Ajo parti ka fytyrën e Berishës. Problemi i kësaj partie është që ajo nuk ka arritur dot të bëjë aleancat e duhura me aktorë të huaj. Nuk është problem që kjo parti ka Berishën, por se kjo parti ka mbetur vetëm.

Le të marrim hipotezën sikur kjo parti të kishte, rusët mbrapa. Mendoni se Berisha do të ishte në këtë situatë? Sigurisht jo. Berisha do të ishte i mbrojturi i njërës palë.

Rama është njeriu i zgjedhur i amerikanëve.  Berisha dhe Basha kë kanë mbrapa? Kur ti je në syrin e perandorisë, duhet të mbrohesh apo jo? Me kë do të mbrohesh? Duhet të zgjedhin aleatë, duhet të ishin të mbrojtur.

Gabimi i partisë nuk është se ka fytyrën e Berishës, por se është vetëm. Cfarëdo të bëjë PD për amerikanët, ata i kanë sytë nga Rama. Si ka mundësi që PD është vetëm? Përse i ka munguar ky vizion?“, tha ndër të tjera Çani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha nuk ka më mbështetje”/ Nishani: Lista e anëtarësisë është tkurrur

Publikuar

-

Nga

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani u shpreh se Lulzim Basha nuk ka më mbështetje nga demokratët ndonëse ai u zgjodh në krye të opozitës.

Në një intervistë për emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit, Nishani tha se anëtarësia është zvogëluar me rreth 25 mijë anëtarë në krahasim me vitin 2013, ku shtoi se dita e zgjedhjeve nuk mori miratim unanim në Kryesi, ndrësa në Këshill nuk u diskutua fare për këtë çështje.

Bënim takime në një qark, 80% e njerëzve që takuam në një kafe me njëri tjetrin thoshin gjëra të tjera me ne thoshin gjëra të tjera. Me Bashën nuk ishin të kënaqur, por nuk donin të përçanin partinë.

Në Këshillin Kombëtar nuk është diskutuar data e zgjedhjeve. Vendimi që erdhi për tu votuar ishin vetëm emrat e komisionerëve. Në kryesi nuk ka qenë votimi unanim, sepse Alizoti ka abstenuar, ndërsa Bylykbashi dhe Alibeaj kanë qenë kundër.  Në 2013 në listë kanë qenë 103 mijë anëtarë, ndërsa tani ka shkuar 75 mijë”, shprehet Nishani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE