LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Histori domethënëse suksesi për 2020”/ Rama nxjerr videon: Këto janë lehtësitë që kanë përfituar qytetarët nga e-Albania

3 Janar 2021, 14:57, Aktualitet CNA
“Histori domethënëse suksesi për 2020”/ Rama nxjerr

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video dedikuar platformës elektronike qeveritare E-Albania që e cilëson si një histori domethënëse e suksesit për vitin 2020.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama thotë se nëpërmjet E-Albania, shqiptarët kursyen 1 milion e 363 mijë e rreth 75 euro nga gjenerimi elektronik i 2 milion e 686 mijë e 32 dokumenteve.

Po ashtu sipas tij u evituan 293 vite pritje në radhë teksa platforma u shërbeu në një vit plot 1.5 milion qytetarëve.

?Revolucioni Digjital 2020

E-Albania një nga historitë domethënëse të suksesit për vitin që lamë pas, do të vazhdojë këtë vit me lehtësimin e mëtejshëm të shërbimeve të shtetit ndaj çdo qytetari, në Shqipëri dhe anekënd botës

1023 shërbime, deri para pak vitesh përmes radhave, zvarritjeve e bakshisheve, sot përmes platformës https://e-albania.al direkt nga celulari apo kompiuteri

1.5 milionë qytetarë dhe biznese të shërbyer në një vit

Institucionet ndërkombëtare nga OECD, OKB, DASH e deri tek KE, e konsideruan historinë e suksesit të e-Albania, arritjen më domethënëse në rajon në fushën e modernizimit të shërbimeve?, shkruan Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga