Connect with Us

E shkarkuan për deklaratat në media/ Mjeku Allkja: Do bëj maksimumin që çështja të trajtohet në Strasburg

Politikë

E shkarkuan për deklaratat në media/ Mjeku Allkja: Do bëj maksimumin që çështja të trajtohet në Strasburg

Publikuar

-

E shkarkuan për deklaratat në media/ Mjeku Allkja: Do bëj maksimumin që çështja të trajtohet në Strasburg

QSUT shkarkoi disa ditë më parë nga detyra mjekun e Urgjencës Ilir Allkja, pasi ngriti zërin për problemet e sistemit shëndetësor.

Për këtë ka reaguar sërish Allkja, i cili tregoi se gjatë këtyre ditëve i ëhstë përkushtuar familjes dhe ka takuar disa miq. Ai tha se për shkarkimin e tij ka kontraktuar një studio avokatie dhe do të bëjë një betejë dinjitoze ligjore.

Kam kontraktuar një studio avokatie dhe do të bëj një betejë, është një akt i paprecedentë në 30 vite që një mjek linçohet publikisht dhe pushohet nga puna për motive politike”, u shpreh ai në Abc News, ndërsa u pyet se cili ishte shkaku real i shkarkimit.

Në atë letër, vendimin e shkarkimit thuhet se kam nxjerrë informacione konfidenciale për mediat. Absolutisht jo. Unë kam kritikuar përgjigjen e dobët të sistemit shëndetësor. Kam folur rregullisht për numrin e testimeve, infektimeve, trajtimeve në përgjithësi këto. Kam kërkuar ndryshime dhe përmirësime në sistem dhe gjithçka

Çdo vërejtje e kam bërë për motive profesionale. Nuk kam kontratë që nëse duhet të flas për problemet e sistemit shëndetësor duhet të kërkoj leje. Është idiot ky lloj përcaktimi në kontratë, se nuk mund të kërkosh leje që unë do të kritikoj ty në media.

Nuk kam asnjë shtojcë në kontratë që më ndalohet komunikimi në media. Pasi unë gjatë orarit të punës kam respektuar punën. Gjithcka ka ndodhur se pas orarit të punës kam marrë pjesë në protestat për mbrojtjen e teatrit. Kam protestuar kundër zgjedhjeve njëpartiake. Kam kritikuar disa politika të caktuara të qeverisë. Nuk kam menduar kurrë se mund të pushohem nga puna për kritikat”, theksoi mjeku.

LEXO EDHE:  Merrni me vete çadrën!/ Parashikimi i motit për sot

Është një vendim i kompozuar shumë dobët. Shkruhet, që kam sulmuar drejtuesit e QSUT-së, kur nëse unë bëj një thirrje drejtorit të QSUT-së dhe i kërkoj përgjegjshmëri, pasi gjatë pandemisë nuk kam parë asnjë dalje, apo kontribut të tij. Nëse unë them zoti drejtor dorëhiquni, ky nuk është sulm. Do të bëj maksimumin që kjo çështje të trajtohet në Strasburg.

Për ndërrimin e vitit prisja të merrja një shpërblim, atë natë do të isha në punë, por do ta festoja të nesërmen, por unë marr pushimin nga puna. Edhe në diktaturë mjekët që nuk i donte sistemi nuk i hidhte në rrugë i dërgonte në zona të thella. Jam familjar, kam një shtëpi dhe makinë me kredi dhe banka është e ftohtë në këtë aspekt. Nëse do të më kishin thirrur dhe do më thonin se nëse prononcohesh për problemet do të pushohesh, unë nuk do ta bëja”, nënvizoi më tej Ilir Allkja./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përplasjet mes socialistëve për korrupsion/ Petro Koçi “dush të ftohtë” Artan Lames

Publikuar

-

Nga

Deputeti Petro Koçi nuk ndalet nga denoncimet për Fierin. Edhe pas dëshmisë në SPAK, ai sërish është ndalur të Kadastra e Fierit, ndonëse me një ton më të zbutur.

“Politika, në emër të qytetarëve e ka për detyrë të reflektojë e të kërkojë performancë, sipas ligjit në çdo institucion.

Kadastra, si e kam thënë edhe në analizën paraprake të zgjedhjeve është një sektor që krijoi kosto politike dhe elektorale në Fier.

Pra, politika nuk ka pse i rri larg institucioneve.

Larg institucioneve duhet të qëndrojnë korrupsioni, shpërdorimi i detyrës, tallja me njerezit, kapadaillëku dhe niveli i ulët i shërbimit.

Këto s’kanë nevojë automatikisht për SPAK. Ka nevoje në radhë të parë për ndërhyrje dhe masa administrative.

Por, ka raste që dikush duhet çuar edhe në SPAK”, ka shkruar Koçi në rrjete sociale.

Këtë reagim deputeti socialist e ka bërë pas deklaratave të Drejtoritë të  Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame, një ditë më parë nga Patosi.

Pasi Lame kërkoi që politika mos përfshihej me punët e Kadastrës, duke  thënë që me drejtimin e “anijes le të merret kapiteni”.

LEXO EDHE:  Nesër mesnata e listave

LEXO EDHE:  Merrni me vete çadrën!/ Parashikimi i motit për sot

“Pa dashur të hyj në polemika, politika ti rrijë larg këtij procesit. Të merret me vizion dhe drejtimin. Kapiteni i anijes le të drejtojë anijen, ai që mban motorin (Kadastra) le të na lënë të bëjnë punën. Ndryshe po ngatërruam rolet anija ose nuk do ecë ose do të përplaset diku. Politika të rrijë larg këtyre proceseve.

Unë vetë si drejtor i përgjithshëm i kadastrës kam çuar dhe po çoj dosje për hetim të mëtejshëm, me një arsyetim shumë të thjeshtë. Ka dy kategori dosjesh me probleme, e para mitmarrja, gjoba, futja e dorës në xhepin e tjetrin. Dhe e dyta janë problematikat e trashëguara, shit-blerjet e dyshimta, regjistrime të dyshimta, troje  të dhëna këtu e të regjistruara në vend tjetër. Kjo kërkon kohë. Me të dy këto procese po ecim. Bujrum kush të dojë le të vijë Prokurori dhe SPAK të na ndihmojë në këtë proces”, tha Artan Lame një ditë më parë, i pyetur nga gazetarët në lidhje me akuzat e deputetit Petro Koçit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Horoskopi për ditën e sotme, 31 korrik 2021

Publikuar

-

Nga

Horoskopi i ditës, 13 nëntor 2020

Dashi

Një premtim i caktuar romantik që do të bëni këshilloheni që ta mbani sot. Në rast të kundërt rrezikoni të humbisni kredibilitetin. Sa i përket aspektit financiar, gjasat janë që të keni zhvillime pozitive nëse tregoni zgjuarsinë e nevojshme.

Demi

Ka raste kur edhe ju, të cilët jeni të duruar dhe të disiplinuar prireni të zemëroheni me diçka. Sot mund ta humbisni plotësisht në lidhje me një person të caktuar. Fantazia është e mirë brenda arsyes, por shumë do t’ju sjellë zhgënjim.

Binjakët

Më mirë vonë se sa keq është kryefjala e ditës. Ka kaq shumë gjëra të reja që janë duke ndodhur sot. Takimet e reja premtojnë shumë dhe duket se parashikojnë diçka të mirë për të ardhmen.

Gaforrja

Diçka e madhe mund të ndodhë pranë jush ose zonës ku banoni. Ndoshta do t’ju duhet të qëndroni pak më shumë në shtëpi. Përdoreni këtë moment për të bërë diçka krijuese në aspektin sentimental.

Luani

Ju keni talente të fshehura që mund t’ju zbulohen sot. Ndoshta bashkëpunimi me dikë të ri ju bën të bëni gjëra që nuk i kishit menduar kurrë. Nuk keni nevojë të ndërmerrni veprime tani. Kënaquni me potencialin tuaj të pashfrytëzuar.

Virgjëresha

Ju jeni një individ i sjellshëm, i kujdesshëm. Sot shqetësimi juaj për të tjerët mund të jetë aq i fortë sa të ndërmerrni hapa për të bërë diçka konkrete për ata. Ju mund të dëgjoni për një kauzë të denjë që do të përfundojë për shkak të mungesës së gatishmërisë tuaj.

Peshorja

Sot mund të zhvilloni një kuptim më të thellë të asaj që është me të vërtetë e rëndësishme për ju. Ju mund të habiteni nga ajo që zbuloni. Ndoshta ju është dashur pak kohë për ta mësuar këtë, por tani nuk ka më kthim mbrapa.

LEXO EDHE:  Gjermania shtrëngon masat/ Vendos kufizime të reja për grumbullimet, baret dhe restorantet

LEXO EDHE:  Trump optimist për fitore/ Rezultatet kanë qenë fenomale, janë në favorin tonë

Akrepi

Ju mund të jeni të ftuar në një festë ku pritet të hapet një botë e tërë ngjarjesh të reja dhe emocionuese. Ju mund të ribashkoheni me një mik të mirë nga e kaluara juaj i cili mund të hapë të gjitha llojet e dyerve profesionale për ju. Jini të hapur për këdo që takoni.

Shigjetari

Ndonjëherë është më mirë të jesh me fat sesa i zgjuar. Këtë do ta mësoni sot pasi fati i mirë ju vë në vendin e duhur në kohën e duhur. Mund të takoni dikë që bën një ndryshim të madh në karrierën tuaj.

