Connect with Us

Rama sot në Vlorë/ Qytetari “i nxjerr bojën”, tregon fotot e gjendjes së rrugëve jashtë ERTV

Aktualitet

Rama sot në Vlorë/ Qytetari “i nxjerr bojën”, tregon fotot e gjendjes së rrugëve jashtë ERTV

Publikuar

-

Presidenti bllokon investimet në Vlorë/ Rama: Të qash e të qeshësh! Duhet të presim Ilir Metën

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar disa foto nga rajoni numër 5 i qytetit të Vlorës, ku duket gjendja e mjerueshme e rrugëve.

Sipas mesazhit të qytetarit dixhital, asnjë kryetar bashkie dhe as deputeti nuk ka investuar kurrë në këtë zonë, por vetëm kanë kërkuar votën e qytetarëve në kohë zgjedhjesh.

Kujtojmë se ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme disa zona të qytetit të Vlorës, në kuadër të projekteve rehabilituese.

Postimi i Berishës:

“Shikoni rajonin nr 5 te Vlores jashte ERTV dhe 3D!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje Z. Berisha !
Se pari uroj qe viti 2021 te jete nje vit i mbare per ju dhe familjen tuaj gjithashtu dhe per gjithe shqipetaret. Pavaresisht situates qe po kalon vendi yne, shume ankesa nuk kane fund, por gjjthmone ka vend ku mund te behet me mire. 2021 nuk ka ardhur me shume ndryshim ne rajonin nr.5 ne qytetin e Vlores. Si banor i lagjes Kushtrimi dhe i rajonit nr.5 shpreh permes ketij mesazhi nje ankese, ku asnje kryetar bashkie deri me sot, as dhe deputeti yne nuk ka levizur milimentrin per te vene dore, vijne per te kerkuar voten e qytetarit dhe pas zgjedhjeve arroganca institucionale e bejne kete zone sikur nuk ekziston. Shqetesimi yne nuk ka gjetur zgjidhje ne asnje nivel institucional te qytetit te Vlores duke perfshire edhe Bashkine e Vlores,deputeti nuk shkel ndonjeher tek ne. Shpresoj qe 2021 te jete nje vit ndryshimi per Shqiperine dhe Vloren dhe per ne infrastrukturen e kesaj zone duke sjelle nje lirshmeri levizje per banoret duke lehtesuar sadopak dhe nga situata e veshtire. Me poshte po iu dergoj fotot.
Me respekt rajoni nr.5, Vlore !

LEXO EDHE:  30 vjet LDK/ Berisha: Ditë historike për mbarë kombin shqiptar

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ministri gjerman për Europën/ “Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut”

Publikuar

-

Nga

Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth ka bërë thirrje që procesi i negociatave për Shqipërinë të ndahet nga procesisë për Maqedoninë e Veriut.

Sipas Roth, çështja duhet trajtuar në mënyrë bilaterale, pa bllokuar ecurinë përpara.

 “Ju lutem lejoni që çështjet dypalëshe të trajtohen në mënyrë bilaterale, pa bllokuar ecurinë përpara të BE. Le të mendojmë në mënyrë strategjike dhe të kuptojmë nevojën për të përmbushur detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Nuk ka asnjë interes duke e lënë vakum strategjik. Faleminderit”, shkruan Roth./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Negociatat/ Raportuesja e Shqipërisë për në PE: Rruga e pranimit duhet të pasqyrojë progresin

Publikuar

-

Nga

Ligji antishpifje/ Eurodeputetja: Të zbatohen rekomandimet e Venecias për një media të lirë

Raportuesja e Shqipërisë për në PE, Isabel Santos, ka deklaruar se rruga për anëtarësimin e Shqipërisë duhet të pasqyrojë progresin e bërë.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Santos se është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë.

Moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Rruga e pranimit duhet të pasqyrojë progresin e bërë nga vendi. Vullneti i mirë i popullit shqiptar ndaj Bashkimit Evropian gjithashtu e meriton këtë zhvillim”, shkruan Santos./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngjela zbulon çfarë pritet të ndodhë deri në shtator me Shqipërinë/ Çfarë interesi ka SHBA

Publikuar

-

Nga

Ngjela zbulon çfarë pritet të ndodhë deri në shtator me Shqipërinë/ Çfarë interesi ka SHBA

Avokati Spartak Ngjela shkruan se Shtetet e Bashkuara ndërhynë drejtpërsëdrejti në çështjen e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian dhe sipas tij, tani mendohet se gjithçka do të shkojë drejt miratimit.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, është edhe interes i madh amerikan.

Sipas Ngjelës, antarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, e forcon së tepërmi pozitën amerikane në Ballkanin Perëndimor, në konfliktin e saj me politikën ruse. Dhe kjo do të jetë një politikë e re.

Gjithashtu avokati shkruan se kjo kohë, deri në muajin shtator 2021, pritet të jetë shumë e rëndësishme në favor të Shqipërisë.

Aktiviteti i fuqishëm proshqiptar i presidentit amerikan Joe Biden, ka sjellë frymë të re për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Tani shqiptarët janë plotësisht në kohën e tyre.

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, është edhe interes i madh amerikan. Por, në këtë kohë, pas rrëzimit të ish presidentit Trump, çështja shqiptare, e cila ishte errësuar prej Trump-it, erdhi për t’u lartësuar bashkë me ndryshimin drastik të politikës amerikane, me një frymë të re bashkëpunimi parësor kundrejt Bashkimit Evropian.

Si pasojë e këtij procesi, antarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, e forcon së tepërmi pozitën amerikane në Ballkanin Perëndimor, në konfliktin e saj me politikën ruse. Dhe kjo do të jetë një politikë e re.

Por, në këtë kohë, në funksion të pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, është edhe imponimi me forcë që politika amerikane, me Joe Biden, i bëri Rusisë. Takimi Putin Biden e tregoi hapur dhe qartë këtë.

Nisur nga pozitat e forcës ndaj Rusisë, dhe pas rrëzimit të Trump-it, tani çështja shqiptare në Ballkanin Perëndimor kuptohet se është një çështje kryesore.

Këtu vjen tani dhe arsyetohet edhe ndërhyrja që politika amerikane, me anë të sekretarit të shtetit Blinken, i bëri këto ditë kërkesë të veçantë Bashkimit Evropian në lidhje me çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Pikërisht për këtë, kjo kohë, deri në muajin shtator 2021, pritet të jetë shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Dhe, sigurisht, në favor të saj.”-shkruan Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE