Connect with Us

‘Një Bujar për t’u njohur, një Bujar për t’u mbështetur!’

Opinione

‘Një Bujar për t’u njohur, një Bujar për t’u mbështetur!’

Publikuar

-

Nga Ardi Stefa

Në të pavetëdijshmen, thuajse gjithmonë ndërlidh emra njerëzish me natyrën e tyre, karakterin a personalitetin. Me atë ç’ka jeta e tyre përfaqëson. E kështu, i kategorizoj në udhëheqës, flegmatikë, bishtnues, lozonjarë, tradicionalë, të shkarë, lakenj, të urtë, punëtorë. Ama e vërteta është se ky kategorizim nuk është gjithmonë korrekt. Por fundja, siç e thashë, është thjesht e pavetëdijshmja. Po të mos ishte e tillë, do të kish tjetër emër.

Për shembull, emrin Kreshnik apo Gjergj gjithmonë e ndërlidh me luftëtarë. Me njerëz që ecin drejt, me zë të kumbueshëm, trupmëdhenj, me sy të thellë dhe sigurisht tradicionalë. E kështu, mund të bëj kategorizime pa fund, në bazë të emrave, përcaktoj tiparet. Lojë e imja, kjo, me veten. Gjithashtu edhe emrin Bujar. Gjithmonë e lidh me njerëz fisnikë, të qetë e të matur, të drejtë, bujarë, me njerëz që përpiqen për të tjerët e japin. Natyrisht që këtë emër e lidh edhe me luftëtarë dhe fitimtarë.

Të njëjtën ndjesi kam pasur edhe kur kam dëgjuar e më pas njohur në vitin 1994 me Bujar Leskajn. Por Bujar Leskaj është një tjetër lloj luftëtari: lufton me kohën, me çastin dhe me dritën. Lufton për të shkuarën; lufton për të tashmen, lufton për të ardhmen. Për ata që nuk e njohin, është një ndër djemtë e suksesshëm të Vlorës, me një karrierë të admirueshme politike e administrative, por edhe me një ndjeshmëri të jashtëzakonshme për Vlorën e vlonjatët, për historinë e traditat e Labërisë, për personazhet më të spikatura të Vlorës, Shqipërisë e Kosovës.

I lindur në Vlorë, Bujari edhe pse shumë vite të jetës së tij i kaloi në kryeqytet, për asnjë çast nuk u shkëput nga rrënjët. Vlora i dha krahë, Vlora i dha edhe rrënjët. Vlora i dha edhe shpirtin. Për asnjë çast nuk u shkëput nga Vlora dhe njerëzit e saj, sado lart që arriti, sado karrierë të lakmueshme që pati. Nuk kishte aktivitet shoqëror, historik, kulturor, sportiv ku Bujari të mos ishte i pranishëm. Nuk kishte aktivitet ku Bujari të mos ishte kontribues. Adhurues i artit, adhurues i këngës labe, adhurues i historisë e i traditave, Bujarin do ta kishe gjithmonë aty, me fjalën e mirë, dashamirësinë, mbështetjen financiare, morale e shoqërore.

Bujari është një njeri shumë human, i ditur e shumë i lexuar, adhurues i madh i artit e i pikturës. Di të respektojë e nderojë çdo mik. I qetë, i matur, rigoroz, me mirësjelljen e tij ka hyrë në familjen e çdo vlonjati; në gëzimet, hidhërimet; u është gjendur e ka ndihmuar të gjithë ata që i janë drejtuar në ditë të vështira e për halle nga më të ndryshmet.

Asnjë mik s’ka humbur Bujar Leskaj. Përkundrazi! Miqtë e tij shtohen dita- ditës. Por sot, nuk dua të shkruaj për Bujarin si “njeri i letrave dhe i artit”, as për Bujarin si shtetar dhe kontributin e tij në krye të KLSH, as për Bujarin si pedagog dhe botimet e tij të shumta në fushën e ekonomisë, politikës, historisë, madje edhe letërsisë. As për Bujarin publicist e adhurues të historisë.

Sot dua të shkruaj për Bujarin sfidues! Për Bujarin sfidues që në vitin e mbrapshtë 1997, iu bashkua Partisë Demokratike dhe mori përsipër ringritjen e degës së shpartalluar të Vlorës. Dhe ia doli! Për Bujarin që iu bashkua Partisë Demokratike, në atë kohë kur të gjithë përfituesit nga ajo e braktisën, pasi kishin përfituar gjithçka e shumë prej saj… Për Bujarin që nuk e braktisi asnjëherë Partinë Demokratike, që t’i “ribashkohej” në finish, kur fitorja shfaqej në horizont. Nuk e bëri atëherë, nuk e bëri as në 2020-ën, kur përpara “luksit” të rikandidimit për kreun e KLSH, apo cilindo post që do të dëshironte, përzgjodhi t’i përkushtohej Vlorës dhe kandidimit për deputet me opozitën.
Sot dua të shkruaj për Bujarin fitues!

Për Bujarin me aftësi të shkëlqyera profesionale, talentin e padiskutuar organizativ, autoritetin intelektual dhe mprehtësinë politike.
Sot dua të shkruaj për Bujarin politikan dhe sfidën e tij të madhe, natyrisht edhe barrën e tij po aq të madhe që ka marrë mbi shpatulla. Ndryshe nga shumë të tjerë Bujari, nuk i mori PD, i dha! Ashtu siç i dha fitoren në 2005 kur kandidoi në një zonë të vështirë dhe fitoi.
Nuk e mohoj se ardhjen e tij në Vlorë, si drejtues politik të qarkut për PD në zgjedhjet e 25 prillit 2021, e prita me gëzim dhe entusiazëm. Sepse besoj tek ambicia e tij, tek aftësitë e tij organizative, te puna e palodhur, formimi skrupuloz, te objektivat e tij të qarta, por edhe tek natyra e tij, gjithmonë fituese.

Natyrisht që entusiazmi shoqërohet gjithmonë edhe me frikën, se mos, të entusiazmuar nga ardhja e tij, nga aftësitë dhe autoriteti i padiskutueshëm i tij, “bashkëpunëtorët” do të bien “në qetësi” dhe do t’ia lënë atij të gjithë barrën dhe peshën e fushatës. Por Bujari di si t’i bëjë për vete njerëzit. Si t’i respektojë e t’u vërë në pah vlerat. Di si t’i bëjë njerëzit bashkëpunëtorë, t’i motivojë e inkurajojë. Ai tashmë është kthyer plotësisht në Vlorë. I ndërgjegjshëm për përgjegjësinë e madhe që ka marrë në emër të PD, ai është rikthyer në qytetin e tij të lindjes, ku gëzon autoritet dhe respekt të padiskutuar nga të gjithë vlonjatët.

LEXO EDHE:  “Kam parë lëndim në sytë e nënës”/ Kodheli: Politikën përpiqem ta lë jashtë derës së shtëpisë

I ndërgjegjshëm për përgjegjësinë e madhe që ka marrë, ai për asnjë moment nuk fjeti mbi dafina, por përveshi mëngët e iu shtrua punës që në Vlorë dhe nga Vlora të bëhet kthesa e madhe. Ardhja e tij në “bastionin” e së majtës, në bastionin, që për shumë të tjerë do të dukej si “mision i pamundur”, bëri që demokratëve t’u rikthehej shpresa, t’u rikthehej besimi. Sepse ata e njohin Bujarin. E dinë se ai nuk di t’i trembet betejës, përballjes, sfidave. Nuk bishtnon! Nuk i druhet djersës dhe lodhjes! Kanë besim tek vizioni i tij, intelekti dhe puna metodike. Objektivat i ka të qarta dhe të kristalizuara. E njeh mirë terrenin, i njeh mirë njerëzit, mentaliteitin e tyre. Ai punon me këmbë në tokë!

I instaluar në Vlorë gjatë gjithë javës, familja në Tiranë e sheh vetëm në fundjavë. Sakrificë kjo, që shumëkujt mund t’i dukej e tepërt dhe e pakuptimtë, për shkak se si deputet i parë ai është në çdo rast në parlament. Por jo. Ai punon, punon, jo vetëm për vete. Mbi të gjitha punon për fitoren e PD!
Takime të shumta gjatë gjithë ditëve të javës, jo vetëm me strukturat e Partisë Demokratike, (të cilat duhet thënë se me ardhjen e tij, u mobilizuan e u organizuan më shumë), por edhe me njerëz të thjeshtë anëtarë ose jo të PD, të rinj, grupe interesi, intelektualë… Brenda një muaji ai u takua e bisedoi me të gjitha grupseksionet e PD në Vlorë, Himarë, Selenicë e fshatra, por edhe me FRPD, intelektualët, mjekët, mësuesit… Nuk u mjaftua me kaq. I papërtuar i ra kryq e tërthor edhe Sarandës e Delvinës në takime me strukturat dhe me njerëzit. Dëgjoi demokratët dhe jo vetëm, aq sa nuk i kishin dëgjuar në 30 vite. Di të flasë gjuhën e tyre, di t’i kuptojë. Di të premtojë e t’i mbajë ato. Ky është Bujari. S’rri dot pa sfida. Atje ku është beteja është ai.

Bujar Leskaj di si t’u drejtohet njerëzve dhe t’u ngjallë besim dhe shpresë. Di si t’i bindë vlonjatët se alternativa e djathtë është përparim dhe shpresë. Ai di si t’i bindë njerëzit se ne të djathtët ndryshojmë nga kundërshtarët. Ai di si t’u ngjallë shpresën demokratëve të vërtetë për rezultat pozitiv në Vlorë. Bujari ka përpara një sfidë të vështirë, por jo të pamundur!  Sfida e tij është sfida e të gjithë demokratëve e njerëzve progresistë! Dhe është një sfidë që do të kurorëzohet me një rezultat shumë pozitiv. Mund të zgjatesha edhe më… Për Bujarin me format si shtetar, me formatin qytetar e intelektual që di të qëndrojë në lartësinë e kërkesave të kohës!

Për Bujarin që duhet njohur, për Bujarin që duhet mbështetur!…

Kush është Bujar Leskaj?
(Burimi: Wikipedia)
Ka lindur në Vlorë në 3 korrik 1966.
Edukimi
UT, Fakulteti Gjeologji-Miniera – 1990; Inxhinier nafte
UT, Fakulteti i Ekonomisë, Dega Financë – 1998; Ekonomist
UT, Fakulteti i Drejtësisë – 2002; Jurist
Universiteti i Nebraskës – Lincoln, SHBA, Departamenti i Menaxhimit (Diplomë për mësimdhënie në nivel masteri në Administrim publik) – shkurt-qershor 2003.
UT, Dhoma Kombëtare e Avokatëve, titulli Avokat – 2004;
Universiteti Bamberg, Gjermani – specializim për Financat publike – 2005 (shkurt).
Shkolla e Studimeve të thelluara pasuniversitare pranë Fakultetit të Ekonomisë (2002-2006);
Master në Financë ( qershor 2006 )
Doktor i Shkencave ekonomike (në fushën e financës), dizertacioni i mbrojtur pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti Ekonomik me temë: “Senjorazhi dhe disa probleme të tij në Shqipëri” (2009).

Veprimtaria profesionale
1993-1994: doganier në Degën e Doganës, Vlorë,
1994-1997: Kryetar i Degës së Doganës, Vlorë,
1997 (prill-gusht): Nëndrejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave,
2000-2005 pedagog në UT, Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti Financë, Lektor i lëndës “Paraja dhe Banka”,
2005 – 2009 pedagog i jashtëm në UT, Fakulteti i Ekonomisë,
tetor 2009 – 2011 pedagog në UT, Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti Financë, Lektor i lëndëve “Paraja dhe Banka”, “Financë”.
dhjetor 2011 – ne vazhdim, Kryetar i Kontrollit te Larte te Shtetit.

Veprimtaria politike
1997 (janar): anëtar aktiv i PD-së;
2001-2005: anëtar i Bordit financiar të PD-së;
2001 e në vazhdim: anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së zgjedhur nga Kuvendi i 7-të, i 8-të (2005) dhe i 9-të (2009), Kombëtar të Partisë;
2005 – 2009: Deputet i Kuvendit te Shqipërise Legjislatura: XVII, Zona zgjedhore: 94, Qarku: Vlorë, Nr. i votave: 6272, Përqindja: 48%
shtator 2005 – mars 2007: Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit
2007 – 2009. Anëtar i delegacionit të përhershëm të Parlamentit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Botimet
· “Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë, 1912-2009”, Tiranë 2009
· “Brenda dhe Jashtë…PARLAMENTIT (maj 2007-maj 2009)”, Tiranë 2009
· “Senjorazhi” – Punim Doktorature, Tiranë 2009
· “Paraja dhe Banka” (Cikël Leksionesh), Tiranë 2011
· “Leksione në Financë” (Pjesa e I), Tiranë 2011
· “Muzat e Qëndresës” (Nëpër libra të kryqëzuar), Tiranë 2011
· “Historiku i KLSH-së 1925-2012”- bashkëautor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Endira Bushati/ “Faleminderit Lul!”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Falemnderit Lul!

Lexova që të kishin falenderuar shumë analistë e gazetarë të majtë…..

Këto falenderimet e tyre, që ditën e parë, i kanë nga emocioni patologjik që kanë prej 2-3 dekadash, nga i cili nuk shërohen dot, as me psikologë, as me mjekë popullorë, as me vila e para!

Por, edhe ne, tash që kaluan 3-4 ditë, s’mund të rrimë pa të falenderuar….

Falemnderit sinqerisht!

Kemi parë, duke u grindur me veten e të tjerë, si një nën mediokër si ti, që nuk arrin as të përmbajë të qeshurën e vet pa shkak, që Zoti a natyra ia ka dhënë si dënim e si identifikim të natyrës njerëzore, teksa ngjisje shkallët pa meritë, pa aftësi, pa lot, pa mund, pa djersë, pa sakrificë….

…..teksa ngjisje shkallët me servilosjen tënde të pështirë dhe buzëqeshjen tënde tinëzare….

Jemi prishur e ftohur me miq e kolegë dy herë, një herë kur të mbështetëm në fillim dhe në 2017 kur t’u gërvisht maska….

Ti rrije ashtu, i qeshur ditën, për të ngulur thika mesnatave….