Bricjapi

Jini të hapur për çdo ftesë që ju vjen ose për çdo person të ri që takoni. Ndryshimi është në ajër për ju dhe ju duhet vetëm të jeni pranues në mënyrë që të ndodhë. Eksploroni të gjitha interesat tuaja dhe besoni në intuitën tuaj.

Ujori

Sot mund të zgjoheni dhe të kuptoni se ka vend serioz për përmirësim. Ndërkohë, ka shumë që mund të bësh duke pastruar rrëmujat dhe duke riorganizuar raftet e librave në një mënyrë më tërheqëse. Në dashuri sot mund të keni shumë fat.

Peshqit

Qielli është kufiri sot, ndërsa zbuloni se dikush diku ka disa ndjenja shumë pozitive për ju. Duket se do të kapeni në befasi nga ekstravaganca e zjarrit të tyre. Ata mund t’ju premtojnë tokën dhe hënën, por derisa t’i merrni ato, mos u ngutni për asgjë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çfarë qëndron pas ultimatumit të ambasadores/ Ngjela nxjerr prapaskenat e forta

Publikuar

-

Nga

Çfarë qëndron pas ultimatumit të ambasadores/ Ngjela nxjerr prapaskenat e forta

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar lidhur me ultimatumin që Yuri Kim i dha Lulzim Bashës për të mos lejuar futjen në Parlament të Sali Berishës.

Nëse Basha do që të shpëtojë veten, ai ka vetëm një rrugë, duhet të japë dorëheqjen shtoi ai.

Postimi i Ngjelës

Politika amerikane sot, e njësoi Sali Berishën me Enver Hoxhën.

Hoxha iu tha shqiptarëve: “Ne hamë bar dhe nuk e pranojmë imperializmin amerikan’”. Dhe ambasadorja Yuri Kim e përdori sot këtë si figurë rikujtuese të historisë komuniste në Shqipëri, kur i perifrazoi Bashës ngrënien e barit për të shpëtuar nga forca e ligjit Sali Berishën.

E pra, a e shpëtoi dot komunizmin hoxhizmi, duke i dhënë popullit bar për të ngrënë?

Në fakt, na duhet të kujtojmë se, kur falimentoi hoxhizmi, në vitin 1990, ai nuk mbijetoi dot duke ngrënë bar, por u dorëzua në Uashington.

Këtë i kujtoi ambasadorja Yuri Kim Bashës sot për Saliun, kur i tha se Partia Demokratike “nuk duhet të hajë bar për fatin e një deputeti” – domethënë për fatin e Sali Berishës.

Një humor shumë i thellë historik, ky…

Madje, përderisa ajo përmendi Partinë Demokratike, donte të thosh, me nëntekst, se, edhe Partia e Punës shkoi të hante bar, sipas urdhërit të Enver Hoxhës, por falimentoi.

Normal, zoti Basha, shkoni të hani bar, dhe mos ia e dorëzoni Saliun ligjit, por fundin e Enver Hoxhës do të keni edhe ju – ky ishte nënteksti i brilancës së Yuri Kim-it.

LEXO EDHE:  Facebook pezullon llogari të rreme ruse

LEXO EDHE:  Trump optimist për fitore/ Rezultatet kanë qenë fenomale, janë në favorin tonë

Por, këta të korruptuar, a do të mund ta shpëtojnë dot gjënë e vjedhur, duke ngrënë bar?

Është për të qeshur…

Po Basha, çfarë mund të bëjë?

Nëse Basha nuk do të mund të shkëputet dot nga Saliu, atëherë ai do të jetë skllav i pasionit patologjik të Saliut.

Në fakt, duket sikur Basha nuk mund të  shkëputet dot prej Saliu, dhe do ta çojë partinë ”të hajë bar”.

Po Partia Demokratike, a do të hajë bar për të shpëtuar Saliun?… Dhe, me këtë lloj arsyetimi, mund të vijosh të tallesh gjatë gjithë kësaj nate.

Humor shumë të bukur ka bërë ambasadorja Kim, dhe sigurisht që ngrënia e barit është proces.

Por, kjo tregon se do të kemi një proces të bukur antikorrupsion në Shqipëri.

Dhe, befas, këtu na del edhe kjo pyetje: Vetë Basha, çfarë do të bëjë?

Nëse Basha do që të shpëtojë veten; ai ka vetëm një rrugë: duhet të japë dorëheqjen.

Në këtë rast, ka ende mundësi për të ndenjur në politikë.

Bashkimi në stallën e Saliut, për të ngrënë bar, është rruga drejt akuzës penale, në një gjyq penal, edhe për Bashën, sepse korrupsioni do të shkallmohet tërësisht në Shqipëri.

Dhe ky shkallmim, nuk mund të shmanget…

 

LEXO TE PLOTE