LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshimet në qeveri/ Ndoka: I vetmi lajm pozitiv shkarkimi i Ramës, detyroi ministrat nga Kosova të dorëhiqen

4 Janar 2021, 20:34, Politikë CNA
Ndryshimet në qeveri/ Ndoka: I vetmi lajm pozitiv shkarkimi i Ramës,

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, foli mbrëmjen e sotme për ndryshimet në qeveri, duke qenë se sot u votuan në Parlament dy ministrat e rinj të Jashtëm dhe Mbrojtjes.

Ndoka shikon si lajm pozitiv vetëm shkarkimin e kryeministrit Edi Rama si ministër i Jashtëm, ndërsa emërimet e reja i sheh me sy kritik.

Sipas tij, ndryshimet në qeveri janë manovra elektorale që vijnë në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

?I vetmi lajm pozitiv është shkarkimi i Ramës si ministër i jashtëm, që e kishte kapur peng dhe atë ministri. Ndërsa lëvizjet e tjera janë thjesht më tepër manovra elektorale të Ramës dhe po përpiqet që me këto aktivizime të punojë në përmirësimin e imazhit të tij të rrënuar për hir të realitetit. Nuk kanë një efekt në qeverisje apo në mirëqeverisje apo se ishin lëvizje të spikatura.

Në njëfarë mënyre për të lëvizur dhe ato personazhe që nuk i hynin në punë përsa i takon zgjedhjeve. Pra të dy ato emra që i mori nga Kosova nëpërmjet Batonit i hodhi në rrugë. I detyroi që të jepnin dorëheqjen. Pra e mbylli me një lloj demagogjie edhe atë pjesën që u përpoq ta shiste si patriotizëm të madh?, theksoi Ndoka në Ora News./ CNA.al

Lajmet e fundit nga