Connect with Us

Thyen vetëkarantinimin e detyrueshëm/ Policia Kufitare e Rinasit gjobit 6 persona

Kronika

Thyen vetëkarantinimin e detyrueshëm/ Policia Kufitare e Rinasit gjobit 6 persona

Publikuar

-

Vijon moszbatimi i masave/ Policia gjobit 573 rebelë

Policia Kufitare e Rinasit ka ndëshkuar 6 shtetas, me masën administrative 700.000 lekë secili, për shkelje të vetëkarantinimit të detyrueshëm 14-ditor që duhet të kryejnë shtetasit që vijnë nga Britania e Madhe.

Në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, datë 21.12.2020, për ndalimin e lëvizjes përmes rrugëve ajrore me Britaninë e Madhe, ku në pikën 2 të këtij urdhri thuhet se personat që kanë udhëtuar nga Britania e Madhe dhe hyjnë në Shqipëri, janë të detyruar të vetëkarantinohen për 14 ditë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë mbajtur një regjistër të veçantë për këta persona dhe kanë njoftuar komisariatet përkatëse të qyteteve ku këta shtetas kanë vendbanimet.

Prej datës 01.01.2021 deri më datën 05.01.2021, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë intervisitimit dhe verifikimit të personave që dalin nga Shqipëria, kanë konstatuar 6 shtetas që kanë shkelur vetëkarantinimin e detyrueshëm dhe kanë tentuar të largohen nëpërmjet Rinasit për në destinacionin e tyre.

Shërbimet e Policisë Kufitare nuk i kanë lejuar këta shtetas të udhëtojnë dhe secilin prej tyre e kanë ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë.

LEXO EDHE:  Plagosja e 32 vjeçarit në Laç/ Policia jep detaje nga ngjarja

Policia e Shtetit apelon për të gjithë ata shtetas që kanë hyrë në Shqipëri gjatë javës së fundit të dhjetorit 2020, nga Britania e Madhe, nëpërmjet rrugës tokësore, detare apo ajrore, të mos tentojnë të shkelin vetëkarantinimin e detyrueshëm, pasi do ndëshkohen me masë administrative sipas Aktit Normativ dhe nuk do lejohen të lëvizin në drejtim të destinacionit të tyre pa kryer vetëkarantinimin e detyrueshëm.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat anticovid, duke vendosur maskën dhe ruajtur distancimin social, të respektojnë oraret kufizuese për ndalimin e qarkullimit te këmbësorëve dhe të automjeteve, ndërsa pronarët e bizneseve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin për mbylljen e detyrueshme të bizneseve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Plumba ndaj 60 vjeçarit/ Autori i zhduket policisë

Publikuar

-

Nga

Një ditë më parë, në fshatin Shenkollë, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F.N., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit P.T.,60 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Sipas Policisë, shtetasi F.N., është larguar menjëherë me automjetin e tij. Fatmirëisht, nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar.

LEXO EDHE:  Policisë së Xhafajt i del boja/ Ja çfarë krimi po fshihet në Ballsh

LEXO EDHE:  Video/ Protestuesi i shtrirë qëllohet nga Policia

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit F.N., 33 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 gëzhoja.

Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe si dhe për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarr masiv edhe në Shkodër/ Dyshohet të jetë i qëllimshëm

Publikuar

-

Nga

Situata e zjarreve në vendin tonë vijon të jetë mjaft kritike, ndërsa mbrëmjen e sotme raportohet se një zjarr masiv është aktivizuar në një sipërfaqe pyjore, edhe në qarkun e Shkodrës.

Mësohet se zjarri ka përfshirë pyjet e Fushë-Arrëzit, ndërsa fatmirësisht deri tani nuk rrezikohen banesat.

Mësohet se zjarri ka rënë në një sipërfaqe me pisha, ndërsa zjarrfikësit e Fushë-Arrëzit, po punojnë për shurjen e flakëve.

LEXO EDHE:  Plagosja e efektivit në Gjirokastër/ Zbardhen detajet, i riu tentoi të vrasë nënën me gërshërë

LEXO EDHE:  Droga "del sheshit" në Tiranë/ Arrestohen 11 persona

Gjithashtu burimet bëjnë të ditur se zjarri është shfaqur gjatë mbrëmjes së sotme dhe dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U asfiksua nga zjarri në Gjirokastër/ Mësohet gjendja shëndetësore e ushtarit të FA

Publikuar

-

Nga

Një ushtar i Forcave të Armatosura është asfiskuar nga zjarri pasditen e sotme në Gjirokastër, dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit.

Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen në fjalë ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi bën të ditur se gjendja e ushtarit është e qëndrueshme dhe se ai vazhdon të jetë nën monitorimin e mjekëve në Spitalin e Gjirokastrës.

LEXO EDHE:  VIDEO - Detaje nga operacioni anti-drogë/ Si u zbuluan 10 kg drogë në Kapshticë

Gjendja e Edlir Goxhaj është e qëndrueshme, vazhdon të jetë nën monitorimin e mjekëve të Spitalit të Gjirokastrës.

Mirënjohje për punën heroike të cdo efektivi të Forcave të Armatosura që nuk po kursen asgje përballë egërsisë së flakëve.

Shërim të shpejtë Edlir!”-shkruan Peleshi./CNA.al

LEXO TE PLOTE