Connect with Us

Letrat “tepër sekrete” për Enver Hoxhën: Do shkurtojmë 1915 efektivë të Ministrisë së Brendshme, Sigurimi dhe Zbulimi Politik do të…

Histori

Letrat “tepër sekrete” për Enver Hoxhën: Do shkurtojmë 1915 efektivë të Ministrisë së Brendshme, Sigurimi dhe Zbulimi Politik do të…

Publikuar

-

Letrat “tepër sekrete” për Enver Hoxhën: Do shkurtojmë 1915 efektivë të Ministrisë së Brendshme, Sigurimi dhe Zbulimi Politik do të…

Publikohen dy dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit (fondi 14. Aparati i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së) të cilat mbajnë siglën “Tepër sekret” dhe u përkasin datave 4 janar dhe 7 shkurt të vitit 1966, ku Ministri i Punëve të Brendshme, gjeneral-leitnant, Kadri Hazbiu, me anë të një relacioni, informon sekretarin e parë të Komitetit Qendror të PPSH-së dhe njëkohësisht Komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës Popullore të Shqipërisë, Enver Hoxhën, lidhur me shkurtimet që ishin planifikuar të bëheshin në organikën e kuadrit të efektivave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku u nxorën në lirim, 1915 ushtarakë, të cilët deri në atë kohë kishin shërbyer në atë dikaster.  Të gjitha detajet e raportit të ministrit Kadri Hazbiu, që nga ristrukturimi i dikasterit që ai drejtonte në bazë të drejtorive përkatëse, ku më delikatet ishin ato të Zbulimit Politik me jashtë, si dhe ato të Kundërzbulimit, (Drejtoria e Sigurimi të Shtetit), nga do vareshin ato pas kësaj, e deri tek sistemimi me punë i të gjithë efektivave që u nxorën në lirim.

20210102 234817

“Shkurtimet arrijnë në tërësi 1915 veta në të gjitha organet dhe repartet. Nga këta 850 oficerë, 652 nënoficerë e policë, 118 civilë dhe të tjerët ushtarëShifra 1915 përfaqëson 16 përqind të efektivit, kurse 870 oficerët që shkurtohen, 25.5 përqind mbi limitin organik dhe 24.5 përqind mbi efektivin oficer (kjo shpjegohet se me urdhër të veçantë, mbajmë mbi limitin 100 e ca oficerë, që janë në dispozicion)Nga të shkurtuarit prej 1915 veta, mund të konsiderohen të ikur deri më datën 5/2/1966, 555 veta ose 29 përqind e tyre. Përveç 115 kursantëve që kaluan Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, gjithë të tjerët kanë shkuar në prodhim dhe një pjesë e mirë në koperativat bujqësore (në fshat e ferma. Vërehet një rezistëncë e fortë sidomos për në fshat. Pengesë e madhe bëhen gratë dhe të afërmit e kuadrove, të cilët bëjnë vazhdimisht presione negative”.

Kështu thuhet ndërmjet të tjerash në dy dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit (fondi 14, i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), ku ndodhen dy relacione të cilat mbajnë siglën “Tepër sekret” dhe u përkasin datave 4 janar dhe 7 shkurt të vitit 1966, ku Ministri i Punëve të Brendëshme, gjeneral-leitnant, Kadri Hazbiu, informon sekretarin e parë të Komitetit Qëndror të PPSH-së dhe njëkohësisht Komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës Popullore të Shqipërisë, Enver Hoxhën, lidhur me shkurtimet që ishin planifikuar të bëheshin në organikën e kuadrit të efektivave të Ministrisë së Punëve të Brendëshme, ku u nxorrën në lirim, 1915 ushtarakë, të cilët deri në atë kohë kishin shërbyer në atë dikaster. Po cilat ishin drejtoritë përkatëse ku kishin shërbyer deri në atë kohë ato efektiva dhe ku do të sistemoheshin ato më pas? Si kishin funksionuar deri në atë kohë dy drejtoritë më delikate që kishte Ministria e Punëve të Brendshme, siç ishin Kundërzbulimi (Sigurimi i Shtetit) dhe Zbulimi Politik me jashtë dhe si ishte planifikuar riorganizimi tyre pas shkurtimeve dratstike në organikat e efektivave të saj? Për të gjitha këto dhe të tjera, na njohin dy relacionet në fjalë, ku përveç Enver Hoxhës që i ka miratuar ato, është marrë mendimi edhe i Kryeministrit Mehmet Shehut, Hysni Kapos (që asokohe mbulonte në rrugë partie si sekretar i Komitetit Qëndror, organet e ‘Diktaturës së Proletariatit’), Rita Markos, Beqir Ballukut, Ministrit të Mbrojtjes Popullore dhe Behar Shtyllës, Ministrit të Punëve të Jashtme.

Raporti “Tepër sekret”, i Ministrit të Brendshëm, gjeneral-leitnant, Kadri Hazbiu

 

               Tepër sekret

     Tiranë, më 4 Janar 1966

 MBI DISLOKIMIN E NJE NUMRI KUADROSH TE ZBULIMIT NE MINISTRINE E PUNEVE TE JASHTME

Për drejtimin të gjithë punës agjenturalo-operative të zbulimit që zhvillohet nëpërmjet rezidenturave pranë përfaqësive tona diplomatike në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në Ministrinë e Tregtisë së Jashtme, të dislokohen një numër kuadrosh të Zbulimit me në krye një kuadër të lartë, të emëruar në rang zv/Ministri të Punëve të Jashtëme.

Zv/Ministri i Punëve të Jashtme që drejton edhe punën e Zbulimit, ka lidhje të dyfishta me Ministrinë e Punëve të Brëndshme, për detyrat që janë në kompetencat e Ministrisë së Punëve të Brëndshme.

Kuadri i Zbulimit, sipas nevojave vendoset në sektorë të ndryshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe kryen detyra të zbulimit e të kopetencës së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe përgjigjet përkatësisht për të dy sektorët.

Numri i kuadrit të Zbulimit që do të vendoset në Ministrinë e Punëve të Jashtme, është 20 vetë. Meqënëse se kuadri dhe detyrat zgjerohen, del e nevojshme që në strukturat e Ministrisë së Punëve të Jashtme, të bëhet ndonjë ndryshim.

Për qarkullimin e kuadrit dhe për të ruajtur profilin e punës, del e nevojshme që në organikat e Ministrisë së Punëve të Jashtme, të krijohet një rezervë.

Politikën e kuadrit si brenda ashtu dhe jashtë, e bën Ministria e Punëve të Jashtme. Në rast se kur del nevoja që kuadrit të Zbulimit t’i ndryshohet profili i punës së tyre, vendimi përkatës merret në bazë të një marrëveshjeje të dy ministrive.

Trajtimi ekonomik i kuadrove të Zbulimit, do të jetë sipas funksioneve që kryejnë, i njëjtë si për të gjithë kuadrot e Ministrisë së Puneve të Jashtme.

P.sh. Në këto struktura të kryhen edhe shërbimet e zbulimit të Ushtrisë duke futur një ose disa kuadro të këtij profili.

Me propozimet e mësipërme, janë dakort shoku Beqir, shoku Behar dhe unë.

 MINISTRI I PUNEVE TË BRENDESHME

                                                                    GJENERAL-LEITNANT

                                                                         KADRI HAZBIU

Shënimi i Enverit: “Unë jam dakort me këto gjëra, të bisedojmë me shokët dhe të vendosim”

Shoku Hysni, unë jam dakort me këtë gjëra, mund të bëj një bisedë të shkurtër me Kadriun, Mehmetin, Beqirin dhe Ritën, dhe të vendoset e të raportohet sa më parë.

                         Enver

U bisedua me Beqirin, Ritën, Kadriun, Hysniun, Beqiri ka biseduar dhe me Mehmetin, ai për pikën 8, ka shfaqur rezerva.

Të gjithë jemi dakort. Për pikën 8, u ngarkua Beqiri të bisedojë me Mehmetin.

Për pikën 9, mendova të këtë një hetuesi, të shikojë dhe nga duhet të varet.

8.II.1968                                

Raporti i dytë i Kadri Hazbiut: “Një pjesë e konsiderueshme e efektivëve të Sigurimit i çuam në Ferma e Kooperativa Bujqësore”.

LEXO EDHE:  Deputeti i PD zbulon bisedën me kolegun e majtë/Pse u restaurua shtëpia e Enver Hoxhës?!

            REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDËSHME            “TEPER SEKRET”

          TIRANË                                                                                       Ekz. Nr.

                                                                                                         Tiranë, më 7/2/1966

DISA ÇËSHTJE QE DUHET TE VENDOSEN SA MË SHPEJT NE MINISTRINË E PUNËVE TE BRËNDSHME

 Për informacion

I

Deri tani kemi përpunuar në mënyrë paraprake strukturën dhe organikën, dhe del se:

Shkurtimet arrijnë në tërësi 1915 veta në të gjitha organet dhe repartet. Nga këta 850 oficerë, 652 nënoficerë e policë, 118 civilë dhe të tjerët ushtarë.

Shifra 1915 përfaqëson 16 përqind të efektivit, kurse 870 oficerët që shkurtohen, 25.5 përqind mbi limitin organik dhe 24.5 përqind mbi efektivin oficer (kjo shpjegohet se me urdhër të veçantë, mbajmë mbi limitin 100 e ca oficerë, që janë në dizpozicion).

Nga të shkurtuarit prej 1915 veta, mund të konsiderohen të ikur deri më datën 5/2/1966, 555 veta ose 29 përqind e tyre.

Përveç 115 kursantëve që kaluan Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, gjithë të tjerët kanë shkuar në prodhim dhe një pjesë e mirë në koperativat bujqësore (në fshat e ferma)

Vërehet një rezistëncë e fortë sidomos për në fshat. Pengesë e madhe bëhen gratë dhe të afërmit e kuadrove, të cilët bëjnë vazhdimisht presione negative.

Përpunimi përfundimtar i organikave, do të japë besoj shkurtime akoma dhe më. Në aparatin qëndror shkurtimet janë më të forta. Duke përjashtuar disa sektorë që merren direkt me punën operative, në atë që e quajmë aparat, shkurtimet janë më të ndjeshme. Ato arrijnë nga 50 e deri në 80 përqind.

Mbi të gjitha efektivat e Ministrisë (në qëndër) përfshi dhe sektorët që merren me punë operative direkt, deri tani dilet me variantin e shkurtimit 30-32 përqind, por kjo përqindje do të rritet akoma.

II

Çështjet që duhen zgjidhur tani për proçedurë urgjente si në ndërtimin përfundimtar të organikës, ashtu dhe shpërndarjen e kuadrit.

Këto çështje janë diskutuar tek ne dhe dilet me propozim që të hiqen si nga funksionet e Ministrisë së PunËve të Brendëshme ashtu dhe nga organikat e saj.

Gjithë sistemi i ruajtjes së objekteve ekonomike me roje ushtarake (ushtarë dhe policë) përfshi edhe rezervat shtetërore. Në përgjithësi rojet, të jenë civilë dhe të hyjnë në organikat e veta të objekteve. Armatosja dhe instruksioni për shërbim, të bëhet nga organet e Ministrisë së Punëve të Brëndshme. Nëse duhet që ndonjë objekt i tillë të ruhet nga forca ushtarake, kjo do të bëhet me ushtarë dhe jo me policë.

Komitetet e Partisë dhe Komitetet Ekzekutive, të mos ruhen me policë, por nga roje civile, që t’i kenë vetë në organikë. Organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në organizimin e shërbimit për ruajtjen e rendit, patjetër do të kenë në qëndër të vëmëndjes këto komitete.

Shërbimi zjarrëfikës, së bashku me mjetet e njerëzit, të shkëputen nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ai të merret nga Komitetet Ekzekutive dhe nga seksionet komunale dhe në qëndër po nga Ministria e Ekonomisë Komunale.

Gjëndja civile që deri tani ka varësi nga Ministria e Punëve të Brendshme si dhe sistemi i Pashaportizimit (për ato funksione që i mbeten), të shkëputet nga nga sistemi i Ministrisë së Punëve të Brendëshme, duke kaluar të gjitha, ç’u përket Komiteteve Ekzekutive.

Autoinspektoriati, me funksionet e lëshimit dhe të heqjes së patentave, si dhe me ndonjë funksion tjetër që mund t’i ngarkohet, të hiqet nga sistemi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, si një shërbim që nuk i përket. Ministria e Punëve të Brendshme të ushtrojë funksionet e kontrollit mbi rregullat e qarkullimit, dhe asgjë tjetër. Të mos merret as dhe me kontrollin e biletave ose të disiplinës për kontrollin e automjeteve. Autoinspektoriati, në qoftë se nuk mund të mbahet dot direkt nga Kryeministria, t’i kalojë Ministrisë së Komunikacionit.

Shifra shtetërore (prodhimi i saj me të gjithë gamën e rregullave) të hiqet nga sistemi i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ky shërbim duhet të ketë varësi nga Kryeministria, për vetë funksionin e saj të rëndësishëm. Këtij mund t’i ngarkohet edhe sistemi i prodhimit të vulave zyrtare, kontrolli i ruajtjes së sekretit në administratën shtetërore etj., funksione këto që deri më sot janë kryer me pa të drejtë, nga organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.Për efektet e shkëputjes nga Ministria e Punëve të Brendshme  të gjitha këtyre shërbimeve, do të hiqen (me transferim) nga efektivi i saj 1105. Dhe do ta vinin Ministrinë e Punëve të Brendshme, në rolin e saj të drejtë, duke mos e lejuar atë që të kryejë funksione mbi-dikasteriale.

Të aprovohet vartësia e kufirit nga kryetarët e Degëve të Punëve të Brendshme, duke ruajtur strukturat e sotme të batalioneve. Po ashtu, për efekt të punës së Partisë, të varen nga Komitetet e Partive të rretheve ku janë dislokuar. Kjo varësi është e mundëshme dhe e domosdoshme, sepse jo vetëm forcon në tërësi punën, por jep edhe reduktime të ndjeshme në organikat e kufirit e të Degëve të Punëve të Brendshme respektive për disa funksione, likujdon dy komanda sektorësh që sot janë, si dhe lehtëson organikat e Drejtorisë së Kufirit e aparatit politik në qëndër.

Shërbimi i Zbulimit jashtë shtetit, me sa duket ka difekte dhe organizative. Mendoj se duhet identifikuar ky shërbim në një organ të vetëm (si për Ministrinë e Mbrojtjes Popullore ashtu dhe për atë të Ministrisë së Punëve të Brendshme), me varësi nga Këshilli i Mbrojtjes. Ministria e Punëve të Brendshme, mund të kryejë zbulim të afërt nëpërmjet kufirit, si dhe duke shfrytëzuar mundësitë e brendëshme për mbledhje të informatave. Ajo duhet të plotësojë nevojat e këtij organi epror të Zbulimit të Republikës, i cili në tërësinë e qëllimit të tij, duhet të bëjë një punë më të thellë dhe të gjithanëshmeNë qoftë se ky propozim nuk shifet me vënd, atëhere të vendoset mbi studimin që kemi paraqitur për ta shkrirë në strukturën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, shërbimin e Zbulimit që kryhet me anë të kanaleve legale (përfaqësive tona jashtë).

Të vendoset nëse do të krijohet apo jo një organ i vetëm hetimor, si dhe vartësia e tij. Arsyetimet tona për këtë janë të njohura.

                                                               MINISTRI I PUNEVE TË BRENDSHME

                                                                    GJENERAL-LEITNANT

                                                                         KADRI HAZBIU

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Histori

Me kamerdare drejt Korfuzit/ Historia e pabesueshme e 31-vjeçarit dhe dënimi nga regjimi

Publikuar

-

Nga

Ëndrra e shqiptarëve për t’u larguar nga Shqipëria i detyronte ata të përdornin çdo lloj mjeti të mundshëm që mund të gjenin. Një aventurë të pazakontë ndërmori edhe 31-vjeçari nga Himara Aleks Bala, i cili mendoi një ditë feste si data 29.11.1988, si çastin më të përshtatshëm për t’u larguar nga deti. Ai u nis nga gjiri i Llamanit, me mjetin lundrues në drejtim të Korfuzit, por u pikas nga forcat e kufirit kur ishte 1.3 milje larg. Megjithëse iu bë thirrje, u tregua i vendosur të vijonte lundrimin. U akuzua në bazë të neneve 47/gj, 31/1, 25 të Kodit Penal. Në arsyetimin e vendimit thuhej:

“Nga hetimi gjyqësor doli e provuar se i pandehuri Aleks Bala, qysh në vitin 1987, ka pas siguruar një kamerdare zetori të cilën e ka mbajtur të fshehur në banesën e tij. Më vonë, për punimin e mendimit të tij kriminal ka përgatitur dhe një copë dërrase në formën e bazamentit të një barke dhe pasi ka marrë të gjitha masat e nevojshme për formimin e një varke të thjeshtë të gomuar, ka vendosur të realizojë arratisjen jashtë shtetit me anën e detit për në Greqi”.

