LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Votimi i emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit/ KQZ ngre grup pune, ja mënyrat që do të përdoren

4 Janar 2021, 13:23, Aktualitet CNA
Votimi i emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit/ KQZ ngre grup pune, ja

Votimi i emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit duket se është një nga sfidat kryesore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Për tiu bazuar ndryshimeve që janë bërë në Kodin Zgjedhor, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka ngritur grup pune për vlerësimin e mundësisë për votimin nga jashtë vendit në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021, të shtetasve që kanë vendbanimin e përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Për të krijuar një listë të zgjedhësve që votojnë jashtë vendit, KQZ ka hartuar disa mënyrë. Së pari, procedurat që do të ndiqen, pra lista e zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit përfshin vetëm zgjedhësit me vendbanim jashtë vendit, që kanë regjistruar adresën në RKGJC dhe deklarojnë vullnetin për të ushtruar të drejtën e votimit, sipas rregullave të parashikuara në zbatim të nenit 24 të Kodit Zgjedhor.

Së dyti, është fushata informuese e KQZ-së. Pra KQZ përmes reklamave televizive të transmetuara në media dhe portale, do të informojë zgjedhësit me banim jashtë vendit për procedurat e regjistrimit, të drejtat dhe detyrimet e tyre në këtë proces, dhe për adresën e-mail të KQZ-së ku shtetasi mund të paraqesë ankesë në rast të mos-konfirmimit të kërkesës për të votuara nga jashtë vendit.

Po ashtu është menduar edhe ndjekja e modelit të disa vendeve të tjera që e aplikojnë votën e emigrantëve, mes të cilave Bosnjë Hercegovina, Sllovenia dhe Austria./CNA.al

Lajmet e fundit nga