Aktualitet
GJKKO merr vendimin e papritur/ Zbulohet se çfarë vendosi për sekuestrimin e pasurisë së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla

Vijon ping-pongu sa i takon sekuestrimit të pasurisë s ëish prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Sekuestrimi i pasurisë së ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla do të shqyrtohet nga Gjykata e Tiranës. Vendimi është marrë javën e fundit të vitit që lamë pas nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke ja kaluar kështu çështjen kolegëve të tyre të gjykatës së kryeqytetit.
Në vendimin e GJKKO-së se vepra penale për të cilën akuzohet ish- Prokurori i Përgjithshëm nuk është kompetencë e kësaj gjykate dhe në bazë të ligjit Antimafia këtë gjykim duhet ta bëjë Gjykata e Tiranës. Rreth një muaj e gjysmë më parë ish-kryeprokurori u morr zyrtarisht si i pandehur për akuzën e mosdeklarimit të të ardhurave në kufi. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë pranoi kërkesën e SPAK për dërgimin në gjyq të ish-kryeprokurorit më 19 nëntor.
Llalla do të ulet në bankën e të akuzuarve për akuzën e “fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë”, kryer në tre raste, vepër për të cilën Kodi Penal parashikon dënim nga gjobë deri në 3 vite burg./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Ngjela paralajmëron fundin ‘tragjik’ për Ilir Metën/ Zbulon kush e merr postin e Presidentit
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dalë me një parashikim, ku ka nënkuptuar se Ardian Dvorani do shkojë drejt presidencës pas shkarkimit të Ilir Metës....

Video-Meta largon eskortat/ Vizitë misterioze në një banesë në Vlorë
Duke qenë se zgjedhjet po afrojnë dhe sondazhet treguan se LSI po shkon drejt shkrirjes, presidenti Ilir Meta është vënë në lëvizje për të shpëtuar...