Kronika
Panik në Tiranë/ I riu hidhet nga pallati, ndërron jetë në vend

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë.
Sipas informacioenve të para nga Policia, mësohet se një 37 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga pallati ku banonte.
Me datë 05.01.2021, tek ish-Fusha e Avacionit, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte shtetasi D.K., 37 vjeç, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.