Politikë
Bushati del krah Ramës/ Këto janë tre vendimet për të cilat e mbështes

Analisti Andi Bushati, i cili është një ndër kritikët më të mëdhenj të kryeministrit Edi Rama, ka treguar tre vendime të këtij të fundit, me të cilat bie dakord.
Teksa po fliste për marrëdhëniet e Albin Kurtit Kosovën me ndërkombëtarët, Bushati u ndal te Rama dhe tregoi tre qëndrime të këtij të fundit që i pëlqejnë.
“Mendoj që jo sepse besoj që ne duke mos qenë një shtet me ushtri të madhe e me arsenal të fortë ekonomik, kemi dinjitet si vlerë.
Mendoj që dinjiteti është një gjë e rëndësishme në politikë. Berati dha ca shtete si shembuj që i janë përkulur Amerikës. Unë po bëj të kundërtën dhe po e nis nga Shqipëria. Mendoni ta bënim këtë diskutim kur Robert Gelbard thoshte UÇK është organizatë terroriste dhe të ngrinim këtë frymën që do na shkrijnë se po i dalim kundër Amerikës.
Unë jam kritik i madh i Ramës ju e dini, por jam me Edi Ramën, në pikën kur i del një kaubojs rrugës, dhe nuk ndryshon politikën e Shqipërisë për Palestinën, dhe thotë jo, tradita e shtetit shqiptar është kjo.
Jam gjithashtu me Edi Ramën kur i kërkon për hallin e vet më të madh shteti më i fortë i botës të fusi këtu armët kimike, dhe ai nuk pranon dhe nuk paguan as koston për këtë. Pra nuk kemi pse rendim për të qenë servilët e parë të SHBA-së në këtë glob”, deklaroi analisti në emisionin “Open”./ CNA.al