LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjermania ashpërson sërish masat/ Zgjat kufizimin deri në 31 janar

5 Janar 2021, 18:27, Kosova & Bota CNA
Gjermania ashpërson sërish masat/ Zgjat kufizimin deri në 31

Gjermania ka zgjatur sërish kufizimin e masave ditën e sotme.

Mësohet se qeveria dhe federata gjermane ranë dakord për të zgjatur kufizimin deri më 31 janar, si masë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Rregullorja përfshin mbylljen e shkollave, ndalimin e udhëtimit në pikat e nxehta, kufizim të numrit të grumbullimeve, testim të dyfishtë, leje për prindërit, etj.

Sipas rregullores së re, banorët e zonave të konsideruara si pika të nxehta të koronavirusit do të kufizohen nga udhëtimi më shumë se 15 kilometra (9.3 milje) pa ndonjë arsye të vlefshme.

Gjithashtu kontaktet në takimet private do të kufizohen vetëm në një person tjetër që nuk jeton në të njëjtën shtëpi.

Nga ana tjetër, personat që mbërrijnë në Gjermani nga zonat me rrezik të lartë do të kërkohet të paraqesin dy rezultate negative të testit.

Ndërkohë, të gjitha dyqanet dhe shërbimet jo-thelbësore do të mbeten të mbyllura dhe prindërit mund të marrin pushime me pagesë në mënyrë që të kujdesen për fëmijët e tyre.

Punëdhënësit inkurajohen të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia. Mediat raportojnë se ndalohet do të pirja e alkoolit në publik.

Ceremonitë fetare në kisha, sinagoga dhe xhami do mund të zhvillohen vetëm nëse ndjekin rregullat e higjienës.

Autoritetet gjermane shpresojnë se ky kufizim do të ulë nivelin e infeksionit mjaftueshëm, për të rifilluar edhe një herë gjurmimin efektiv të kontaktit. / CNA.al

Lajmet e fundit nga