LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Raporti për largimin e shqiptarëve/ Gjosha ‘shkund’qeverinë: Të ndalet ‘gjakderdhja’, nuk jemi në luftë

5 Janar 2021, 14:11, Politikë CNA
Raporti për largimin e shqiptarëve/ Gjosha

Raporti i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), për largimin e shqiptarëve të aftë nga vendi është komentuar dhe nga ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha pasditen e sotme në ?Opinion?.

Ajo i bëri thirrje qeverisë të reflektojë për situatën, duke u shprehur se vendi nuk është në luftë.

?Të gjitha raportet ndërkombëtare flasin për këtë ikje të madhe. Nuk jemi në luftë, por Shqipëria është në paqe. Duhet punuar në lidhje me këtë gjakderdhje siç do ta quaja unë. Qeveria ta analizojë pse po ikin shqiptarët?, tha Gjosha.

E pyetur të vlerësojë ndryshimet e fundit në kabinetin e Ramës, Gjosha u shpreh: ?Ne po shkojmë drejt zgjedhjeve, është fundi i mandatit, s?kanë mbetur më vedime të rëndësishme për të marrë. I ka bërë këto ndryshime për shkak të zgjedhjeve. Në MEPJ ka qënë një figurë jo politike e padukshme. Ndaj edhe është i detyruar të zëvendësojë figurat e tij brenda PS. Nuk mendoj se askush s?ka dhënë dorëheqje, është gjithçka e këkruar nga kryeministri vetë.

E vlerësoj faktin që në MEPJ është një grua, se si mund të jetë zonja Xhaçka është për tu parë se s?ka qënë ndonjëherë në krye të diplomacisë. Për mua jemi drejt fundit, s?kanë çfarë mund të bëjnë ndryshe?./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga