Connect with Us

Paralajmëron Pipero/ Gjysma e dytë e janarit do ketë shtim të rasteve, duhet të jemi në alert

Shëndeti

Paralajmëron Pipero/ Gjysma e dytë e janarit do ketë shtim të rasteve, duhet të jemi në alert

Publikuar

-

Paralajmëron Pipero/ Gjysma e dytë e janarit do ketë shtim të rasteve, duhet të jemi në alert

“Unë besoj se gjysma e dytë e janarit do të ketë një shtim të rasteve”. Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme mjeku infeksionist Pëllumb Pipero.

Mjeku tha në Abc News se të paktën për 2-3 muajt e ardhshëm duhet të jemi në alert dhe duhet të kemi shumë kujdes.

Infeksionisti pretendon se virusi do të jetë i pranishëm në vendin tonë derin në fund të këtij viti, ndaj kërkoi vëmendje dhe kujdes.

Unë besoj se gjysma e dytë e janarit do të ketë një shtim të rasteve, se sa do të shkojnë nuk e di, nuk mund ta them, por duhet të jemi të përgatitur natyrisht dhe duhet doemos dhe të paktën dhe 2-3 muaj të tjerë duhet të jemi në shumë alert për të mundësuar uljen e dëmit të këtij virusi. Kur thashë 2-3 muaj, thashë për vëmendje të shtuar por deri nga fundi i vitit do të vazhdojmë të përballemi”, theksoi Pipero./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Varianti “Mu”/ Mjeku epidemiolog: Duhet të vaksinoheni për të shmangur rreziqet e mëdha

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Mjeku epidemiolog Fabian Cenko është shprehur se vaksina është aleatja më e fortë kundër Covid 19.

I ftuar në emisionin Radari Informativ, me Jonida Shehun, Cenko tha se në javët në vazhdim do të shikohet shkalla e imunitetit të kritjuar në Shqipëri.

Unë mendoj që një informacion që do na ndihmojë të kuptojmë se kush do jetë ecuria e këtij varianti në javët në vazhdim është edhe shkalla e imunitetit në Shqipëri.

Edhe pjesa e popullatës që do preket do ishte më e vogël në rast se shkalla e imunitetit është e lartë.



Imuniteti natyral i sëmundjes është më i fortë ndërsa të tjerët duhet të veprojnë që të vaksinohen sepse rreziqet janë të mëdhaja”, ka thënë Cenko.

LEXO EDHE:  Paralajmëron Basha/ “Kam rekord ekstradimesh, kush përpiqet të arratiset…”

LEXO EDHE:  Topalli “shuplakë” Bashës/ Ka zhdukur të djathtën nga skena e politikës, ndrydhi PD-në

Përsa i përket variantit të ri, “Mu” që po qarkullon në disa vende të botës, mjeku është shprehur se duhet të aplikojmë më të mirat që dimë kundër virusit.

Duke iu referuar variantit dhe imunitetit, ajo që autoritetet shëndetësore në botë inkurajojnë për frenimin e virusit, është pikërisht kjo që sa më pak të shpërndahet sëmundja, aq më pak krijohet mundësia për mutacione. Ajo që mund të bëjmë është të aplikojmë më të mirat që dime.

Shqetësimi jonë është edhe në bazë të asaj që kaluan. Rastet e reja janë më pak gjë që do të thotë se vaksina është aleatja jonë e vet”, u shpreh mjeku Cenko./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Imuniteti natyral apo vaksina?/ Mjeku Domi shpjegon se kush garanton më shumë mbrojtje nga Covid

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Arban Domi, drejtuesi i Departamentit të Zhvillimit të Vaksinave pranë kompanisë “Geovax” në Georgia të SHBA-ve, ka folur për situatën Covid në vendin tonë dhe imunitetin natyral.

Në një prononcim për Fax news, për sa i përket varinatit Delta, mjeku tha se ishte e pashmangshme futja e këtij varinati në vendin tonë, mirëpo ajo që mund të bëhej më mirë ishte gjurmimi i kontekteve të para.

“Delta do hynte në një mënyrë apo një tjetër në Shqipëri, pavarësisht nga testet apo kontrollet. Ajo që mendoj se do të kishte qenë më e kontrolluershme do të kishin qene numrat në fillim, dhe të ndiqeshin personat në kontaktin e parë. Besoj do të ishte kontrolluar pak më mirë. E përsëris që numrat nuk janë shumë të rëndësishme sa janë shtrimet në spital apo vdekjet. Për momentin për fat të mirë në Shqipëri janë relativisht të kontrollueshme dhe të ulëta”, tha ai.

Sipas Domit, imuniteti natyral është përgjegjësi kryesor që në Shqipëri kemi aktualisht një situatë të kontrolluar Covid, më shumë sesa vaksinimet.



“Gjithnjë e më shumë po vijnë vaksina. Unë kur them vaksina konsideroj Pfizer dhe Astra Zeneza dhe ato që hyjnë. Avantazhi në Shqipëri është pjesërisht si rezultat i vaksinimit dhe kryesisht si rezultat i imunitetit natyral, për arsye se mendohet se rreth 60-70% e popullatës ka qenë në kontakt me virusin dhe ka krijuar njëfarë imuniteti ndaj tij”, u shpreh ai.

Gjithsesi, doktori shpjegon se ana pozitive e vaksinave është se edhe pse mund të infektohesh, rreth 98% e tyre nuk shkojnë në spital dhe e kalojën lehtë virusin.

LEXO EDHE:  Paralajmëron Basha/ “Kam rekord ekstradimesh, kush përpiqet të arratiset…”

LEXO EDHE:  Pasojat e fushatës zgjedhore/ Brataj: Në 15 maj pritet të ketë rritje të rasteve me Covid-19

“Po ta shikosh jashtë, mund të quhet zhgënjim. Po ta analizosh brenda zhvillimit të një vaksine, ishte pak e papritur, por mos të harrojmë se vaksina ka filluar të bëhet në janar dhe nuk dihet shumë që entuziasmi ishte i lartë për kohëzgjatjen e anti-trupave. Mos harrojmë se Izraeli ështe shteti i parë që ka filluar vaksinimin. Siç është provuar muajin e fundit, numri i antitrupave të prodhuar nga vaksina pas 6 muajsh fillon të bjerë në mënyrë serioze, por janë dhe variantet e reja kur vaksina është dhe më pak efikase. Por ana pozitive është që megjithëse mund të infektohesh kur je i vaksinuar me vaksinat e aprovuara, prapë shumica 97-98% kanë mundësi të mos shkojnë në spital dhe ta kalojnë lehtësisht dhe numri i vdekjeve është shumë më i ulët te personat e e vaksinuar dhe të infektuar mbrapa sesa të pavaksinuarit.

Natyrali ndikon shumë, vaksina është e përgatitur nga njeriu, ndërsa imuniteti natyral është përgatitur nga natyra dhe është përshtatur me mijëra vite, që do të thotë se eshtë më optimal se një vaksinë. Të gjitha viruset më para kanë treguar se imuniteti është më i fortë se vaksinat. Të dhënat e fundit për Covid kanë treguar se personat e infektuar kanë një mbrojtje më të lartë se të vaksinuarit. Për afatgjatë, të infektuarit do të jenë shumë më te qetë. Jo në nivel infektimi, por sëmundjen do ta kalojnë shumë më lehtë, përveç rasteve të personave në moshë të thyer, apo personat me sëmundje shoqeruese”, përfundoi ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Mbi 500 raste të reja me Covid, rritet numri i viktimave

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 5991 testime, kanë rezultuar pozitivë 502  qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 4 qytetare.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 173 raste në Tiranë, 74 në Fier, 31 në Shkodër, 29 në Durrës, 24 në Kavajë, 22 në Vlorë, 18 në Kamëz, 16 në Berat, 14 në Sarandë, 11 në Lushnje, 10 në Lezhë, 9 në Kurbin, 8 në Patos, nga 6 raste në Gramsh, Rrogozhinë, nga 4 raste në Pukë, Tropojë, Përmet, Peqin, nga 3 raste në Kukës, Krujë, Dibër, Roskovec, Gjirokastër, Tepelenë, Devoll, nga 2 raste në Librazhd, Himarë, Mallakastër, Mirditë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Vorë, Mat, Divjakë, Delvinë.

Janë 12,108 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 147 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 4 qytetarë: një qytetare 55 vjeçe nga Lezha, një qytetar 72 vjeç nga Lushnja, një qytetar 72 vjeç nga Peqini dhe një qytetar 78 vjeç nga Shkodra
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 393 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 136,872 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  Topalli “shuplakë” Bashës/ Ka zhdukur të djathtën nga skena e politikës, ndrydhi PD-në

LEXO EDHE:  Pasojat e fushatës zgjedhore/ Brataj: Në 15 maj pritet të ketë rritje të rasteve me Covid-19

Statistika (06 Shtator 2021)



Raste të reja ditore 502
Të shëruar në 24 orë 393
Të shtruar në spitale 132
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 5991

Testime totale 1,082,974
Raste pozitive 151,499
Raste të shëruara 136,872
Raste Aktive 12,108
Humbje jete 2,519

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4491
Shkodër 1906
Durrës 1027
Vlorë 902
Fier 906
Lezhë 779
Elbasan 612
Berat 437
Korçë 309
Gjirokastër 293
Kukës 236
Dibër 210

LEXO TE PLOTE