Connect with Us

Vaksina anti Covid/ Çfarë rreziqesh dhe efektesh anësore dihen?

Sociale

Vaksina anti Covid/ Çfarë rreziqesh dhe efektesh anësore dihen?

Publikuar

-

Në të gjithë botën miliona vetë shpresojnë të vaksinohen shpejt kundër virusit corona. Në të njëjtën kohë ka po kaq shumë njerëz që janë të dyzuar, – nga njëra anë ata duan të mbrohen nga një infektim i mundshëm, nga ana tjetër i tremben efekteve të mundshme të një vaksine. Ata kanë frikë, se vaksinat e zhvilluara me një shpejtësi të madhe janë vërtet të sigurta, apo nëse janë mbikqyrur me kujdes efektet anësore. Cilat reaksione të vaksinës janë normale, cilat shihen si reaksione janë të mundshme? Dhe a duhet të vaksinohem?

Reagime normale pas një vaksinimi

Ëështë normale që pas një vaksine trupi të reagojë: Për shembull rreth vendit të gjilpërës mund të ketës skuqje, enjtje apo dhimbje. Edhe lodhja, rritja e temperaturës, dhimbjet e gjymtyrëve apo të kokës nuk janë të pazakonta në tre ditët e para pas vaksinimit.

Këto reagime normale zakonisht janë të dobta dhe nuk ndjehen më pas disa ditësh. Ato tregojnë, se vaksina po jep efektin e saj, sistemi imunitar i trupit reagon dhe trupi vetë krijon antitrupat mbrojtës përmes infektimit “të supozuar” nga vaksinimi. Këto reagime tipike janë raportuar edhe pas futjes në përdorim të vaksinës së BioNTech Pfizer, Moderna, Astra Zeneca dhe vaksinës ruse Sputnik V.

Rrallë edhe efekte anësore të rënda

Krahas reagimeve tipike të vaksinës, në raste të veçanta ka pasur edhe reaksione të forta të trupit, si për shembull shok alergjik, për të cilat është raportuar. Por këto janë raste të veçuara. Në përgjithësi vaksinat e lejuara, sipas Agjencisë Europiane të Medikamenteve, EMA, autoritetit amerikan të medikamenteve, FDA, Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH, janë të sigurta, përndryshe ato nuk do të ishin lejuar. Disa nga vaksinat e reja, të ashtuquajturat mRNA- dallojnë me themel nga vaksinat e mëparshme: Ato nuk përmbajnë viruse të dobësuar apo të ngordhur, por vetëm udhëzues strukturimi të një pjesëze të virusit. Vaksinat e tjera janë të ashtuquajtur vaksina me vektor, të cilat përdorin adenoviruset (si viruset e gripit, që prekin vetëm shimpanzetë) në mënyrë që të depërtojë proteina sipërfaqësore e virusit SARS-CoV-2, e njohur si proteina Spike, dhe kështu të shkaktojnë reagimin imunitar.
Cilat janë vaksinat më të njohura dhe rreziqet e tyre:

BionTech-Pfizer

Gjatë fazës së testimit të substancës BNT152b2 të firmës gjermane BioNTech dhe Pfizer nga SHBA, nuk janë shfaqur efekte anësore serioze. Reaksione tipike si lodhja, dhimbja e kokës u shfaqën tek pacientët më të moshuar dhe ishin të reagime të vogla. Por që kur është vënë në përdorim kjo vaksinë, disa pak pacientë menjëherë pas vaksinës kanë treguar pas injektimit një reagim të fortë alergjik. Një pacient në SHBA dhe dy britanikë madje pësuan një të ashtuquajtur shok anafilaktik të lidhur me skuqje të lëkurës dhe probleme me frymëmarrjen. Për shkak se këta persona nuk kishin pasur sëmundje të tjera, dhe as nuk njiheshin si alergjikë, autoritetet britanike paralajmërojnë alergjikët nga vaksinimi.

Vaksina e Modernas

Vaksina mRNA-1273 e koncernit amerikan, Moderna është po ashtu një vaksinë e bazuar gjenetikisht, që ka afërsi me atë të BioNTech Pfizer. Gjatë studimeve klinike, sipas të dhënave të prodhuesit dhe autoriteteve kontrolluese nuk u shfaqën probleme tek testuesit. Reaksionet tipike janë të lehta ose zgjasin pak ditë. Megjithatë sipas një raporti të ndërmjetëm të një instance të pavarur tek 9,7% e të testuarve ka pasur efekte të ndjeshme lodhjeje pas vaksinës mRNa-1273-.

Edhe tek vaksina e Modernas ka pasur disa raste të reagimeve alergjike, dhe shumë pak raste paralizimi të nervit të fytyrës. Nuk dihet qartë, nëse këto reaksione kanë lidhje me vaksinën. Me gjasa flitet për një efekt anësore jo të shkaktuar nga mRNA, por nga pjesëzat nano-lipide, që shërbejnë si mbajtës të mRNA-së, të cilat trupi më vonë i nxjerr jashtë.

LEXO EDHE:  Video- Morën dozat e para të vaksinës anti Covid-19/ Mjekët nuk e fshehin gëzimin, dalin dhe kërcejnë në rrugë

Vaksina e AstraZeneca-s

Tek koncerni suedez-britanik, Astra Zeneca një rast në shtator shkaktoi vëmendje të madhe mediatike gjatë fazës së testimit klinik. Një testues pas vaksinimit pësoi inflamacion të palcës kurrizore. Studimi u ndërpre për një kohë të shkurtër, derisa një komision i pavarur ekspertësh arriti në konkluzionin, se inflamacioni nuk ishte i lidhur me vaksinën. Edhe tek vaksina e AstraZeneca-s u shfaqën reaksione tipike, si dhimbje në vendin e injektimit, dhimbje muskujsh apo dhimbje koke dhe lodhje. Edhe këtu reaksionet shfaqeshin tek personat e moshuar, por rrallë dhe efektet ishin të vogla.

Vaksina Sputnik V

Që në gusht 2020 në Rusi u lejua vaksina vektor Gam-COVID-Vac (sputnik V), por pa pritur fazën e tretë të studimeve klinike me dhjetëra mijëra testues. Sputnik V përdor dy adenovire të ndryshme të modifikuara. (rAd26-S dhe rAd5-S). Në të gjithë botën pati reagime të mëdha kundër Qendrës Shkencore të Moskës Gameleja, që zhvilloi vaksinën, sepse në studimin e prezantuar për vaksinën, shfaqeshin dyfishime të shpeshta, që u interpretuan si shenjë manipulimi. Megjithatë Sputnik V po përdoret në disa vende, si në Bjellorusi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Indi, Brazil, edhe në Argjentinë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë reaksionet kryesore kanë qenë dhimbje koke dhe temperaturë. Nuk ka raportime për efekte anësore të rënda të Sputnik V.

A duhet t’i ekspozohemi rrezikut të vaksinimit?

Kësaj pyetjeje në fund duhet gjithsecili t’i japë vetë përgjigje. Ajo është një peshim individual i avantazheve dhe rreziqeve. A është për mua më e rëndësishme të mbroj veten e të tjerët me vaksinimin dhe të kem një jetë më normale apo rreziqet janë për mua shumë më të mëdha?

Të gjitha efektet anësore të regjistruara deri më tani janë vetëm regjistrime momentale të gjendjes së muajve të kaluar, kjo duhet thënë, megjithë euforinë për zhvillimin e shpejtë të virusit. Nuk dihet asgjë për efektet afatgjata të vaksinave të veçanta. Qartësinë për të këtë do ta sjellin studimet afatgjata, që po shoqërojnë në të gjithë botën vaksinat e përdorura tani.

Deri tani mungojnë informacionet për efekte anësore të rënda të mundshme, si për shembull në rastin e personave me sëmundje të caktuara apo tek grupet e rrezikuara si alergjikët. Efekte të tilla do të kuptohen vetëm pas një kohë të gjatë vëzhgimi. “Prandaj një lloj rreziku mbetet”, thotë drejtori i Institutit për Mikrobiologjinë Klinike, Imunologjinë dhe Higjienën në Klinikën Universitare në Erlangen, Christian Bogdan. “Se sa i lartë është ai, këtë mund ta kuptojmë në muajt e vitet e ardhshme.”

Por vendimi bazohet në një peshim të rreziqeve dhe të përfitimeve të vaksinës, sipas tij. Për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa, ai bëri një llogaritje: Nëse një i moshuar ka probabilitet të ndërrojë jetë me 20% nga një infektim me Corona” dhe “në të njëjtën kohë rreziku që të ketë një efekt anësor të rëndë për shkak të vaksinimit është 1:50.000 apo edhe më pak, atëherë unë do t’i hyja këtij rreziku.” Fëmijët nuk do t’i vaksinoja, thotë Bogdan, rreziku i tyre për të humbur jetën nga COVID-19 është gati zero. Për siguri edhe shtatzënat apo gratë që japin gji do ishte më mirë të mos vaksinoheshin, sipas të dhënave të deritanishme, thotë Bogdan./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Publikuar

-

Nga

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se ditën e nësërme disa zona do të mbeten pa energji elektrike.

Për shkak të disa punimeve sipas OSSHE do të stakohet energjia në intervalin kohor 08:00-17:00 në zonat e mëposhtme.

Njoftim i OST për abonentët #Tiranë

Stakim, 22-24 qershor

Pêr shkak të investimit që po kryen OST për mirëmbajtjen e NST Ibë, në datat 22-24 qershor gjatë intervalit kohor 08:00-17:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tirane:

LEXO EDHE:  Dhunohet mjeku në detyrë/ Reagon QSUT
LEXO EDHE:  Rama lan “live” duart në zyrë/ Rithekson thirrjet për qytetarët: S’ ka llafe s’ ka numra!

22-24 qershor.

Bërzhitë, Mullet, Baldushk

23-24 qershor

Pjesërisht/ Mullet, Ibë

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kufizimet anti-COVID/ Ministria e Turizmit kërkesë Komitetit të Ekspertëve: Të rishikohen masat

Publikuar

-

Nga

Kufizimet anti-COVID/ Ministria e Turizmit kërkesë Komitetit të Ekspertëve: Të rishikohen masat

Ornela Çuçi, zv.ministre e Turizmit dhe Mjedisit duke iu përgjigjur kërkesës së Unionit Turistik Shqiptar për të zbutur kufizimet anti-COVID, thotë se kjo është një çështje që i takon Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Znj. Çuçi theksoi se Ministria e Turizmit ka bërë kërkesë për lehtësimin e masave dhe pritet që Komiteti Teknik të mblidhet së shpejti për lehtësimin e masave sa i takon orës policore dhe lejimit të muzikës pas orës 23:00.

“Kërkesa e Unionit ka të bëjë me dy çështje, orën policore sepse ardhja e avionëve është pas orës 23:00 edhe pse ka lehtësime dhe për çështjen e lejimit të muzikës. Specifikojmë se vazhdojmë të jemi në kushtet e pandemisë dhe çdo vendim i marrë dhe i propozuar nga Ministria e Shëndetësisë apo Ministria e Turizmit vazhdon të jetë përgjegjësi e Komitetit të Ekspertëve. Komiteti i Ekspertëve do të rishikojë këtë kërkesë nga Ministria e Turizmit për të parë se çfarë mund të bëhet me ndryshimin e këtyre orareve”, tha znj. Çuçi.

Zv.ministrja e Turizmit gjatë intervistës për Euronews Albania u shpreh se agjencitë turistike kanë si shqetësim kryesor garantimin e shëndetit për udhëtarët dhe Shqipëria është e favorizuar nga numri i ulët i infektimeve. Gjithashtu një tjetër pikë të favorshme për Shqipërinë, znj. Çuçi përmendi qëndrueshmërinë e protokollit të masave gjatë sezonit duke mos krijuar konfuzion.

Por, pavarësisht kësaj zv.ministrja e Turizmit tha se vihet re një rënie e numrit të turistëve nga vendet skandinave për shkak të frikës së qytetarëve për të udhëtuar. Ajo përmendi edhe një faktor negativ masat që vendet e huaja kanë si karantinimi i detyrueshëm që frenon udhëtimet.

LEXO EDHE:  Mësoi se kishte humbur dëgjimin/ Këngëtarja me famë botërore: Eca lakuriq nëpër shtëpi dhe…

LEXO EDHE:  Rama lan “live” duart në zyrë/ Rithekson thirrjet për qytetarët: S’ ka llafe s’ ka numra!

Ornela Çuçi u pyet gjatë intervistës edhe për një shqetësim që kanë ngritur shumë pushues ku në plazhe private nuk u lejohet të mbajnë termus. Zv.ministrja e Turizmit tha se “qeveria nuk mund të merret” me të tilla masa por shtoi se bizneset duhet të tregohen të kujdesshme në sjelljen ndaj pushuesve se kjo mund të paralizojë biznesin e tyre.

“Ne nuk jetojmë në një ekonomi të planifikuar, jetojmë në një ekonomi tregu, ku secili nga resortet, secili nga hotelet, restoranteve ka planin e tyre të masave si të jenë më afër klientëve të tyre dhe të marrin sa më shumë review (vlersim) të mira në mënyrë që turistët të rikthehen. Secili prej tyre do të duhet të mendojë shumë më tepër se çfarë do të duhet t’u ofrojë në mënyrë që të rikthehen. Nëse nuk do të marrin review pozitive ne të gjithë bashkë do të vuajmë pasojat e kësaj sjellje të turizmit”, përfundoi znj. Çuçi./euronews

LEXO TE PLOTE

Sociale

Sezoni turistik nis ngadalë prej pandemisë në bregdetin jugor të Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Pas një viti pandemie me mjaft sfida sektori turistik ka nisur aktivitetin me ritme të ngadalta në bregdetin jugor të Shqipërisë. Në Sarandë dhe Vlorë agjensitë turistike po menaxhojnë grupet e para turistike të huaja, kryesisht nga vendet e Europës Lindore.

Vasil Bedini, sipërmarrës në fushë e turizimit thotë se Qarku i Vlorës ka nisur të japë sinjalet e para pozitive.

“Kemi pasur grupe turistësh nga Ukraina dhe Bjellorusia, e cila nga konflikti ditë e fundit është mbyllur. Gjithsesi qyteti i Vlorës i ka hapur dyert dhe ka pasur lëvizje sidomos gjatë fundjavave me kapacitte shumë të larta. Presim që në ditët në vazhdim Qarku i Vlorës t`i rikthehet atij që ne e marrim si vit reference, vitit 2019″, thotë zoti Bedini.

Ndërsa Arben Çipa, një sipërmarrës turistik në Sarandë thotë se turizmi po jep shenja jete jo vetëm në zonat bregdetare, por edhe në zonat natyrore dhe ato të njohura për trashëgiminë kulturore.

Jep shenja jete turizmi. Po e rimerr veten duke filluar që nga zona bregdetare e duke vijuar me zonat më të thella si Butrinti, Berati dhe Gjirokastra. Fokusimi i turistëve është kthyer tek vendet me vlera të Shqipërisë“, thotë ai.

Vështirësitë kufitare që lidhen me lëvizjen e prurjeve trustike shihen si sfida më e madhe aktuale nga të dy sipërmarrësit turistik në Vlorë dhe Sarandë .

Vasil Bedini thotë se “ka ende shumë shtete të Europës që nuk e kanë vendosur dhe nuk e kanë hequr Shqipërinë nga “harta e kuqe”. Presim sinjale positive që Austria, Italia Gjermania por edhe nga vendet e tjera që tradicionalisht kanë qenë klientët tanë”.

Arben Çipa, sipërmarrës Sarandë thotë se “destinacioni i Durrësit ka filluar të funksionojë në nivele mjaft të mira.Çarterat funksionojnë normalisht me Ukrainën, tregun polak, ndërsa për sa i përket Sarandës jemi në pritje të hapjes së kufirit detar me Korfuzin pasi Aeroporti i Korfuzit shërben për të lehtësuar ardhjen e turistëve të huaj në zonën bregdetare shqiptare”.

Ndërkohë duket se turizmi vendas vijon të mbështesë ekonominë turistike në dy qarqet bredgetare sidomos në fundjavë. Zoti Bedini thotë se turizmi nga Kosova dhe hapësira shqiptare I shpëtoi gjatë periudhës së pandemisë njësitë turistike nga falimentimi.

LEXO EDHE:  Video- Morën dozat e para të vaksinës anti Covid-19/ Mjekët nuk e fshehin gëzimin, dalin dhe kërcejnë në rrugë

LEXO EDHE:  Ngjarja në Kavajë/ Distancohet Rama: Autori nuk ka lidhje me PS

Gjithë sektori turizmit e ka bërë punën e vet duke marrë masa për të pritur turistët e huaj por edhe vendas.Vitin 2020 na ndihmuan bashkatdhetarët e Kosoëvs që e mbajtën turizmin në nivele të mesme duke e shpëtuar nga falimentimi”, thotë ai.

Në zonën bregdetare nga Vlora në Sarandë është rritur së fundi kapaciteti i hotelerise ndonëse ky ishte nga sektorët më të prekur nga pandemia.

Jolio Dine, që punon në këtë fushë thotë se Saranda ka përmirësur shërbimet dhe insfrastruktura është më e mirë dhe krahasimisht me vitin e shkuar ka një rritje të prurjes turistike.

Ka një rritje të turistëve në përgjithësi dhe atyre që e frekuentojnë hotelin tonë. Ka një rritje për tremujorin duke e krahasur me vitin e shkuar, ka më shumë prurje dhe më shumë rezervime. Shpresojmë që korriku, gushti por edhe shtatori të jenë më mirë se viti i shkuar.“, thotë zoti Dine.

Ai thotë se hapja e kufijve me Greqinë do të sillte lehtësi për lëvizjen turistike ndërkohë që masat në kuadër të pandemisë kanë ndikuar këtë vit në mosardhjen e turistëve nga vendet nordike.

Sarandën vazhdon “ta penalizojë” mos-hapja e kufijve me Greqinë. Ndërkohë me vendet nordike e kemi të bllokuar këtë vit marëdhënien bilaterale për shkak të masave të pandemisë por shpresojmë që vitin tjetër këto masa të hiqen dhe turistët nordikë që janë të shumtë për qytetin tonë të rikthehen“.

Të dhënat zytare shqiptare për 4 muajt e parë të këtij viti flasin se hyrjet e shtetasve të huaj mbetën rreth 30% më të ulëta se në nivelet e para pandemisë, ndërsa hyrjet e shtetasve të Kosovës janë 21% më të larta se periudha e para fillimit të pandemisë. Sektori turizmit përbën në Shqipëri mbi 20% të Prodhimti të Brendshëm Bruto duke punësuar mbi 200 mijë persona./ VOA

LEXO TE PLOTE