U theksua se rrezikshmëria e tij prekte “marrëdhënien shoqërore të një rëndësie të veçantë”, “për mbrojtjen e shtetit të diktaturës së proletariatit, të pavarësisë kombëtare, fuqinë mbrojtëse dhe sigurimin e jashtëm të Republikës sonë”. U quajt i pandehur me “rrezikshmëri të madhe shoqërore”.

LEXO EDHE:  Raportet e CIA/ Pse SHBA vendosi të bashkëpunojë me britanikët kundër Enver Hoxhës

LEXO EDHE:  Fotot e rralla/ Kur Enver Hoxha pozonte në krah të kreut të Ballit Kombëtar dhe të birit dhe si i zhduku më pas

Në pretencën e tij prokurori, u tregua tejet i ashpër. Midis të tjerash deklaroi në këtë proces:

“Partia dhe shoku Enver vazhdimisht kanë treguar një kujdes të veçantë për edukimin e rinisë për të patur kurdoherë një rini të pastër moralisht e të brumosur me ideologjinë marksiste-leniniste. Por s’duhet të harrojmë na mëson partia se rinia ka qenë dhe mbetet gjithnjë objekti i veprimtarisë së të gjithë armiqve.



Armiqtë e brendshëm e të jashtëm bashkërendojnë veprimtarinë e tyre me anë të presionit të ideologjisë borgjezo-revizioniste, të helmatisin ndërgjegjen e rinisë.

Pre e këtij presioni të ideologjisë borgjeze e revizioniste është bërë dhe i pandehuri  Aleks Bala, i cili është karakterizuar në punë e shoqëri me sjellje e veprime që i kundërvihen moralit tonë komunist.

I pandehuri dhe pse ka kryer dhe më parë vepër penale dhe ishte duke kryer vuajtjen e dënimit, iu dha mundësia nga organet e drejtësisë të reflektonte dhe të riedukohej në gjirin e shoqërisë, të mos izolohej nga shoqëria e familja. Këtë ndihmesë, i pandehuri nuk e vlerësoi, por qëndroi konsekuent në rrugën e tij armiqësore i vendosur për ta realizuar”.

Gjykata Popullore e Rrethit Vlorë, me vendimin nr.231, datë 5.12.1988, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 16 vjet heqje lirie dhe heqjen e të drejtës zgjedhore prej 5 vjetësh. Kamerdarja e zetorit dhe puntoja iu dorëzuan NPA Vlorë. Aleksi u lirua më 6.2.1991 si pasojë e ndryshimeve demokratike që ndodhën./Kujto.al

LEXO TE PLOTE

Histori

Përcaktimi i kufijve mes Shqipërisë dhe Greqisë i mori jetën/ 98 vite nga vrasja e gjeneralit Italian

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Si sot, 98 vjet më parë, më 27 gusht 1923, në një pritë të mirëorganizuar, mbeti i vrarë gjenerali italian Enriko Telini, një ushtarak karriere dhe i dekoruar me një sërë medaljesh për kontributin e tij për Italinë.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, ajo që çoi në vrasjen e tij, është përcaktimi i kufijve mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Më 9 nëntor 1922 Konferenca e Ambasadorëve e zgjodhi Telinin për kryetar të Komisionit Ndërkombëtar të Përcaktimit të Kufijve. Vendimet e marra për përcaktimin e shumë zonave brenda kufirit shqiptar, në bazë të dëshmive të terrenit dhe atyre historike, ngjallën pakënaqësi në radhët e palës greke.

Situata e krijuar vijoi me atentatin ndaj Gjeneral Telinit dhe shoqëruesve që ndodheshin me të, çka solli dhe reagimin e Italisë. Komisioni Hetimor Ndërkombëtar i ngritur posaçërisht për këtë rast vërtetoi se vrasja ishte organizuar nga vetë qeveria greke.

LEXO EDHE:  Sulo Gradeci: Andi Bushati  e çlodhte dhe e përtërinte Enver Hoxhën

LEXO EDHE:  Kritikoi Metën për dekoratat/ Berisha i kthehet Ramës: Je figura më e urryer pas Enver Hoxhës



Shteti grek u ngarkua të paguante dhe një dëmshpërblim tejet të madh, bashkë me shpalljen fajtor për vrasjen.

Shteti shqiptar e nderoi veprën e gjeneral Telinit duke vendosur emrin e një rruge në kryeqytet dhe bustin e tij më 1933. Më pas Telini u nderua edhe me një shtatore e cila u punua nga mjeshtri Odhise Paskali. Shtatorja u përurua më 27 gusht 1941, siç na njofton Qarkorja e Kryeministrisë që po vendosim bashkëngjitur.

Në fotografinë e tretë paraqesim shtatoren e Gjeneral Telinit, dhe në imazhin e fundit vërtetimin e marrjes në dorëzim të shtatores nga Bashkia e Tiranës.

LEXO TE PLOTE

Histori

Pas një atentati në Selanik / 88 vite më parë ndërroi jetë në Selanik, Hasan Prishtina

Publikuar

-

Nga

88 vite më parë, Hasan Prishtina, ndërroi jetë pas një atentati. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, ka risjellë në vëmendje, jetën dhe veprimtarinë e Prishtinës.

Hasan Prishtina lindi në Vushtri të Kosovës më 1873. Kreu Gjimnazin Francez në Selanik dhe shkollën e lartë të administratës osmane “Mylkije” në Stamboll.

Ishte tri herë deputet në parlamentin osman. Bashkë me Ismail Qemalin ishte ndër nismëtarët e Kryengritjes së Përgjithshme Kundërosmane, e më pas ministër i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës.

Më 1913 ishte ndër organizatorët e kryengritjes kundërserbe të shtatorit, kurse më 1918 u zgjodh anëtar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”.

Më 1921 u zgjodh deputet i Dibrës në Këshillin Kombëtar dhe u ngarkua nga Këshilli i Lartë për të ndërtuar qeverinë më 7 dhjetor 1921.

Në periudhën 1922-23 u shqua si një nga figurat e opozitës në Shqipëri, kurse më 1924, teksa udhëhiqte lëvizjen e armatosur kaçake në Kosovë kundër sundimit serb, mori pjesë edhe në përgatitjen e Revolucionit të Qershorit në Shqipëri.

U kthye në Tiranë më 1924, por u largua më 1925, për të jetuar në mërgim, deri në vdekje. Gjatë gjithë jetës punoi e luftoi për Kosovën e lirë e të bashkuar me Shqipërinë, duke kundërshtuar fort dhe hapur qoftë politikat serbe, qoftë qëndrimet miqësore të Ahmet Zogut me Serbinë.



Më 1931, bashkë me organizatën “Bashkimi Kombëtar”, mori pjesë në organizimin e atentatit kundër A. Zogut në Vjenë.

LEXO EDHE:  Raportet e CIA/ Pse SHBA vendosi të bashkëpunojë me britanikët kundër Enver Hoxhës

LEXO EDHE:  Materiali i pa publikuar/ Si dyshonte Enver Hoxha se berberi e spiunonte

Kurse vetë H. Prishtinës iu bënë katër atentate, u burgos dy herë, dhe u dënua gjashtë herë me vdekje (një herë nga xhonturqit, një herë nga Esad Pashë Toptani, një herë nga qeveria serbe dhe tri herë nga Ahmet Zogu).

Atentati i fundit iu krye më 14 gusht 1933 në Selanik të Greqisë. Dorasi ishte Ibrahim Çelo, i cili pohoi para policisë se vrasjen e kreu për një shumë parash, të cilën viktima nuk ia dha.

Në gazetat lokale vrasja u konsiderua si “sherr mes shqiptarësh”, por në shtypin perëndimor u aludua për larje hesapesh mes armiqve të vjetër, Ahmet Zogut dhe Hasan Prishtinës.

Pas atentatit, Hasan Prishtina u varros në varrezat e Selanikut, nga ku u soll në Shqipëri më 1977, për t’u rivarrosur në Varrezat e Dëshmorëve të qytetit të Kukësit, vendndodhja më e afërt gjeografike me vendlindjen e tij. Fotografitë që sjellim këtu ruhen në Fototekën e Arkivit Qendror Shtetëror, dhe paraqesin ceremonialin shtetëror të rivarrimit të eshtrave të Hasan Prishtinës në Kukës më 6 dhjetor 1977.

Eshtrat e patriotit të shquar ekspozohen në shtrat topi në Sheshin Skënderbej, transportohen në Kukës, ku kryhet ceremonia zyrtare e nderimit me fjalime dhe homazhe dhe, më pas, vendosen në banesën e deritanishme./CNA.al

LEXO TE PLOTE