LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bayerni bën përmbysjen e çmendur ndaj Mainz

3 Janar 2021, 18:58, Sport CNA
Bayerni bën përmbysjen e çmendur ndaj Mainz

Bajerni i Mynihut e ka nisur me spektakël vitin 2021, teksa ka mposhtur me rezultatin 5-2 me përmbysje Maincin.

Ndeshja nisi keq për skuadrën e Flik, që e mbylli pjesën e parë në disavantazhin e 2 golave, pasi për Maincin shënuan Burkardt në minutën e 32? dhe Hak në minutën e 44?.

Pjesa e dytë ishte një tjetër histori, me bavarezët që shënuan plot 5 herë, fillimisht me Kimish në minutën e 50?, për të vazhduar më pas me Sane në minutën e 55?, Zyle në minutën e 70? dhe dopieta e Levandovskit në minutat 76? dhe 83?.

Me këtë fitore, Bajerni merr kryesimin e renditjes me 33 pikë, 2 pikë më shumë se Lajpcigu i vendit të dytë.

Lajmet e fundit nga