Showbizz
“Luftova me sëmundjen e pabesë”/ Gentian Zenelaj publikon foton me oksigjen nga spitali

Pas pak ditësh nga humbja e babait të tij prej Covid-19, aktori Gentian Zenelaj, tregon se edhe ai ka qenë i infektuar me Covid.
Aktori ka publikuar një foto nga spitali ku shihet me oksigjen dhe krahas tregon se kjo nuk ka qenë një eksperiencë e lehtë për të.
Ai ka shkruar se prej 14 ditësh ka luftuar me këtë sëmundje të pabesë dhe të poshtër që i mori edhe njeriun e tij më të shtrenjtë.
“14 ditë luftova me këtë sëmundje të pabesë dhe të poshtër miqtë e mi, sëmundje që më mori njeriun e shtrenjtë😔”, shkruan në postimin e tij Genti./ CNA.al