LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Caktimi i drejtuesve në qarqe/ Paloka: Çështje ditësh, do përcaktohen në bazë të interesave

5 Janar 2021, 13:06, Politikë CNA
Caktimi i drejtuesve në qarqe/ Paloka: Çështje ditësh, do

Nënkryetari i Partisë Demokratike, zoti Edi Paloka u shpreh në Euronews Albania se zgjedhja e drejtuesve të qarqeve në PD është çështje ditësh.

Sipas tij, përzgjedhja e drejtuesve të qarqeve është një çështje teknike, që do të përcaktohet në bazë të interesave direkte të opozitës.

?Nuk është kjo gjëja më rëndësishme sot. Këto janë probleme të organizimit të opozitës. Ne gjejmë kohën edhe mënyrën më të përshtatshme për të bërë lëvizjet tona. Janë përgatitje të strategjisë dhe taktikës që opozita do të ndjekë. Në këtë kuadër edhe drejtuesit e qarqeve që do të caktojë PD dhe formula e koalicionit janë të lidhura më njëra-tjetrën. E rëndësishme është që opozita nuk ka ndaluar për asnjë moment, për 8 vjet së bëri opozitë në të gjitha format që i duhet të bëjë opozitë. Çështja e drejtuesve të qarqeve është çështje ditësh, ngelet një çështje teknike, që do të përcaktohet në bazë të interesave direkte të opozitës?, u shpreh ai.

?Puna e Partisë Demokratike dhe opozitës në tërësi nuk ka ngecur, pasi aktiviteti politik qoftë i degëve të PD apo drejtuesve të PD dhe i opozitës në përgjithësi ka vazhduar me ritmet e një fushate. Ne jemi jo-zyrtarisht në fillimet e fushatës elektorale?, tha ai më tej.

Paloka theksoi se sa më parë të dalin emrat aq më shumë edhe qytetarët do të lidhen me drejtuesin politik.

?Sa më parë të dalin emrat në kuptimin që ju e thatë aq më shpejt dhe qytetarët do të lidhen me personazhin, apo drejtuesin politik të qarkut?, tha ai.

Për deklaratën e Fatmir Mediut, se procesi i përzgjedhjes së drejtuesve në qarqe është i vonuar, zoti Paloka tha se PD nuk mund të nxitohet për një proces të tillë.

?Është normale dhe unë dhe brenda PD-së duam që këto piketa të vihen sa më parë, por fakti që i vonojmë edhe disa ditë që të arrijmë në një rezultat më optimal, nuk dëmton përkundrazi. Nëse do të nxitoheshim dhe hajde i caktojmë këto dhe bëjmë edhe koalicionin pa bërë llogaritë, kjo do të ishte e dëmshme sesa e dobishme?, u shpreh ai. /euronews

Lajmet e fundit nga