Connect with Us

Përhapja e Covid-19 në shkolla/ Basha me gjimnazistët: Nuk u mor asnjë masë

Politikë

Përhapja e Covid-19 në shkolla/ Basha me gjimnazistët: Nuk u mor asnjë masë

Publikuar

-

Kryetari i PD, Lulzim basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me një grup gjimnazistësh me të cilët diskutoi problematikat e arsimit parauniversitar. Shqetësimi i parë që ngritën gjimnazistët ishte ai i pandemisë së COVID-19.

Gjimnazisti Samuel Basha tha: “ Zoti Basha përshëndetje, unë quhem Samuel Basha. Jam maturant në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” dhe doja të shtoja diçka në lidhje me problemin e COVID-it nëpër shkolla. Kam vënë re se nuk njoftohemi, duke na vënë në rrezik ne, familjarët tonë dhe gjithashtu duke u kthyer në vatër infeksioni.”

Për këtë shqetësim, Basha tha: “Është një problem i përsëritur. E dëgjoj kudo. Dhe padyshim një nga gjërat e para që duheshin marrë, masat e para që duheshin marrë, duhet të ishte siguria shkollave.
Ndoshta e mbani mend më 29 shtator, kur ne shpalosëm një plan me 5 hapa kundër krizës dhe hapi i dytë pas shëndetësisë që kishte të bënte me spitalet dhe me të sëmurët, kishte të bënte me arsimin. Që shkollat tona t’i bënim të sigurta. Dhe propozuam disa hapa.

Hapi i parë: Testimin masiv dhe pastaj periodik të mësuesve.

Hapi i dytë, subvencionimin e plotë dhe mbikqyrjen e dezinfektimit periodik të ambienteve shkollore.

Hapi i tretë, vaksinimi masiv për gripin sezonal që të mos i mbivendosej komplikacioneve që sjell pastaj infektimi me koronavirus. Dhe po kështu pajisja me ato mjetet mbrojtëse që nga dezinfektanti, tek maskat sepse shumica dërrmuese e familjeve shqiptare e kanë të vështirë, shumë prej tyre të pamundur t’i sigurojnë ato.
Me marrjen e këtyre masave, sigurisht nuk do ta eleminonim tërësisht rrezikun, por jam i bindur që do të reduktojë në mënyrë të ndjeshme. Asnjë prej këtyre masave nuk u mor dhe s’ka si të merret nga një qeveri që prej 7 vite në pushtet nuk ka siguruar as ujë të rrjedhshëm.
Në 70% të shkollave të Shqipërisë nuk ka ujë të rrjedhshëm ku hapi i parë kundër pandemisë, por hapi i parë edhe për higjenën personale, është larja e duarve edhe pa pandeminë.
Megjithatë dua t’ju them se këto dështime dhe pastaj përgjigjet pa plan, kaotike siç ishte ajo e kalimit nga regjimi normal mësimor në rregjimin e pjesshëm, që ndodhi brenda 24 orëve, kur 24 orë më parë kryeministri tha nuk ka problem, shkollat kështu siç janë, pas 24 orësh del ministria vetë dhe tha jo duhet mbyllur dhe duhet filluar pjesërisht, këto do të marrin fund.”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

‘Nuk duam t’i lexojmë marrëzitë e tij’/ Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD ‘braktisin’ Bashën

Publikuar

-

Nga

‘Nuk duam ti lexojmë marrëzitë e tij’/ Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD ‘braktisin’ Bashën

Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, dhjetëra anëtarë të Kryesisë, Këshillit Kombëtar dhe themelues të PD-së kanë kërkuar njëzëri dorëheqjen e Lulzim Basha nga posti i kryetarit.

Megjithatë, nga Basha nuk ka pasur asnjë reflektim, ndërsa kryetari vijon me propagandën e tij se beteja sapo ka filluar.

Pas dorëheqjes së sekretarit organizativ Sahit Dollapi, demokratët kanë filluar të braktisin Bashën njëri pas tjetrit.

CNA.al mëson se në grupin e Whatsapp-it të Këshillit Kombëtar të PD, ku shpërndahet propaganda e SHQUP-it, anëtarët kanë filluar të largohen njëri pas tjetrit.

LEXO EDHE:  “Teatër i shëmtuar në parlament”/ Arta Marku me “pranga” ?

LEXO EDHE:  Çuni i Fahri Balliut akuza PS dhe Veliajt/ “Heronjtë e unazës nuk i bën dot pis”

Mësohet se nga grupi është larguar jo vetëm Sahit Dollapi, por edhe anëtari i Këshillit Kombëtar Darien Xhindoli, i cili ka qenë kandidat për bashkinë e Lushnjes.

Ky largim i demokratëve vjen vetëm një ditë para se Basha të mbledhë Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar ku do të analizohet rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit  në çdo qark.

Kjo tregon edhe një herë se varka e Lulit tashmë është në mbytje e sipër dhe koha do tregojë që do e braktisin të gjithë një nga një./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Njerëz si ty duam të na drejtojnë”/ Luljeta Bozo: Do të jem zëri i qytetarëve në Parlament

Publikuar

-

Nga

“Njerëz si ty duam të na drejtojnë”/ Luljeta Bozo: Do të jem zëri i qytetarëve në Parlament

Inxhinieria Luljeta Bozo, një nga zërat kryesorë gjatë periudhës së tërmetit ka treguar se si ka marrë qindra falenderime nga ana e qytetarëve për për këshillat e dhëna gjatë asaj periudha.

E ftuar në emisionin ‘Fol me mua’ Bozo ka treguar se si qytetarët e ndalonin në rrugë për ta falenderuar ndërsa tha se kishin dëshirë dhe besim se do të ishte zëri i tyre në Parlament.

“Unë jam mbushur domethënë jam habitur, por edhe jam mbushur plot me energji dhe me një gëzim që nuk e blej dot me asnjë gjë që mbas tërmetit unë ecja vetëm 10 m dhe do të takoja një ‘Ku je Luljeta, ku je inxhiniere, ku je profesore’. Falenderime pafund dhe urime që i kisha qetësuar dhe që shprehën dëshirën njerëz si ty duam të na drejtojnë. Domethënë kishin një dëshirë dhe kishin një besim që unë po të shkoj në Parlament jo se do të bëj përmbysje se nuk bën përmbysje asnjë njeri, por unë zërin e tyre do ta çoj. Kjo është e sigurtë, për këtë janë të sigurtë ata.

Çdo shqetësim që ka një grup shoqëror dhe e ka të argumentuar gjithmonë me fakte dhe njëkohësisht ai që e ka atë shqetësim shikon dhe një rrugëzgjidhje ai e bën një rrugëzgjidhje me mendjen e vet që duhet të bëhët kjo. Se atij që i pikon çatia e di sesi duhet ta riparojë, edhe ai e di që kjo punë nuk ecën, por po të bëj  këtë gjë, po ta rregulloj me ligj do eci çdo gjë mirë.

Kështu që ai mendim i pjekur nuk po them nga një person, por një grupim mund të jetë grupimi i pensionistave që kanë problemet, rinia, gratë, gratë biznesmene, përjashtuar nga tërmeti po kanë problemet e përditshme që ka Shqipëria. Kështu që ajo më shtyu të them të drejtën se unë nuk jam marrë me politikë, plus edhe vlerësimi që ishte maksimal nga ana e Kryeministrit që më bëri ftesën”, u shpreh inxhinieria Bozo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha i quajti shërbëtorë të Ramës/ Reagon anëtari i KAS: S’kam pasur presion

Publikuar

-

Nga

Basha i quajti shërbëtorë të Ramës/ Reagon anëtari i KAS: S'kam pasur presion

Anëtari i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), Ledio Braho, i është përgjigjur akuzave të opozitës se janë shërbëtorë të kryeministrit Edi Rama.

Braho mohoi akuzat dhe tha se pavarësisht se është propozuar nga PD nuk ka pasur asnjë presion nga askush. Ai deklaroi në Report Tv se KAS është i depolitizuar.

Unë nuk kam pasur asnjë presion apo shtysë, dhe pse jam propozuar nga PD. Kodi Zgjedhor, pas Reformës Zgjedhore të fundit ka parashikuar që të gjithë anëtarët e KQZ janë të depolitizuar, por kryetari i opozitës, nisur edhe nga vendimmarrjet e fundit që refuzojnë marrjen e provave shtesë, apo për fletën e votimit, apo shfrytëzimit të votave, patjetër që e konsideron si vendimmarrje politike,që kanë marrë shumicën e votave“, u shpreh anëtari i KAS, ndërsa zbuloi se të hënën do të shqyrtohet ankimimi për qarkun e Beratit.

LEXO EDHE:  “Teatër i shëmtuar në parlament”/ Arta Marku me “pranga” ?

LEXO EDHE:  Tregoi dje adresën ku mund të gjendej punë/Rama jep sqarim, zhgënjen shqiptarët

Ditën e hënë në 10 do të vijohet me qarkun e  Beratit nëse KQZ do i ketë bërë gati, në rast të kundërtën do vijohet me qarkun e Vlorës, dhe po presim provat për Gjirokastrës“, theksoi Braho./ CNA.al

LEXO TE PLOTE