Kaq i zoti ishe, sa na largoje pjesë pjesë….duke na vënë në gjumë e mashtruar në besimin tonë….duke eliminuar këdo, sidomos ata që dinin sekretet e tua dhe ishte dëshmitar i mënyrës se si ti ngjisje shkallët…

LEXO EDHE:  Floriana Garo mban fjalimin “prekës”/ “Basha punon deri natën vonë pa u lodhur, do sjellë ndryshimin”

LEXO EDHE:  Floriana Garo mban fjalimin “prekës”/ “Basha punon deri natën vonë pa u lodhur, do sjellë ndryshimin”

Në fakt, duhej ta kishim kuptuar që në 2014, kur na zgjidhje në kryesi e këshill, por s’na ngarkoje asnjë detyrë e porosi a punë, nuk reagoje ndaj denoncimeve që të çonim…



Asgjë, ti nuk bëje asgjë!

….sepse axhenda jote ishte tjetër dhe s’kishte të bënte me të bërit opozitë….

Jemi ndjerë të frustruar Lul, nuk e mohoj!

Pas çdo fjalie kundër teje, reagimi që merrnim ishte:

“Përderisa e do Doktori….”….

Doktori ishte garancia jote!

Por ja që, fiks pas 17 vitesh që Sali Berisha të dhuroi identitet, në një akt që do të ringjallte dhe Shekspirin për të shkruar një dramë tjetër mbi tradhëtinë e pabesinë, pikërisht atëherë kur ne të gjithë ishim dorëzuar, rendi i gjërave të nxori lakuriq, ashtu siç je. pa karakter, pa palcë, pa tru, pa fisnikëri….

Falemnderit Lul, sinqerisht….

Tani prit rrufetë….

…..s’ka rrufepritës të Ramës a tjerëve që të shpëton…./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Pse duhet të ikë Lulzim Basha?!

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ditët e fundit në Partinë Demokratike ka plasur një debat, një çarje, një situatë politike brenda kësaj force politike, që nuk është ndier në këto 30 vite. Ndoshta deri diku me largimin e Eduard Selamit, por tani është akoma dhe më keq, se atëherë.

Ata që e njohin Partinë Demokratike dhe kanë dekada që militojnë aty, e kuptojnë se ka një thyerje të madhe.

Një thyerje që nuk vjen vetëm nga fakti që u përjashtua Sali Berisha, siç duan ta interpretojnë shumë. Por, është një thyerje që vjen nga Lulzim Basha në këto tetë vite opozitë.

Pra, ajo që bëri me Sali Berishën, është akti i fundit që tregoi se Basha është një njeri i paaftë, i dështuar, bashkëpunëtor me Edi Ramën që për interesat e tij personale shiti edhe “babain” e tij politik, që ishte Sali Berisha.

Ata që e analizojnë se Basha po ikën se po e sulmon Saliu, e njerëzit janë mërzitur për Saliun, e kanë shumë gabim. Nuk mjafton Sali Berisha për të ikur Lulzim Basha.

Sali Berisha ishte uji i derdhur në gotë. Megjithëse kishte kohë që Basha “i thyente gotat”, por i zëvëndësonte me mendimin e Berishës. Këtë herë e derdhi dhe e thyu, duke goditur Sali Berishën. Prandaj është mjaft e thjeshtë për t’u kuptuar.

A duhet të ikë Lulzim Basha për t’u ringritur PD-ja?

Apo duhet të qëndrojë atje, duke vegjetuar, duke shkuar në qeverisje me Edi Ramën? Duke bashkëpunuar me qeverinë socialiste? Duke çuar në një koalicion të gjërë? Apo duke bashkëqeverisur në parlament dhe të pasurohet, siç ka ndodhur në këto tetë vite, dhe Partia Demokratike të venitet më tej?

Sot jemi përballë këtyre fakteve.

Lulzim Basha ka grupin parlamentar kundër.

Lulzim Basha ka kryesinë kundër.

Lulzim Basha ka kryetarët e degëve kundër.

Lulzim Basha nuk ka asnjë mbështetje në PD, kërkon të shpëtojë duke kërkuar heshtje nga të gjithë.

Vetvrasjet politike janë shumë në këto 8 vite.

Bojkotoi reformën territoriale, e cila ishte ekzekutim politik për pushtetin vendor.

Dogji mandatet e deputetëve, u konfliktua me SHBA dhe BE.

Bojkotoi zgjedhjet lokale, fali 61 bashki në tavolinë. Të gjitha këto shërbime në favor të PS dhe Ramës.

 

Ata pak zëra që flasin pro Lulit, në lidhje me përjashtimin e Berishës dhe faktin nëse duhet të ikë apo jo, janë zëra që nuk e njohin Partinë Demokratike.

Agron Gjekmarkaj nuk ka asnjë lidhje me trupën elektorale të PD-së.

Një i dënuar për mashtrues, si Fitim Zekthi, nuk ka asnjë lidhje me trupën elektorale të PD-së.

Pa folur për disa emra anonimë dhe portale periferikë, të cilët mbrojnë Lulin. Këtu po përjashtojmë mediat e Edi Ramës, që përpiqen të bëjnë diversion dhe të mbrojnë Lulzim Bashën.

Fakti është se gjithë partia është kundër Lulzim Bashës.

Jo vetëm për faktin se përjashtoi Sali Berishën, por për tradhëtinë që u bëri djemve të Kukësit në Rrugën e Kombit.

Për tradhëtinë që bëri për Ligjin e Arsimit të Lartë.

Për tradhëtinë që bëri në çadër. Për pazarin dhe marrëveshjen që bëri me Ramën në vitin 2017.

Për tradhëtinë dhe marrëveshjen që bëri me LSI-në në vitin 2021.

Për fjalët që tha kundër PDIU-së, PBDNJ-së dhe partive të tjera opozitare, gjatë kohës që ishte në bashkëpunim me Edi Ramën. ( Lexo ketu) 

Për kauzat e braktisura dhe për tradhëtinë që bëri ndaj aktorëve dhe protestës së tyre tek Teatri. Duke i braktisur dhe duke i lënë të vetmuar.

Për tradhëtinë që bëri me banorët e Unazës së re, të cilët i braktisi dhe i la të vetmuar.

Për betime të pavërteta të tij. Sa herë Luli betohej, Rama “kalonte mbi trupin e tij”. Pasi të dy kishin një marrëveshje.

A duhet PD-ja të vuajë ende? Të përpëlitet si një forcë politike në dorën e Lulzim Bashës? Për pazaret dhe marrëveshjet e tij? Për përfitime miliona euro për familjarë apo bizneset që ai ka?

      Protesta tek Rruga e Kombit

A mundet më të vazhdojë të përpëlitet Partia Demokratike, apo duhet të ikë Lulzim Basha dhe PD-ja të hapet, për t’u rikthyer në shtratin e saj?

Për t’u rikthyer aty ku duhet një forcë politike opozitare, e fortë dhe qëndrestare kundër Edi Ramës. Me qëllimin e vetëm rrëzimin e kryeministrit.

LEXO EDHE:  Nga Kastriot Dervishi/Revolta në kampin e Spaçit (1973)

LEXO EDHE:  Një modele me shumë dimensione/ Kjo është vajza që do t’iu lërë pa frymë me pozat e saj

Jo me një kryetar që ka partinë kundër, sepse bën pazare me Ramën dhe tradhëton partinë për interesat e tij personale.

Nuk ka rëndësi kush vjen, emri i një kryetari partie nesër, duhet të dalë mes shumë të tjerëve, PD-ja duhet të hapet, të bëjë zgjedhje të vërteta, të bashkojë rrymat. Të qëndrojë edhe Lulzim Basha atje, nuk ka asnjë problem. Por, jo si kryetar që merr vendime i vetëm. Në kokën e tij, duke shkelur çdo rregull statutor, duke tradhëtuar shumicën e demokratëve, grupin parlamentar dhe këdo tjetër.



Dhe këtë nuk e ka bërë vetëm me Sali Berishën. Por, e ka bërë me dhjetëra e dhjetëra.

A mund të rrijë Lulzim Basha i cili nuk ka lënë njeri pa mashtruar në Partinë Demokratike? Vetëm Edi Ramën nuk e ka mashtruar.

Se në PD i gënjeu të gjithë. Të fundit kishte dhe Doktorin.

Kurse Ramën nuk e ka gënjyer kurrë. Është atje, në shërbim të tij, për ta mbajtur në pushtet.

Gënjeu aleatët. Mashtroi militantët, kudo dhe kurdo. Dhe kjo ka tetë vite që ndodh.

Prandaj Lulzim Basha duhet të ikë. Jo, sepse hoqi Sali Berishën. Sali Berisha ishte akti i fundit i një mashtruesi si Luli.

Duhej të vihet një kryetar partie, një drejtues, qoftë edhe me një grup, një ekip, i cili të ketë besimin e bazës.

Baza të jetë e bashkuar, jo e përçarë. Trupa elektorale e Partisë Demokratike të zgjerohet. Jo të anatemohet. Jo të zvogëlohet dhe të përçudnohet nga tradhëtitë e kryetarit, siç ishte rasti i Bashës.

Prandaj është koha që të ikë Lulzim Basha. Ka një mijë e një pse duhet të ikë Lulzim Basha.

Tani është koha që të ikë sa më shpejt. Edhe për humbjet e vazhdueshme këto tetë vite, edhe për kauzat e braktisura, për tradhëtitë këto tetë vite, për pabesitë dhe për të mos pasur në krye të PD-së një kryetar “legen”, siç e quajti një analist. Një kryetar pa shtyllë kurrizore. Një njeri që nuk e beson më askush. Por, të gjithë tashmë e shohin si “kurtizanen” e Edi Ramës.

Partia Demokratike, nuk ka nevojë të mbajë një “kurtizane” në krye të saj. Partia Demokratike ka nevojë të ketë një kryetar, dhe Basha duhet të ikë një orë e më parë. Për t’i hapur rrugë një procesi të vërtetë për Partinë Demokratike, i cili do të ishte dhe shansi historik i saj. Ndryshe nuk ka më zgjidhje.

Me Bashën në krye të PD-së rrezikohet zhdukja e kësaj partie nga skena politike. Do të katandisë si PASOK-u në Greqi dhe disa forca të tjera në Europën Lindore, të cilat rrëzuan komunizmin, por u zhdukën.

E pra, PD-ja nuk ka pse të zhduket për pazaret, humbjet, tradhëtitë dhe dështimet e Lulzim Bashës.

Nuk ka pse të qëndrojë duke u hallakatur në rrugë pa krye dhe në drejtime që nuk e nxjerrin askund. Thjeshtë dhe vetëm e zhytin më thellë në kënaten që i ofron Lulzim Basha.

PD-ja duhet të dalë nga atje. PD duhet të hapet, të ndryshojë. Dhe me ikjen e Lulzim Bashës, duhet të ketë mundësinë që të rritet, të zmadhohet në përfaqësi, në ide dhe në strategji kundër kryeministrit.

Me Lulzim Bashën këto nuk kanë për të ndodhur kurrë. Basha duhet të ikë që PD të rrëzojë Edi Ramën.

Prandaj dhe Lulzim Basha duhet të largohet./ Elvi FUNDOCNA.al

Faktet/ Pazaret, tradhëtitë dhe bashkëqeverisja e Lulzim Bashës me Edi Ramën

Fakte dhe analiza/ Pse zgjedhja e Bashës në krye të PD fundos Opozitën

Shifra dhe fakte/ Pesë fitoret e Lulzim Bashës që të lenë pa fjalë

Të gjitha “fitoret” e Lulzim Bashës me Edi Ramën

Basha pabesi ndaj demokratëve/ Dje akuzonte, sot do sjellë në pushtet “shushunjat” LSI-PDIU

Shënim/Fitimtari i dënuar për mashtrim, Luli, kundërshtarët dhe fraksionet

Përjashtimi i Berishës/ I dënuari si mashtrues i del në krah Bashës

Video-Çfarë ka thënë Basha për LSI dhe PDIU/ Nesër do të qeverisë me “shushunja”  

Mediat e Ramës në mbrojtje të Bashës

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Andi Bushati/ Shtatë alibi të mbrojtësve të Bashës kundër Berishës

Publikuar

-

Nga

Që në ditën që Lulzim Basha vendosi personalisht të përjashtonte Sali Berishën, mbrojtësit e tij publikë kanë servirur një sërë argumentash që e përligjin këtë akt. Nisur nga fakti se kreu demokrat nuk ka dhënë asnjë shpjegim serioz, për shkak se ai ka dashur ta kalojë në heshtje edhe aktin më të rëndësishëm të karrierës së vet politike, i ka shtyrë avokatët e tij të prodhojnë një sërë alibish që janë njëra më e dobët se tjetra.

Le t’i analizojmë ato me radhë duke u përpjekur të kuptojmë më mirë atë që po ndodh.

Alibia e parë: Për të mos izoluar PD nga SHBA…

Shpëtimi i marrëdhënieve të partisë më të madhe të opozitës me Uashingtonin ka qenë kryeargumenti për të përligjur përjashtimin e Berishës. Por, më shumë sesa një arsye logjike, këtu kemi të bëjmë me një justifikim të sforcuar.

Në fakt, shantazhi nga ana e amerikanëve ka qenë i fortë. Sipas të gjitha gjasave ajo që thotë Basha për vizitën e ndihmës sekretarit amerikan të shtetit Philip Reeker, i cili nuk pranoi asnjë negocim për urdhrin e përjashtimit, është e vërtetë. Ne po ashtu i kemi dëgjuar me veshët tanë deklaratat e ambasadores Kim për një PD që do hante bar, nëse vazhdonte të mbronte interesin e një njeriu të vetëm.

Pra presioni vërtet ka qenë i fortë. Por pyetja që shtrohet është: Nëse PD do të vepronte ndryshe a do penalizohej edhe ajo nga SHBA?

Historia tregon të kundërtën. Diplomatët e Uashingtonit dinë vërtet të bëjnë shantazhe brutale dhe arrogante, por jo gjithmonë i zbatojnë ato, kur nuk e arrijnë qëllimin që kanë. Shembullin më të mirë e kemi shikuar, pak kohë më parë, me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen. I thanë se do prisnin ndihmat amerikane, i thanë se do tërhiqnin trupat ushtarake, i nxorrën të bardhë e të zi ta godisnin si antiamerikan dhe ai jo vetëm që erdhi në pushtet, por sot është edhe partneri i SHBA-së në pritjen e refugjatëve afganë në Kosovë.

Të njëjtën gjë bëri shumë vite më parë edhe Edi Rama. Falë presionit popullor, ai, megjithëse i pati premtuar, i tha jo administratës së Obamës për të sjellë në Shqipëri armët kimike të Bashar Al Asadit. Pra ndonëse i doli fjale perandorisë, ai arriti t’i rekuperojë shpejt marrëdhëniet, duke u bërë sot një nga autokratët e rrallë në glob të mbështetur prej saj.

Alibia e dytë: Pa mbështetjen e SHBA, PD nuk vjen dot në pushtet.

Sipas kësaj logjike, PD duhet të hidhte baltë mbi trashëgiminë e saj për të mos u prishur me amerikanët, se pa ata nuk vjen dot kurrë në pushtet në Shqipëri. Kjo gjithashtu është një e pavërtetë e madhe. Madje në Shqipëri ka funksionuar e kundërta. Këtu asnjë nga liderët që janë ngjitur apo rikthyer në pushtet, nuk ka arritur ta bëjë këtë pa kaluar nga filtri i atij që ne i themi për lehtësi, “anti-amerikanizëm”. Fatos Nano nga burgu akuzonte diplomatët e SHBA në Tiranë për prangat në duart e tij. Ai ka një libër të tërë, “Çështja Nano”, ku flet për makartistët e rinj që ishin bërë njësh me pushtetin e Berishës. Për vite me radhë ambasadori i SHBA nuk shkelte në selinë e partisë me kryetar të dënuar si vjedhës ordiner. Por kjo nuk e pengoi aspak Fatos Nanon të rikthehej dy herë si kryeministër, madje të pritej në Shtëpinë e Bardhë edhe si një nga mbështetësit e koalicionit të luftës për rrëzimin e Sadam Hysenit.

As Sali Berishën, që e shigjetonte në vitet e opozitës Mariza Linon si guvernatore të paemëruar, nuk e pengoi njeri të vinte në pushtet në 2005. Po ashtu dhe Edi Ramës, që “frymëzonte celulat anti amerikane” në vitet 2010 – 2011, askush nuk i përmend sot, në kohën e dashurisë me Yuri Kim, ato për të cilat e akuzonin një dekadë më parë.

Pra morali i fabulës është i thjeshtë: me SHBA, nuk ka “non grata” të përhershme, ato respektojnë atë që është i fortë dhe që ka mbështetje në vendin e tij.

Ndërsa përsa i përket të tashmes, opozita nuk e ka domosdoshmëri ruajtjen e një marrëdhënie perfekte me diplomatët amerikanë, të cilët, vitet e fundit, kanë qenë hapur në mbështetje të Edi Ramës. Ndonëse i ka besuar për reformën në drejtësi, ajo po sheh se si gjyqësori i ri po kontrollohet totalisht nga qeveria, ndonëse i besoi për marrëveshjen e 5 qershorit, ajo qe dëshmitare se si Yuri Kim u përkul para Ramës duke ia njohur ndryshimet anti kushtetuese. Po të shkojmë më tej, me gjithë qëndrimet që kanë mbajtur, diplomatët amerikanë nuk kanë qenë kurrë në krah të kauzave të opozitës edhe kur ato kanë rastisur të drejta.

Pra, fatkeqësisht e vërteta është se një forcë politike respektohet prej tyre, jo kur sillet si vasale, as kur shefi i saj bën yes man-in, por kur ka dinjitet për vete dhe mbështetet nga populli. Prandaj, tendenca për t’i thënë Amerikës “po” për gjëra që s’i beson as vetë, as e bën PD-në më të fortë, as nuk ia afron asaj pushtetin. Përkundrazi.

Alibia e tretë: për të mos përçarë PD.

Sipas kësaj teorie Lulzim Basha e mori vendimin personal për të përjashtuar Berishën pa u konsultuar me askënd dhe pa e votuar në asnjë forum, nga frika se mos në partinë e tij do krijohej një skizëm, mes atyre që mbronin trashëgiminë e doktorit dhe të tjerëve që donin të shihnin nga e ardhmja. Ky argument është absurd.

LEXO EDHE:  “OPINION” transmeton sonte “Kodrinën e vdekjes”/ Seria e censuruar e “PUBLICUS”

LEXO EDHE:  Manjani publikon videon dhe bën ironinë therëse/ Kush bën ‘lobbying’ në Amerikë, akoma dhe më mirë



Së pari se Berisha e kishte paralajmëruar disa herë, shumë kohë më parë, që nëse kjo ndodhte, ai do të niste një lëvizje për rikthimin e partisë në shinat e legjitimitetit dhe sovranitetit. Pra ky argument idiot nuk ka vlerë, pasi përplasja që gjoja duhej të shmangej po ndodh, madje me nota dhe tone më emocionale që nxiten nga shija e tradhëtisë dhe e një vendimi të marrë në kulisa.

Por, më e rënda ndodh në momentin kur këtë version e mbrojnë edhe njerëz me prirje intelektuale. Pra sipas tyre, demokracia, debati i brendëshëm, rrahja e mendimeve për çështje akute si kjo, i bëkan dëm një partie. Votimi, apo gara, e dobësokan atë. Më mirë qenka kur një kryetar vendos për gjithçka dhe të tjerët sillen si dele. Eshtë e vështirë ta besosh se Lulzim Basha ka nevojë për një mbrojtje të tillë.

Alibia e katërt: Duhet t’i hiqte Ramës retorikën e “dhëmballës së prishur”.

Eshtë e vertetë që Edi Rama e kishte kthyer në refren për sigmatizimin e PD-së edhe para zgjedhjeve edhe pas tyre, prezencën e Berishës. Gjatë gjithë kohës ai ka skicuar fabulën “Luli çun i mirë” që ia prishin imazhin Saliu dhe Iliri.

Në fakt, kjo ka një gjë të vërtetë. Prezenca e gjatë e Berishës në politikë dhe mëkatet e tij gjatë ushtrimit të pushtetit janë një minus për PD, sidomos për zgjerimin drejt elektoratit gri. Por, ndreqja e kësaj anomalie nuk bëhet në këtë mënyrë. Sepse, së pari, Basha ka mbrojtur çdo trashëgimi të paraardhësit të tij. Ai edhe fushatën e fundit u mburr me arritjet e qeverisë Berisha, ku vetë bënte pjesë. Pra nëse dikush nuk e do PD për të shkuarën, ai nuk e do njësoj si për Berishën, si për Bashën.

Ndërsa argumenti tjetër se po heqim ish kryetarin se na e sulmojnë kundërshtarët, ai është absurd. Me të njëjtën logjikë dikush mund të ngrihej në PD dhe të thoshte largojmë edhe Bashën se ai është problem për PD-në. Rama e ka sulmuar si ministrin e Brendshëm të 21 janarit, ministrin e Transportit të vjedhjes në rrugën e Kombit, ministrin e Jashtëm të nënshkrimit të marveshjes për shitjen e detit. Sot, po Rama e akuzon se ka punuar me fonde ruse dhe se ka spiunuar komandantët e UCK-së.

Pra, a mund t’i heqi PD-ja një nga një, të gjitha dhëmballët për arsye se kundërshtari i sheh ato si të prishura?

Alibia e pestë: Rinovimi i elitave.

Do të kishte qenë në nderin e Bashës që ndarjen me trashëgiminë e Berishës ta kishte bërë me kohë dhe si burrë. Duke u divorcuar jo me personin, por me mënyrën autoritare të drejtimit të partisë dhe të shtetit. Ai jo vetëm nuk zgjodhi këtë rrugë, por në të kundërtën e përdori mbështetjen e “babait” për të futur në kthetra PD. Edhe në ato pak fjalë që nxorri në shpjegimin e aktit të përjashtimit, ai i ngriti në qiell meritat e atij që përgatitej të vriste.

Pra është absurde ta shpjegosh aktin e Bashës me dëshirën për rinovim apo qarkullim elitash. Ai është thjeshtë një goditje pas shpine.

Alibia e gjashtë: Eshtë përjashtim i përkohshëm.

Këtë argument, që Basha e tha dhe me gojën e vet për të zbutur pak traumën e vendimit që kishte marrë, nuk e beson askush, madje as ai vetë. Nuk do të ketë kurrë shanc, madje edhe nëse Berisha fiton një gjyq të pamundur në Paris kundër sekretarit Blinken, që ai të detyrojë SHBA-në të zbrapset nga vendimi i saj. Kjo mund të ndodhte vetëm nëse ai rikthehej në ndonjë post shtetëror, gjë që për shkak të moshës dhe gjendjes së cfilitur të PD, ngjan me një iluzion.
Prandaj, shitja e përjashtimit të përkohshëm me opsion rikthimin pasi të dali i pastër është një mashtrim.

Alibia e shtatë: për t’i shpëtuar fëmijët.

Basha ka deklarauar në kryesinë e PD se ai ka parë fakte që do t’i ruajë konfidenciale dhe se duke u nisur nga to, ai ka vendosur ta marrë këtë vendim për të mbrojtur vetë Berishën dhe familjen e tij. Argumenti se hakmarrja e hiperfuqisë do të binte mbi fëmijët e Berishës, të lakuar shumë për përfitim të fondeve publike në kohën e pushtetit të të atit, është përmendur edhe më parë. Por nëse kjo arsye e mbrojtjes së ish bamirësit, që artikulohet edhe nga mbështetësit e Bashës do të qe e vërtetë, a nuk i takonte vetë Berishës të vendoste për këtë?

Pra nuk mundet që Basha ta dojë familjen Berisha më shumë sesa shefi i saj dhe në emër të kësaj ndjenje të vendosë përjashtimin. Ky është ndoshta argumenti më absurd dhe më qesharak që vetëm lideri i PD-së dhe të ngjashmit e tij mund të guxojnë ta nxjerrin nga goja.

Pra, duke parë se sa pak koherencë, logjikë dhe seriozitet kanë alibitë që rreken të përligjin vendimin e Bashës për karshi Berishës, e ke më të lehtë të kuptosh se arsyet e vërteta janë krejt të tjera. Pikërisht tek ato duhet të fokusohemi, duke hequr mënjëanë shkopat nën rrota, që vënë gjithmonë në të tilla situata lakejtë që rrinë pranë krerëve të të gjitha partive.

LEXO TE PLOTE