Kronika
Zbardhet skema e vrasjes së dyfishtë në Astir/ 59-vjeçari përdori fëmijën për të hyrë në banesë

Janë zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e 31 dhjetorit, ku dy motra u ekzekutuan në shtëpinë e tyre në Astir.
Përparim Ademi, para se të ngjitej në apartament, ka marrë njërin nga fëmijët që po luante poshtë pallatit duke e përdorur si karrem për të hyrë brenda.
Dy motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani mësohet të kenë qenë duke ngrënë bukë në atë kohë. Në momentin që është hapur dera dhe motrat kanë parë që është ai, kanë tentuar të mbyllin derën. Menjëherë 59-vjeçari Përparim Ademi ka hapur zjarr, fillimisht në derë dhe pastaj në drejtim të motrave, të cilat kanë qenë të shtrira raporton abc news.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 26 gëzhoja plumbash, ndërsa vetëm 5 prej tyre kanë qëlluar motrat Bardhi e Metani.
Pasi ka kryer krimin, 59-vjeçari ka qëlluar nëpër muret e banesës, më pas ka lënë armën tip automatik kinez dhe është larguar nga vendi i ngjarjes./CNA.al