LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Covid tek fëmijët/ Mjeku thirrje prindërve: Hiqni dorë nga kurimi me antibiotik

3 Janar 2021, 15:39, Lifestyle CNA
Covid tek fëmijët/ Mjeku thirrje prindërve: Hiqni dorë nga

Pandemia Covid, e cila ka shkaktuar me qindra humbje jete, nuk ka qenë shumë agresive tek fëmijët, ndonëse në disa raste ka shkaktuar simptoma deri në mesatare.

Pediatri Bektash Mandro thotë se vihet re prezenca e shpeshtë e diarresë te moshat e vogla, simptomë kjo e cila është më e përhapur gjatë stinës së verës.

?Ka qenë situatë e lehtë deri te e mesme, nuk ka pasur rast të rëndë të trajtimit me covid. Te fëmijët kemi pasur më shumë të përziera, të vjedhja, ndonjëherë dhimbje koke, barku, diarre, që nuk shkojnë për kohën, pasi i kemi në periudhën e verës?, tha ai për ?ABC News?.

Por ajo që shqetëson më shumë mjekun Mandro është përdorimi i antibiotikëve tek fëmijët. Ai u bën apel prindërve të heqin dorë nga kurimi me to i fëmijëve që shfaqin simptoma të covid. Pediatri thotë se antibiotiku duhet të përdoret vetëm me këshillën e mjekut.

?Rastet kur kemi mbivendosje bakteriale duhet të trajtohen, të bëjmë shtesë antibiotikun, në rastet e tjera në mënyrë absolute nuk duhet të përdoret antibiotiku? tha ai.

Deri tani nuk janë raportuar raste të fëmijëve në gjendje të rënduar nga ky virus, por megjithatë ata mbetën faktor risku për përhapjen e tij në moshat më të rrezikuara./CNA.al

Lajmet e fundit nga