Connect with Us

OFL përfundon “misionin”, deri tani vetëm 11 pasuri të konfiskuara

Aktualitet

OFL përfundon “misionin”, deri tani vetëm 11 pasuri të konfiskuara

Publikuar

-

OFL përfundon “misionin”, deri tani vetëm 11 pasuri të konfiskuara

Prej 1 janarit Operacioni Forca e Ligjit nuk i ka kërkuar llogari mbi burimin e pasurisë, personave me të shkuar kriminale, të dënuar ose të akuzuar për vepra të rënda penale apo krim të organizuar. Kështu operacioni 11 mujor përfundoi së bashku me vitin 2020 duke mos iu shtyrë afati.

I vetmi ndryshim i miratuar nga qeveria me firmë të zv/kryeministrit Erion Braçe është ai i datës 16 dhjetor, që parashikon shqyrtimin e të gjitha çështjeve që tashmë kanë mbërritur në SPAK dhe në Gjykatën e Posaçme. Nga shkurti deri në dhjetor të 2020-ës OFL ka evidentuar rreth 1500 pasuri të dyshimta nga të cilat 523 janë sekuestruar me vendim gjykate.

Formularët e deklarimit të pasurisë i kanë mbërritur rreth 600 individëve ndërsa edhe pse SPAK ka kërkuar në gjykatë konfiskim e 45 pasurive, vetëm 11 prej tyre kanë kaluar në favor të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Ndërkohë ende në fazë shqyrtimi janë edhe 56 kërkesa të tjera për konfiskim pasurie. Togat e zeza kanë hequr sekuestron për të paktën 9 pasuri, pasi nga verifikimet ka rezultuar se janë krijuar në mënyrë të ligjshme dhe jo nga të ardhura që burojnë nga aktivitetit kriminal.

LEXO EDHE:  Hetoi vrasjen e kryetares së PS/ Prokurorja me 4 apartamente, futet në rrethin e Vettingut

Sipas të dhënave të OFL-së, ka dyshime se 542 pasuri, janë në pronësi të lidhjeve familjare, miqësore dhe shoqërore të subjekteve të Aktit Normativ, të cilat janë referuar në SPAK. Nga ana tjetër Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë vendim për heqjen e sekuestrove të kërkuara nga OFL në 38 raste ose e thëne ndryshe për 128 pasuri. Ndërkohë vetë strukturat e OFL kanë arkivuar 69 dosje të subjekteve të ligjit, pasi nga verifikimet kanë rezultuar se nuk kanë pasuri./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Aktualitet

Largimi i Tritan Kalos/ Brataj: Zgjedhje personale, ka mijra ekspertë të tjerë

Publikuar

-

Nga

U shfaq entuziast për rënien e shifrave/ Brataj reagon pas “kryqëzimit”

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka komentuar largimin e mjekut Trita Kalo nga Komiteti i Ekspertëve.

Brataj tha se largimi i Tritan Kalo ishte një zgjedhje personale, për të cilën ai i shpjegoi arsyet. Ndër të tjera Brataj shtoi se Kalo ka dhënë dhe vazhdon të japë kontributin e tij gjatë gjithë jetës, por ekspertë ka pafund.

“Largimi i Tritan Kalo, zgjedhje personale. Kalo i shpjegoi arsyet e largimit nga Komiteti. Kalo ka dhënë kontribut gjatë gjithë jetës, por ka dhe mijra ekspertë të tjerë.”-u shpreh ai në intervistë për News 24./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Falsifikonin vaksinat anti-Covid/ Arrestohen 80 persona

Publikuar

-

Nga

Falsifikonin vaksinat anti-Covid/ Arrestohen 80 persona

Mbi dy mijë doza të vaksinës anticovid të falsifikuara janë sekuestruar në Kinë dhe në Afrikën e Jugut.

Lajmi është bërë i ditur nga Interpol, i cili dhe më herët ka ngritur alarmin se vaksinat do të ishin objektiv kryesor për organizatat kriminale.

Rreth 400 ampula, ekuivalente me rreth 2,400 doza të vaksinës se rreme u gjetën në një depo në Kinë së bashku me një sasi të madhe maskash. Policia arrestoi 80 persona në një fabrikë që pretendohet se prodhonte vaksinë false.

LEXO EDHE:  Shantazhi ndaj gjyqtarit të Strasburgut/ Prokurori i Tiranës në bankën e llogarisë

LEXO EDHE:  OFL ndalet në Tiranë/ Në “sitë” dy trafikantë

Hetimet vazhdojnë dhe Interpol po merr gjithashtu raporte shtesë të shpërndarjes të vaksinave false dhe përpjekjeve të mashtrimit që synojnë organet shëndetësore, të tilla si shtëpitë e të moshuarve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Një pyetje publike Monika Kryemadhit, Ilir Metës dhe LSI për inceneratorët

Publikuar

-

Nga

Caktimi i datës së zgjedhjeve/ Meta fton Kryemadhin për konsultime

Monika Kryemadhi dje në një dalje televizive në emisionin “Opinion” në Tv Klan denoncoi atë skandalin e madh që pritej dhe në fund bëri një vrimë në ujë.

Fatkeqësisht pritshmëritë ishin të mëdha se çfarë do të thoshte e do bënte Monika Kryemadhi në paralajmërimin e saj të bërë dy ditë më parë dhe në fund shkoi tek një denoncim që është bërë nga mediat. Është investiguar nga CNA.al dhe dokumentat janë publikuar të gjitha, edhe gjatë kohës kur Monika ka qenë në pushtet me Edi Ramën. Në kohën kur Lefter Koka ishte ministër, pasi skandali i inceneratorëve nuk fillon pas 2017.

Inceneratori i Tiranës është firmosur në 2017, gjithçka fillon gjatë qeverisjes Rama-Meta. Doli dhe tha ato që BIRN, CNA.al, Hashtag e shumë media të tjera i kanë shkruar më parë i kanë denoncuar. Ndërsa disa media të tjera në atë kohë në shërbim edhe të Ilir Metës nuk i denoncojnë edhe sot e kësaj dite dhe nuk i raportojnë.

Monika nxorri një tufë me letra dhe nuk bëri gjë tjetër, thjesht dhe vetën tha se Arben Ahmetaj i kishte kopsitur letrat, pra shfajësoi ish ministrin e Financave, atë aktual sot të Rindërtimit për akuzat që ishin ngritur në opinionin publik ndaj tij, kryesisht nga Partia Demokratike dhe Lulzim Basha gjatë shtatorit të vitit të shkuar i cili denoncoi publikisht inceneratorët pas këmbënguljes së fortë të medias.

Edhe Lulzim Basha, edhe Monika Kryemadhi janë kujtuar të flasin pas katër vitesh për këtë aferë korruptive që është skandali më i madh, ndoshta i 30 viteve demokraci. Thelbi i asaj që Monika duhet t’i qendronte fort ishte shkelja e madhe e ligjit që nuk ka SPAK që mund ta mbulojë as Klodian Zoton, as gruan e Mirel Mërtirit, Stela Gugallen, as inceneratorin e Elbasanit, të Fierit apo Tiranës ku në dy prej tyre ende nuk ka inceneratorë. Ai i Elbasanit kontestohet, por gjithësesi ka një fakt shumë të rëndësishëm, qeveria shqiptare ka paguar para përpara se inceneratorët të jepnin shërbim. Kjo është pika që Monika nuk e tha ashtu siç duhej. Nuk e ka thënë as Lulzim Basha, nuk i ka qendruar askush në kokë.

Kjo është pika që “varros” korrupsionin e inceneratorëve. Qeveria shqiptare ka firmosur një kontratë dhe me paratë e saj ia ka dhënë një privati i cili ka marrë ato nga taksat e shqiptarëve për të ndërtuar inceneratorët. Pra janë ofruar nga buxheti i shtetit miliona euro pa pasur një shërbim. Por, thelbi i gjithçkaje nuk qendron vetëm këtu, qendron tek fakti pse foli Monika pas katër vjetësh.

Ne kemi disa pyetje publike për të:
Së pari a ka marrë LSI apo njerëz pranë saj, fonde, shuma parash nga pronarët e inceneratorëve dhe investimet e bëra nga taksat e shqiptarëve?

A ka pasur LSI, njerëzit që firmosën inceneratorët në listat e saj si kandidatë për deputetë?

A ka marrë para zyrtarisht ose jo zyrtarisht LSI nga inceneratorët ashtu siç marrin shumë media në Shqipëri me fatura ose pa fatura.

Pse ka heshtur katër vite Monika Kryemadhi?

Pse nuk e denoncoi Lefter Kokën që në fillimin e aferës por kujtohet tani, pak javë para zgjedheve?

Këto janë disa nga pyetjet që nëse Monika nuk i jep përgjigje ne mund tja themi dhe shqiptarët do t’i mësojnë.
Jo se do mbrojmë inceneratorët, ata për ne janë një aferë e madhe korruptive dhe ne do të vazhdojmë t’i denoncojmë me dokumenta ekskluzive. Ato që Mona i valviste dje, ne kemi vite që i nxjerrim, por morali i gjithë fabulës është një:

LEXO EDHE:  Hiqet sikur punon tek SPAK/ Mbesa e Adriatik Llallës mashtron të renë për 500 €

LEXO EDHE:  Kontenieri me drogë në Portin e Durrësit/ SPAK përfundon hetimet, çon në GJKKO çështjen e bujshme

Pse foli kaq vonë Monika dhe a ka marrë para? A mund të flasë Monika për inceneratorët kur firmëtarët e tyre kanë qenë përfaqësues të LSI. Le të presim Monikën të përjigjet dhe të thotë të vërtetën./CNA.al

 

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

“Buzëkuqi” i krimit të Ramës me inceneratorin e Tiranës/ Si do mbulohet hajdutëria dhjetëra milionë euro

Koncesioni 128 milion euro/ Plas skandali në Shqipëri, kompania ndryshon emër në Hollandë

 

Thellohet skandali me koncesionin 128 milion euro/ Zbulohen të tjera dokumente

 

 

 

 

Kryemadhi “shkel me këmbë” Lefter Kokën/ Bëri aferën e inceneratorëve bashkë me Ramën

Akuza për inceneratorin e Tiranës/ Lefter Koka i përgjigjet Kryemadhit: 25 prilli do vijë furishëm

Kryemadhi kujtohet për koncesionet e inceneratorëve/ Është afera më e madhe korruptive

Afera e inceneratorëve/ SPAK vë nën hetim zyrtarë e përfitues të koncesioneve

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

 

Skandali/ Qeveria 50 milion euro kompanive pa asnjë lek

Inceneratoret marrin 47 mln euro financime nga buxheti, 14 mln shkojnë për Tiranën

 

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Skema korruptive e koncesionit të inceneratorit të Elbasanit/ Si u gllabëruan miliona euro

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Skandali në Zimbabve/ Mirel Mërtiri: Nuk jam unë Ilir Dedja

Afera e inceneratorëve/ Pse u detyrua të flasë “fantazma” Stela Gugallja?

Skandali me inceneratorët/ PD padit qeverinë në SPAK

Skandali-Basha “fle” mbi dosjen e inceneratorëve/ Bën avokatinë publike të aferës korruptive

Inceneratorët/ Pse nuk flet më Basha?

CNA denoncoi skandalin me inceneratorët/ Basha thirrje SPAK: Justifikoni ekzistencën tuaj

Skandali në Zimbabve/ Mirel Mërtiri: Nuk jam unë Ilir Dedja

 

Skandali në Zimbabve/ Mirel Mërtiri: Nuk jam unë Ilir Dedja

 

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

 

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE