LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përgjaken rrugët/ Makina humb kontrollin dhe përfundon në një biznes, vdes shoferi, një tjetër në gjendje të rëndë

3 Janar 2021, 07:25, Kronika CNA
Përgjaken rrugët/ Makina humb kontrollin dhe përfundon në

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit, në superstradën Lezhë-Milot pranë kryqëzimit të Ishull-Shëngjinit.

Mësohet se një automjet tip ?Benz? ku udhëtonin dy persona ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një biznes në anë të sajë.

Për pasojë ka ndërruar jetë 24-vjeçari me inicialet D.D, i cili drejtonte mjetin, ndërsa pasagjeri, shtetasi me inicialet N.P., është transportuar në spitalin e Traumës ne Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISË
Në orët e para të mëngjesit,në aksin rrugor Lezhë -Milot, në Ishull Lezhë, drejtuesi i mjetit tip ?Benz? shtetasi D.D.,24 vjeç ,banues në Lezhë ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi D.D. dhe ka marrë dëmtime pasagjeri shtetasi N.P.,i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

 

Lajmet e fundit nga