LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Ilir Levonja/ Shqipëria buzëqesh dhe Shqipëria shkëmb graniti

5 Janar 2021, 18:52, Opinione CNA

Ministri i shëndetësisë së Kosovës njofton qytetarët se qeveria ka siguruar vaksinën kundër covidit. Pra ministri i shëndetësisë, jo kryeministri. Thjesht brenda normave të protokollit të postit të tij u thotë qytetarëve se edhe shteti i Kosovës nuk ka mbetur mbrapa. E ka siguruar kontigjentin e parë, madje edhe disa shtesa. Kjo falë donacioneve. Kurse në Shqipëri, doli kryeministri. Madje herët duke shpotitur twieter-in dhe fb me etjen për vëmendje, më prisni në orën 12 të drekës, kam lajmin e madh. Vendi amë e ka universal kreministrin. Kosova nuk e ka problem, i ndërron fët e fët. Madje i ka të qarta dhe të ndara detyrat. Kurse i yni është universal. Tha çfarë tha, iu kthye edhe Europës, madje e quajti tradhtare.

Sipas kokës së tij Europa ia kishte borxh Shqipërisë. Madje kjo Europë po vazhdon me pabesitë e njëpasnjëshme, nuk i çeli negociatat, nuk i jep ndihmë në vaksina. I hodhi dhe ata lakejt e oborrit të cilët i ushqen me përqindje tenderash. Filluan, po Italia pse nuk na i kthen borxhin, i dërguam mjekë në kulmin e pandemisë? Megjithëse pak muaj më parë u fry me fondet dhe kreditë e buta që Europa dha për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Ndofta me ato fonde po bën pazar edhe për vaksinën. Pas Enver Hoxhës, Edi Rama është udhëheqësi i dytë që i kundërvihet Perëndimit. Enver Hoxha shkruajti disa libra në lidhje me imperializmin dhe kapitalizmin perëndimor. Dhe shqiptarët pavarsisht tallonave, thasëve të dokut, thoshin në kor, bar hamë dhe dorën nuk e shtrijmë. Në një farë mënyre besonin vërtetë në ato që thoshte Enveri.

Rama ?i prekur?, i kërkon falje familjes/ Zbulon arsyenSot Edi Rama po mbijetojn me të njëjtat mjete propoagandistike. Televizionet po çahen me portretin e tij të parruar dhe nevrik karshi Europës, Presidentit, opozitarizmit etj. Po çahen me pankarta luledielli ku sipas tij Shqipëria po buzëqesh. Po çahen me ambjentet stadiumesh megjithëse vaksina akoma nuk është prodhuar. Madje në rrjetet sociale janë bërë edhe listat se kush do vaksinohen të parët, sigurisht udhëheqja e lartë, bllokmenët, anëtarët e rilindjes, shtetarët me tesere, më pas opozita dhe në fund populli. Në gjithë këtë ”fitore” ramiste ka edhe ca vaksina për Kosovën.

Loja me Kosovën është bajtllëku më i madh i këtij robi të parruar. Por dhëntë Zoti dhe e kanë kuptuar brezat që vijnë atë që çështja kombëtare nuk është tagër i asnjë qeveritari edhe kur ai fiton zgjedhjet me mbi një milion vota. Edi Rama luajti me Kosovën po aq poshtërsisht sa Enver Hoxha, emëroi dy ministra dy intelektualë të Kosovës, që fatkeqësisht u bën tabelë qitje në opinionin e Tiranës. Nuk duhej të ndodhte, por ndodhi. Madje kjo i duhej Edi Ramës. Në fund të fundit të kontribuosh për shtetin amë, nga Kosova është detyrë më e shenjtë se ajo e mëkëmbësit të Zotit. Por kush e kupton këtë në Tiranë.

Tabela e qitjes duhej të ishte bullisti i parruar, jo dy ministra që erdhën nga Prishtina thjesht e për propogandë. Që mund të mos kenë asfare edhe bindje politike, qofshin ato të majta apo të djathta, erdhën thjesht si misionarë. Nëse doni një arritje të besueshme ku të thuash se po, ka filluar bashkëpunimi për projektin e madh të bashkimit kombëtar, duhet të bëhet e pranueshme, ose natyrale, përfshirja e ndërsjelltë e ministrave në të dya qeveritë. Por kur shikon se sa baltë hidhet mbi të vetmen parti si Vetvendosja e cila hap një degë në Tiranë, projekti i madh është akoma në viset e universit.

Nuk e di nëse a bëjnë dallimin shqiptarët në vendin amë, se cilat janë detyrat, se cila është detyra. Kush duhet të dali dhe kush duhet të heshti? Por ky modeli i Kosovës është njëqindpërqind europian a perëndimor. Jo i druzhe Ramës. Dhe mos u çudisni kur vaksina tu vij më përpara nga Prishtina se sa nga Tirana a nga Edi Rama.

Lajmet e fundit nga