Showbizz
Saimiri i nxjerr zbuluar motrat binjake/ “Albana nuk donte të ikte pasi i putha të motrën”

Ditën e djeshme, konkurrentja e eleminuar Silvana, ka publikuar disa mesazhe ku tregojnë se Saimiri ka komunikuar me vajzat gjë që është e ndaluar.
Pas kësaj në episodin e mbrëmjes së kaluar, Alketa ftoi Silvanën në spektakël që të sqarohej dhe të kishte një përballje.
Pas kësaj ndërhyri Saimiri duke bërë edhe deklaratën e papritur në lidhje me ikjen e motrës binjake të Silvanës, duke thënë që ishte ai që i kishte kërkuar Albanës të largohej dhe jo se ishte vendimi i Albanës.
“Për vajzat që janë eleminuar nuk kam asnjë lloj interesi , është zero dhe opinion i tyre dhe çfarë nxjerrin mbrapa, nuk dua të flas për ato. Se në qoftë se Silvana do kështu, kam qenë unë ai që i kam thënë të motrës të tërhiqet, pasi ajo nuk ka dashur të tërhiqet nga programi ehde pse unë e putha Silvanën. Këto janë gjëra që I ka stafi të gjitha’, është shprehur Saimiri./ CNA.al