LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shqiptarët janë shumë kokëfortë”/Almeda "debat" me Tolgan, tregon të metën e tij

5 Janar 2021, 12:40, Lifestyle CNA
“Shqiptarët janë shumë kokëfortë”/Almeda

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman kanë qenë të ftuar në një emision turk, së bashku me djalin e tyre Efehan. Gjatë bisedës në emision, modertorja i është drejtuar Almedës duke i thënë që shqiptarët janë shumë kokëfortë.

Ndërsa menjëherë Tolgahan ka qeshur edhe është shprehur: “Jooo, fare!” “Edhe ti je kokëfortë”, ia ktheu Almeda. “Po zemër, edhe unë shqiptar jam, s’thashë gjë”, i tha Tolga.

Ai tha se Almeda është shumë kokëfortë dhe është shumë e vështirë për ta bindur për diçka. Edhe Almeda kishte një ankesë për Tolgën. almeda tregoi se ai vonon shumë për t’u bërë gati për shkak se rri shumë gjatë duke rregulluar flokët./ CNA.al

Lajmet e fundit nga