LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Me makinë që bën më shumë se 6500 euro”/ Ermal Mamaqi bën komentin ironizues në postimin e Elvana Gjatës

5 Janar 2021, 10:53, Lifestyle CNA
“Me makinë që bën më shumë se 6500 euro”/

Këngëtarja Elvana Gjata është rikthyer sërish në Instagram me disa foto dhe video shumë argëtuese. Ajo ka ndarë me ndjekësit disa momente ku këndon në makinë me familjen e saj.

Pas kësaj nuk kanë munguar as komentet e shumta duke qenë se ndjekësit e saj mezi presin ku ajo bën ndonjë postim për shkak të distancimit nga rrjetet sociale.

Komenti që ka marrë vëmendjen dhe shumë reagime ka qenë ai i aktorit Ermal Mamaqi.

?Njerëzit skanë bukë të hanë ti vesh kshu kapelesh??dhe me makinë që bën më shumë se 6.500 euro me targa?-ka shkruar ai?, është komenti ironizues i Mamaqit, në të cilin ka patur shumë reagime.

Këngëtarja nuk ka patur një reagim për Mamaqin por shumë ndjekës kanë reaguar dhe komentet nuk janë dhe aq të bukura ndaj Mamaqit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga