Connect with Us

Fondi 70 mln euro për vaksinën anti-COVID/ Pisonero: Grantet janë në dispozicion të Ballkanit Perëndimor

Aktualitet

Fondi 70 mln euro për vaksinën anti-COVID/ Pisonero: Grantet janë në dispozicion të Ballkanit Perëndimor

Publikuar

-

Fondi 70 mln euro për vaksinën anti-COVID/ Pisonero: Grantet janë në dispozicion të Ballkanit Perëndimor

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero i është përgjigjur interesit të Euronews Albania lidhur me ndarjen dhe përdorimin e fondeve 70 milionë euro që BE jep për Ballkanin Perëndimor për vaksinat anti-COVID.

“Këto 70 milionë nga Instrumenti i Para-Aderimit (IPA) do të përdoren për të ofruar grante për Ballkanin Perëndimor sipas popullatës ose bazuar në nevojat e identifikuara,” tha për Euronews Albania, Pisonero.

Sipas zëdhënëses së Komisionit, fondet do të përdoren për vaksinimin e grupeve prioritare, si stafi mjekësor primar, të moshuarit në rrezik të lartë dhe grupe të tjera vulnerabël.

“Këto grante janë të disponueshme menjëherë dhe do të ndihmojnë Ballkanin Perëndimor të mbulojë koston e dozave të vaksinës të disponueshme nga vendet anëtare të BE,” deklaroi Pisonero.

LEXO EDHE:  Simuloi atentatin për azil në BE/ Ndalohet 34-vjeçari në Dibër

“Jemi në diskutim e sipër me shtetet anëtare për të ndarë (dhuruar ose rishitur) disa nga dozat e tyre për të siguruar akses të sigurt dhe efektiv ndaj vaksinave të COVID-19,” shtoi ajo./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

“Revolucioni dixhital”/ Rama: Imagjinoni ç’do ndodhte nëse s’i shërbenim qytetarëve në karantinë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot para mediave ku ka folur për revolucionin dixhital.

Rama ka bërë me dije se nëse nuk do të bëhej dixhitalizimi i shërbimeve, tërmeti dhe pandemia nuk do ishte përballuar siç ka ndodhur deri më tani. Ai ka bërë një pasqyrim të shifrave, ku tha se nëpërmjet shërbimeve online shqiptarët kanë kursyer 4 mln euro dhe 472 vjet pritje në radhë.

“Nuk do kishim përballuar nëse nuk do ishim në fazën e këtij revolucioni, përfytyroni vetëm për një cast se çfarë do mund të bënim nëse në momentin kur duhet të garantonim mbylljen e përgjithshme të një viti më parë, nuk do kishim mundësi t’u shërbenim qytetarëve në nevojë për të dalë nga shtëpia. Parafytyroni nëse sikur kjo ngjarje shumë e rëndë, do të na kishte gjetur në kohën kur, ky shtet kishte vetëm 1% të shërbimeve online, dhe vetëm 50 mijë përdorues të këtyre shërbimeve. Ndërkohë që sot, nga 14 shërbime që ishin kur ne e nisëm këtë revolucion kemi 1207 shërbime dhe nga 50 mijë përdorues kemi 1.87 mln përdorues. Nga 51 mijë aplikime, për shërbimin online për 2013 sot në 2021 kemi 7.7 mln. Nëse në 2013 kishte vetëm 6 regjistra elektronikë, me total 680 mijë transaksione sot ka 55 data bazë me 145 transaksione, ndërveprime, 211 herë më shumë. Nga ana tjetër, kemi bërë një llogari dhe pa këtë revolucion deri në këtë fazë ku ka ardhur ne do të kishim konsumuar 472 vjet pritje në radha, janë shkurtuar 472 vjet kohë pritje në radha, si kohë e harxhuar. Vetëm gjatë pandemisë janë shërbyer 1.2 mln biznese, janë kursyer 293 vite pritje dhe në total qytetarëve u janë kursyer 4 mln euro që do kishin shkuar për tarifat minimale për dokumente në radhë pa llogaritur kursimet e bakshisheve dhe ryshfet që ky sistem i asgjëson komplet. 95% e shërbimeve janë online”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shembet ura që lidh Tiranën me veriun/ Balluku jep afatet

Publikuar

-

Nga

Shembet ura që lidh Tiranën me veriun/ Balluku jep afatet

Ura 50-vjeçare e Tapizës, një pikë lidhëse e qarkut të Tiranës me Krujën dhe qytetet e veriut, është shembur ditën e sotme duke i lënë rrugë nisjes së punimeve për një urë të re. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku deklaroi se gjatë kohës së punimeve, devijimi i trafikut do të bëhet me anë të një Bypassi i cili është konceptuar për të shmangur trafikun që krijohej në këtë zonë.

“Jemi në urën e Tapizës. Më 11 shkurt ishim këtu për të treguar si kishte përfunduar krijimi i Bypassit që është në programin e rindërtimit. Duhet pasur parasysh se para këtij tërmeti kemi nisur një skanim të gjithë urave në Republikën e Shqipërisë që kanë një kohë përdorimi mbi 50 vite. Kemi nxjerrë pasaportat për çdo urë duke krijuar një arkivë të mirëfilltë për çdo urë. Ura e Tapizës ka pësuar edhe një goditje nga tërmeti I 26 nëntorit”, tha Balluku.

Ministrja deklaroi se ura e re do të jetë gati brenda 10 muajsh, para datës 1 shtator të këtij viti.

LEXO EDHE:  Simuloi atentatin për azil në BE/ Ndalohet 34-vjeçari në Dibër

LEXO EDHE:  “Po çoni ujë në ullukun e gabuar”/ Manastirliu përplaset me aktivistin

“Bypassi i shërben të gjithë trafikut pa krijuar problem. Kjo ishte një pikë ku kishim një ngecje të trafikut ndërkohë që sot rrjedha është normale. Bypassi do të jetë funksional në 10 muajt e ardhshëm pasi ne synojmë që ura të ndërtohet deri në 1 shtator”, theksoi ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Meta për Agim Krajkën/ Trashëgimia e tij artistike do të nderohet dhe do jetojë përjetë

Publikuar

-

Nga

“Nuk kam asnjë interes”/ Meta: Ndëshkojeni LSI

Presidenti Ilir Meta ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale për ndarjen nga jeta të kompozitorit të njohur shqiptar Agim Krajka.

Meta shkruan se largimi i Agim Krajkës i ka lënduar të gjithë dhe se ai do të jetë i pazëvënësueshëm për kontributet e mëdha kulturore e artistike që ju la brezave të rinj nga të cilët do të ndërohen përjete.

“Me hidhërim të thellë mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të kompozitorit tonë të shquar, Nderit të Kombit, Agim Krajka.
Personalitet i jashtëzakonshëm i muzikës shqiptare, me një kontribut të vyer për dekada në transmetimin e vlerave më të spikatura shpirtërore të kulturës sonë te brezat e rinj, trashëgimia e Tij e pasur artistike do të nderohet dhe do jetojë përjetë. Duke u përulur me nderim e mirënjohje të thellë para veprës së Tij, u shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së dashur Krajka, kolegëve dhe të gjithë artdashësve shqiptare për këtë humbje të pazëvendësueshme, që na ka lënduar të gjithëve. Lutemi, që shpirti i Tij të gjejë paqen e merituar”, shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE