Aktualitet
“Tatimi mbi fitimin është bërë zero”/ Braçe thirrje fermerëve: Pajisuni me NIPT që të merrni naftë pa akcizë

Zv/kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe i është drejtuar me një thirrje të gjithë fermerëve këtë vit të ri për t’u pajisur me NIPT.
Zyrtarisht tashmë nga 2021 për fermerët nafta do jetë pa akcizë, taksë qarkullimi e karboni. Braçe kërkon nga fermerët të regjistrohen dhe pajisen me NIPT që të mund të përfitojnë, pasi ndryshe nuk munden.
Po ashtu Braçe thotë se nga ky ligj i ri përfitojnë edhe ata që kanë sera për pjesën e punimit të tokës.
“PUNE MBARE
NE DIVJAKE
Lakra sallate, “sallata koke” sic i thone bujqit apo “ajsberg” sic i thone mondanet e supermarketeve te shtrenjta ne Tirane, po behet gati ne sera e ne fushe!
Eshte produkti i pare masiv i ketij viti qe do shkoj per eksport! Nderkohe, nje lutje per cdo bujk ne divjake e lushnje, edhe me tej: rregjistrohuni, paisuni me nipt dhe merrni naften pa akcize, takse qarkullimi, takse karboni!
Perfitojne edhe ata qe kane sera per pjesen e punimit te tokes! Bejeni tani dhe ulni kostot e punes e produktit tuaj. Idiotet qe ju thane se do ju vinim kase tek toka nuk jane me;
Mbi te gjitha, deri ne 140 milion leke xhiro ne vit, TATIMI MBI FITIMIN ESHTE BERE ZERO! Rregjistrohuni e merrni naften”, shkruan Braçe./CNA.al