Connect with Us

A do të mbetet Vladimir Putin president përjetë?

Bota

A do të mbetet Vladimir Putin president përjetë?

Publikuar

-

E vërteta mbi listën e vrasjeve që ka përpiluar Vladimir Putin

Në vitin 2020, rusët votuan në një referendum kombëtar për të miratuar ndryshime në kushtetutën e tyre, përfshirë një amendament që i jep Presidentit Vladimir Putin të drejtën për ta mbajtur postin deri në vitin 2036. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Charles Maynes nga Moska, pyetja që shtrohet tani është nëse ai do ta bëjë një gjë të tillë.

Pas 20 vjetësh në pushtet, arritja më e madhe politike e Presidentit Vladimir Putin gjatë vitit 2020 ishin reformat kushtetuese që ndryshojnë kufizimet për mandatin e tij presidencial. Një referendum kombëtar i miratuar këtë verë lejon udhëheqësin rus të qëndrojë në Kremlin edhe për një pjesë të mirë të dekadës së ardhshme, megjithëse tani për tani zoti Putin nuk po shprehet për planet e tij.

“Nga një këndvështrim zyrtar, njerëzit kanë folur. A do ta bëj apo jo, do të shohim”, tha ai.

Presidenti Putin e justifikoi reformën duke thënë se shmang statusin e qeverisjes pa kompetenca në mes të mandateve – dhe përplasje në Kremlin – para fundit të mandatit të tij aktual në 2024.

Por është një mandat që ka ardhur me sfida të reja, të papritura, thonë vëzhguesit politikë.

“Sistemi është i orientuar në mënyrë të tillë, që ai të jetë në qendër të tij. Kjo është ajo që e bën atë të ndjehet krenar, që ka qenë ai që i ka dhënë formë vendit”, thotë historiani Alexey Kuznetsov.

Pandemia globale e koronavirusit jo vetëm që ka transformuar jetën e rusëve, por e ka vendosur zotin Putin në një rol të panjohur: Një udhëheqës botëror që iu desh të tërhiqej nga skena globale, për t’u marrë me një krizë shëndetësore kombëtare dhe pasojat e saj ekonomike.

LEXO EDHE:  E vërteta mbi listën e vrasjeve që ka përpiluar Vladimir Putin

“Ai ishte mësuar të shfaqte një imazh të fortë të Rusisë, duke goditur Shtetet e Bashkuara dhe duke u ngritur në skenën ndërkombëtare. Ai nuk merrej me probleme sociale. pensione dhe kujdes shëndetësor”, thotë analisti politik, Dmitry Oreshkin.

Deri para pandemisë. Në vitin 2020, zoti Putin u përball me pakënaqësinë në rritje lidhur me menaxhimin e koronavirusit, një ekonomi të dobësuar dhe stilin e tij të qeverisjes me grusht të hekurt.

Helmimi që për pak i mori jetën udhëheqësit të opozitës Alexei Navalny në Siberi në gusht, shtroi gjithashtu pikëpyetje rreth kufizimit të lirive politike nën pushtetin e presidentit Putin.

Të rinjtë rusë në veçanti, janë skeptikë ndaj perspektivës së zotit Putin si ‘President i përjetshëm’, sipas sondazheve dhe zërave kryesorë të opozitës.

“Nëse i pyet njerëzit drejtpërdrejt a doni që Putini të qëndrojë deri në vitin 2036, shumica do të thotë ‘jo’ dhe kjo madje pa qenë nevoja t’i bindësh”, thotë politikani i opozitës, Dmitry Gudkov.

Një mori ligjesh të reja shtypëse – dhe një klauzolë për imunitet për ish-presidentët – lënë të kuptohet se udhëheqësi rus po i mbulon të gjitha bazat, pasi megjithëse mbetet figura komanduese e politikës ruse tani për tani, vendimet mbi të ardhmen e tij politike thjesht janë shtyrë, nuk janë zgjidhur.

Kjo mesa duket e lë vendin në pasiguri për vitin 2021 e më tej./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Hoxhaj: Me mbështetjen e Rusisë, Serbia po kërcënon gjithë rajonin

Publikuar

-

Nga

Enver Hoxhaj, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës gjatë një interviste në emisionin “Balkan Talks” shprehet se veprimi i qeverisë “Kurti” për vendosjen e reciprocitetit për targat është i duhur. Ai thotë se fakti që një gjë e tillë nuk është zbatuar pavarësisht marrëveshjes prej 2011, tregon se sa e paqëndrueshme është ‘status quo-ja’ në Kosovë.

Sipas z. Hoxhaj ka ardhur momenti për të zgjidhur problemet mes Kosovës dhe Serbisë dhe kjo mund të arrihet përmes rimodelimit të dialogut dhe krijimit të një momentumi të ri.

“Mendoj se është koha e fundit të rimendohet se si dialogu të riformatizohet dhe flitet vetëm për njohje të ndërsjellë dhe diskutohet vetëm për çështje teknike”, shprehet z. Hoxhaj.

Ish-ministri i Jashtëm theksoi se situata e krijuar nuk është një test për vetë Kosovën dhe Serbinë por edhe për Rusinë dhe Perëndimin.

“Padyshim që zhvillimet e fundit kanë dhe dimensionin gjeopolitik. Kërcënimet ushtarake të hapura të Serbisë, mobilizimi i ushtrisë dhe lëvizja afër kufirit me Kosovën si dhe gjuha kërcënuese nga Vuçiç dhe prania e vetë ambasadorit rus në një kazermë ushtarake në jug të Serbisë flasin se gjitha kjo është një test dhe për raportet mes Perëndimit dhe Rusisë ndaj duhet një vendosmëri më e madhe e BE dhe SHBA”, deklaroi z. Hoxhaj.

LEXO EDHE:  FOTOT-Anastasia Kvitko një “bishë e vërtetë” në fotot e fundit/ Pozon me bikini dhe ekspozon linjat e saj bombastike

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Pse jemi vite dritë larg Kosovës për zgjedhjet?



Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës i lidh zhvillimet në Kosovë edhe me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Malin e Zi ku serbët provokuan nisjen e një konflikti civil dhe sipas tij Rusia dhe Serbia po kërkojnë të rikthejnë ndikimin në rajon.

“Vuçiçi nuk besoj se reagon vetëm në emër të Serbisë dhe padyshim që ka koordinim me Rusinë dhe këtu kërcënohet direkt integritet dhe sovraniteti i Kosovës nga Beogradi, por mbi të gjitha është një përpjeke që të kërcënohet i tërë rajoni. Një përpjekje për të prodhuar sa më shumë pasiguri në Ballkan në mënyrë që të bllokohet integrimi evropian”, tha z. Hoxhaj.

Ish-kreu i PDK shprehet se qeveria e Kosovës duhet të ketë qëndrim të qartë për marrëveshjet e arritura por duhet ta ketë dhe një mendim se si të ecët përpara me dialogun pasi vendosja e reciprocitetit është vetëm një lëvizje teknike dhe i duhet kushtuar rëndësi planit politik dhe diplomatik./euronews

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situata kaotike në veri/ Kosova dhe Serbia takim në Bruksel

Publikuar

-

Nga

cna lajme rajon

Gjatë kësaj jave pritet të ketë takim mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, në të cilin pritet të marrë pjesë edhe zv.ndihmësi i sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar.

Lajmi është bërë i ditur nga një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, për gazetën Express.

Ky takim në Bruksel vjen pas situatës së krijuar në veri të Republikës së Kosovës, me vendosjen e reciprocitetit të targave.



“Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime

Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe  inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime”, ka thënë ky zëdhënës i Ambasadës së SHBA në Prishtinë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Vaksinimi i detyrueshëm për nxënësit mbi 12 vjeç në Los Anxhelos

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Drejtoria arsimore e qyteti Los Anxhelos do të kërkojë që të gjithë nxënësit mbi moshën 12 vjeç të vaksinohen plotësisht deri në janar, nëse duan të ndjekin shkollën, duke u bërë kështu distrikti më i madh shkollor në Shtetet e Bashkuara që vendos një rregull të tillë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Angelina Bagdasaryan, bisedoi me ekspertët dhe banorët për këtë udhëzim të ri.

Nxënëset Zayna dhe Sara e mirëpritën me kënaqësi lajmin se qyteti i Los Anxhelosit do të kërkojë që të gjithë nxënësit mbi moshën 12 vjeç të vaksinohen plotësisht deri në janar, nëse duan të ndjekin shkollën.

“Do t’i mbrojë të gjithë nga COVID-i. Mendoj se duhet të shpëtojmë nga COVID-i sa më shpejt të jetë e mundur. Unë jam e vaksinuar, të gjithë në familjen time janë të vaksinuar!”, thotë Zayna.

“Mendoj se është më mirë për shëndetin e njerëzve!”, thotë Sara.

Duke filluar nga janari 2022, nxënësit e shkollave publike në Los Anxhelos do të jenë në gjendje të ndjekin shkollën vetëm nëse vërtetojnë se janë të vaksinuar. Kjo e bën atë distriktin më të madh shkollor në vend që jep një udhëzim të tillë.

“Ky është një vendim i vështirë në shumë fronte. Është e lehtë të presim që dikush të na thotë çfarë të bëjmë. Los Anxhelosi po udhëheq, sepse kështu duhet. Komunitetet tona nuk mund të presin”, thotë Monica Garcia, nga drejtoria arsimore e qytetit Los Anxhelos.

Udhëzimi vlen për 225 mijë nxënës nga klasa e gjashtë deri tek klasa e 12-të e shkollës së mesme. Autoritetet lokale raportojnë se shumë fëmijë mbi 12 vjeç tashmë janë vaksinuar, por rreth 80 mijë fëmijë mbeten të pavaksinuar. Një pjesë e madhe e prindërve mbështesin udhëzimin e ri.

LEXO EDHE:  Monika Kryemadhi “e braktis”/Kush do të jetë për 5 vite Zonja e Parë e Ilir Metës, detajet ç’do të ndodhë sot

LEXO EDHE:  Komisioni i Ligjeve jep aprovimin/ Hapet rruga për vaksinat ruse e kineze



“Mendoj se është mirë për ta (fëmijët), sepse ke më shumë siguri i vaksinuar se sa i pavaksinuar”, thotë Carmen, banore e Los Anxhelosit.

Të tjerët, megjithatë, i kundërshtojnë me forcë rregullat e reja.

“Nuk e mbështes. Nuk mendoj se ka ende studime të mjaftueshme për të kuptuar vërtet se cilat janë efektet. Unë nuk jam në asnjë mënyrë kundra vaksinave, por mendoj se kemi nevojë për pak më shumë hulumtime”, thotë Lamar, banor i Los Anxhelosit.

Ata që kundërshtojnë vaksinimet e detyrueshme për nxënësit e shkollave po luftojnë gjithashtu kundër rregullit për maskat që është aktualisht në fuqi në Kaliforni. Si nxënësit ashtu edhe stafi i shkollës duhet të mbajnë maska në shkollë dhe të bëjnë një test për COVID-in çdo javë.

Profesori i sëmundjeve infektive Timothy Brewer beson megjithatë se së shpejti vaksinimi do të jetë i detyrueshëm jo vetëm për fëmijët mbi 12 vjeç, por edhe për fëmijët më të vegjël, pasi të miratohet nga shkencëtarët.

“Aktualisht po bëhen studime për sigurinë e vaksinave për fëmijët nën 12 vjeç. Mendoj se pasi t’i kemi këto të dhëna, atëherë do të shohim udhëzime edhe për fëmijët më të vegjël”, thotë Timothy Brewer, profesor i sëmundjeve infektive.

Zoti Brewer beson se edhe drejtori të tjera arsimore në të gjithë vendin do të ndjekin së shpejti shembullin e qytetit Los Anxhelos dhe do t’i bëjnë të detyrueshme vaksinimet për nxënësit e shkollave./voa

LEXO TE PLOTE