Connect with Us

Dalin detaje të reja nga vrasja e çiftit Pasho/ Elona Kaleshi akuzon djalin e tyre: Ai i ka vrarë prindërit

Kronika

Dalin detaje të reja nga vrasja e çiftit Pasho/ Elona Kaleshi akuzon djalin e tyre: Ai i ka vrarë prindërit

Publikuar

-

Vrasja makabre e çiftit Pasho që tronditi mbarë opinionin publik po kthehet në një film horror, ku në një bisedë telefonike të zbardhur nga grupi hetimor, Elona Kaleshi akuzon Taulant Pashon, djalin e çiftit se ka hequr qafe prindërit.

“Por dëgjo, kaq shumë po më shkruajnë saqë dihej se ishte ai … se ishte djali që i vrau … ishte Taulanti”. Për të bërë më të besueshme tezen e saj ajo sjell në mendje edhe vëllain e Shpëtimit “i cili prej vitesh ka thënë se është ai” dhe shton: “Ai nuk po i kërkonte ata,  ai nuk po i kërkonte ata .. si mund të mos kërkosh prindërit e tu?.

Bashkëbiseduesja Gaia, e dashura e vëllait të Elonës i përgjigjet se “duhet guxim për të vrarë prindërit”, por 36-vjeçarja i thotë asaj që ish-i i saj kishte qenë i dhunshëm me ta në të kaluarën, madje mësohet të ketë thënë se më parë i kishte tërhequr zvarrë me skuter”. Në të njëjtën kohë, hetuesit dëgjojnë vajzat e çiftit. Vittoria , i cili ishte dëgjuar nga karabinierët, thotë qartë në telefon se «vrasësi është Kalesha. Unë i thashë familjes Kalesha. ‘

Dorina vajza tjetër thekson “Unë jam e vendosur dhe do të them se ajo e bëri atë dhe jo vëllai im .. flisni sa të doni .. e bëri ajo me vëllain e saj, me babanë e saj, gjeni atë dhe merruni me të dhe nuk keni më pse të merreni me ne,  ne po vendosim gjithçka në dorën tuaj që të keni gjithçka gati .. mos i nënvlerësoni gjërat ».

LEXO EDHE:  E ndoqën këmba-këmbës/ Zbardhen SMS-të, kush i “hëngri kokën” ish-policit

Më datë 8 Janar shqiptarja 36-vjeçe nga Durrësi, Elona Kalesha që akuzohet për vrasjen, copëtimin dhe fshehjen e trupave të çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho 54 dhe 52 vjeç do të dalë para gjykatës. Ndërkohë në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar avokatët e shqiptares nga Durrësi apeluan vendimin e gjykatës që e akuzoi dhe e la në burg, duke kërkuar lirimin e saj.

Ish e dashura e djalit të çiftit nuk pranoi që të flasë në seancën e parë, ndërsa gjyqtari u shpreh se duhet të qëndrojë në burg pasi nëse lirohet mund të arratiset dhe paraqet rrezikshmëri.

Ditën e djeshme karabinierët bënë një “vizitë në një kompani në një qendër industriale në Empoli. Materiali i përdorur për “paketimin” e çiftit shqiptar në valixhe mund të ndihmojë hetuesit të mbyllin rrethin e vrasjes së dyfishtë. Trupat e çiftit Pasho u gjenden në 4 valixhe të copëtuar në afërsi të burgut të Sollicianos, të zhdukur që preëj 2 Nëntorit 2015./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Korçë, përgjaken rrugët/ Humb jetën 29 vjeçarja

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një 29 vjeçare ka  humbur jetën pas një aksidenti fatal ndodhur në Maliq të Korçës.

Sipas uniformave blu, shtetasja me iniciale Xh.H. 29 vjeç,nga fshati Shqitas, Maliq të Korçës ishte duke udhëtuar në një automjet tip Ford, që drejtohej nga shtetasi K.G. 42 vjeç.

Makina ka dalë nga rruga në segmentin Grunjas-Kakaç, dhe për pasojë ka mbetur e plagosur e reja 29 vjeçare. Ajo ka humbur jeten rrugës ndërsa po transportohej në spitalin e Tiranës. kur makina



Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak datë 07.10.2021, i cili bën fjalë për një aksident rrugor, strukturat e lartpërmendura, filluan procedimin penal për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ndaj shtetasit K. G., 42 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, pasi në segmentin rrugor Grunjas-Kakaç, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë marrë dëmtime pasagjerja, shtetasja Xh. H., 29 vjeçe, banuese në fshatin Shqitas, Maliq, e cila gjatë transportimit për mjekim më të specializuar në Tiranë, ka ndërruar jetë, si edhe drejtuesi i mjetit K. G., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Nuk iu bind urdhërit të policisë/ Plagoset një shqiptar në Greqi

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një ngjarje e rëndë  ka tronditur kryeqytetin grek.

Një shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur, pasi është qëlluar nga policia rrugore.

I riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet I ditur, është ndaluar fillimisht nga policia në qendër të Athinës.

Policia konstatoi se makina me të cilën udhëtonte i riu, tip Peugeot, rezultoi të ishte e vjedhur.



Në këtë moment shqiptari, ka shtyrë një nga oficerët e policisë dhe ka tentuar të largohej me makinën e tij.

LEXO EDHE:  Tentoi të trafikonte drejt Italisë 50 sirianë/ Arrestohet skafisti në Vlorë

LEXO EDHE:  I dënuar nga drejtësia italiane/ Arrestohet tek "Myslym Shyri" i shumëkërkuari

Sipas mediave greke, policia i ka bërë thirrje të ndalojë, dhe kur ai nuk është bindur kanë qëlluar drejt tij 2 herë.

Një nga plumbat e kanë kapur të riun në këmbë duke e plagosur. Shqiptari është ndaluar dhe është dërguar në spital./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Fara është blerë në Spanjë”/ Artan Hoxha zbulon plantacionin gjigant të kannabisit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar një plantacion kannabisi që ndodhet në Shqipëri.

I ftuar në emisionin Opinion, Hoxha zbulon se fara për këtë lloj të kanabissit është blerë në Spanjë.

Gazetari tregoi se ky lloj kannabisi është për tu dërguar jashtë.

Hoxha zbuloi më tej se në këtë zonë është e pamundr të shkohet pasi të dyja anët e rrugës që të çojnë në këtë vend janë të bllokuara.

LEXO EDHE:  Drogë me vlerë 1 milion euro/ Kapet trafikanti shqiptar në Itali

LEXO EDHE:  I dënuar nga drejtësia italiane/ Arrestohet tek "Myslym Shyri" i shumëkërkuari



Është farë që është blerë në Spanjë. Kjo është në Shqipëri, është një plantacion me kannabis, që kap vlerën e 4500 eurove. Ky është një prodhim për tu çuar jashtë.

Është e pamundr të shkosh atje pasi rruga fillon në anë të lumit ku s’ka rrugë dhe mbaron në anën tjetër që nuk ka rrugë përsëri”, ka thënë Hoxha./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE