Connect with Us

Pesë mësime që na japin filmat klasikë të Krishtlindjeve

Lajme

Pesë mësime që na japin filmat klasikë të Krishtlindjeve

Publikuar

-

Pesë mësime që na japin filmat klasikë të Krishtlindjeve

Ajo që na shoqëron gjatë gjithë muajit dhjetor, ose siç e njohim ndryshe, muajit të festave, janë filmat festivë me Krishtlindje.

Por përveçse zbavitës, këto filma na japin 5 mesazhe shumë të vlefshme për gjithkënd.

Mos zgjidhni punën mbi njerëzit

Ky është një nga mesazhet më të forta që jepet në shumë filma, që mësojnë njerëzit të mos i japin përparësi parave të gatshme mbi lumturinë njerëzore.

Tensionet janë të pashmangshme

Ndonjëherë, pavarësisht se çfarë bëni, gjërat shkojnë pak keq. Shpeshherë vendosemi para situatave të pakëndshme, por ajo që duhet bërë është që të qetësohemi dhe të marrin situatën nën kontroll pa hapur panik dhe duke i parë gjërat me optimizëm.

Familja është ajo që ju e bëni atë

Ka të gjitha llojet e familjeve të ndryshme në botë. Miqtë tanë, personat me të cilët mund të kemi marrëdhënie të ngushta, bashkëpunëtorët tanë, madje edhe qentë tanë mund të jenë familjarë.

LEXO EDHE:  Humbja e mjekut nga Kavaja/ Ministria e Shëndetësisë: Shërbeu deri në fund me devotshmëri

Disa filma Krishtlindjesh na zhvendosin rrënjësisht nga pritjet tona dhe na tregojnë me mënyra të ndryshme se çfarë nënkupton miqësia dhe besnikëria dhe sesi njerëzit mund të gjejnë ndjenjën e tyre jashtë kufijve të familjes.

“Vriteni” të keqen me mirësi

Nëse jeni mërzitur nga xhaxhai që vazhdon të diskutojë për politikën, nga tezja juaj që vazhdimisht ju ngacmon për të gjetur një partner dhe për tu martuar, nuk duhet të silleni vrazhdë me ta. Filmat festivë na japin një mësim, “t’i vrasim me mirësi”. Kështu mund të shmangni stresin e pushimeve dhe të jeni të qetë pa u bezdisur nga të tjerët.

Shpërndani pozitivitet

Vetëm shaka, premtime dhe optimizëm.  Ka një sërë filmash Krishtlindjesh ku mund të merrni pozitivitet.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Lajme

Platformat më të mira për të mësuar online në 2021

Publikuar

-

Nga

 Në kohët e vështira që jetojmë sot, kemi parë që çdo gjë po rikthehet online. Pjesë e këtij transformimi është padyshim edhe sfera e arsimit, ku edhe pse platforma të të mësuarit online kanë ekzistuar shumë kohë para se pandemia të bëhej pjesë e përditshmërisë sonë, nuk mund të mohojmë faktin që përdorimi i tyre është shumëfishuar gjatë muajve të karantinës si edhe në kohën e tanishme.

Në këtë artikull do të shohim disa nga platformat më të mira të të mësuarit në botë, si edhe në Shqipëri, të cilat i vijnë në ndihmë çdo personi që dëshiron të mësojë, nga studentët, tek gjithë pjesa tjetër.

Khan Academy

Khan Academy është një ndër platformat lider në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila përmban mësime online tërësisht falas për të gjithë personat që dëshirojnë të mësojnë duke përdorur këtë platformë. Kjo platformë njihet më tepër për mësimet që posedon në matematikë, sidomos për maturantët amerikanë që duan të përgatiten për provimet SAT.

EdX.org

Platforma EDX.org njihet për kurset falas në nivel universiteti. Kjo platformë është krijuar nga Harvard në bashkëunim me MIT dhe kualiteti i kurseve që përmban kjo platformë është mbreslënës. Në këtë platformë personat e interesuar mund të ndjekin mbi 2,500 kurse të cilat janë me tematika të ndryshme, kështu që gjithnjë do të mund të gjejnë diçka që u intereson.

Udemy

Kjo listë nuk mund të mos përfshinte edhe platformën Udemy, e cila është platforma lider për kurset online në gjithë botën. Dy platformat e lartëpërmendura mund të përdoren falas, ndërkohë që për të përdorur Udemy personat e interesuar duhet të paguajnë për kursin që ata zgjedhin të ndjekin. Kurset në këtë platformë ama janë të kualitetit maksimal dhe për ta vërtetuar këtë ju mund të hapni një kurs dhe të lexoni mijëra vlerësime që kanë dhënë përdoruesit e tjerë që e kanë ndjekur këtë të fundit.

Këto ishin disa nga platformat lider në botë, por edhe në vendin tonë ka disa platforma që mundësojnë të mësuarit online dhe të cilat janë të kualitetit shumë të lartë. Është një aspekt shumë i mirë ky edhe për vendin tonë, pasi jo të gjithë shqip-folësit mund të kuptojnë dhe të komunikojnë në gjuhën angleze, kështu që këto platforma janë një plus me të vërtetë i madh për ne.

Almooc.com

LEXO EDHE:  Kritikat e tij nuk u pëlqyen nga Partia Komuniste, ku ka përfunduar miliarderi Xhek Ma?

LEXO EDHE:  Shënim/ Disa pyetje për bashkinë e Elbasanit që nuk ka marrë ende çelsat e inceneratorit

Platforma shqiptare Almooc ofron për përdoruesit Shqiptarë kurse në një sërë disiplinash. Disa nga këto disiplina janë: Anglisht, matematikë, fizikë, programim, TIK, etj. Platforma numëron mbi 63,000 studentë dhe është lider për kurset e programimit në shqip të cilat ofrohen falas.

PortaliStudentor.al

Portali online për nxënësit dhe studentët PortaliStudentor.al, është një portal i krijuar në vitin 2018 dhe që ka gjetur një përdorim masiv nga maturantët të cilët merrnin notat e provimeve të maturës pranë këtij portali.  Arsyeja pse maturantët zgjodhën këtë portal për të marrë notat e tyre është sepse ai i thjeshtësonte punën duke u afishuar maturantëve notat vetëm në bazë të ID së tyre. PortaliStudentor.al numëron më shumë se 6000 studentë dhe nxënës shqiptar të regjistruar, tani që provimet e matures shteterore janë afër, ata mund të përgatiten për provimet, të mësojnë online nëpërmjet materialeve të ndryshme, si edhe të kryejnë provimet e maturës online për t’u praktikuar.

Ky portal ka arritur gjithashtu që të ofrojë kurs gjermanisht online, si edhe kurse programimi online, gjithashtu edhe kurs per maturen shteterore.

Sputnik.al

Platforma sputnik.al është një platformë tjetër shumë e mirë shqiptare e cila ofron kurse në matematikë, informatikë, dhe gjuhë. Platforma gjithashtu mundëson zgjedhje ushtrimesh të ndryshme për lëndët e gjimnazit dhe kjo e bën një platformë të shkëlqyer për pjesën e të mësuarit online.

Platforma ka gjithashtu edhe kanalin e saj ne YouTube, nëpërmjet të cilit përdoruesit mund të mësojnë duke ndjekur video-mësimet që gjenden aty. Nuk ka dyshim që mësimi online është e ardhmja, sidomos të mësuarit nga këto platforma ku çdokush mund të mësojë nga rehatia dhe komforti i shtëpisë së tyre./Igli Hoxha

LEXO TE PLOTE

Lajme

Diell dhe rritje temperaturash/ Parashikimi i motit për sot

Publikuar

-

Nga

Keni bërë plane për ditën e sotme?/ Ky është parashikimi i motit

Dita e sotme do të vijojë me mot të kthjellët në të gjithë vendin tonë.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që edhe pasditja dhe nata të vijojnë në të njëjtat kushte për pjesën më të madhe të vendit, ndërsa kalime vranësirash do ketë në Veri-Verilindje dhe Juglindje të vendit.

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -1°C mëngjesi deri në 17°C mesdita.

LEXO EDHE:  Luli Basha’s anniversary/ 4 years from the protests under the tent, which he sold to Edi Rama

LEXO EDHE:  Shënim/ Disa pyetje për bashkinë e Elbasanit që nuk ka marrë ende çelsat e inceneratorit

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Historia që po trondit Gjirokastrën

Publikuar

-

Nga

Nga Telnis Skuqi

Një nga shumë ish-reporteret e televizonit Alpo, më tregoi dramën e saj personale, disa muaj më parë.

“Ai nuk e meriton të jetë pjesë e komunitetin tonë”, – më shkruajti ish-reporterja, S.G, sot një studente e vitit të dytë në master në Tiranë. Si fillim, ajo më kërkoi t’i ruaj identitetin e saj.

“E kam pasur ëndërr të isha gazetare, prandaj vendosa të punoja qysh gjimnaziste në Alpo TV”, – nis rrëfimin ajo. Prindërit e saj e kishin mbështetur, madje ata kishin bashkëbiseduan me administratorin i televizionit, A. P. Sipas saj, ai  ishte treguar i gatshëm ta punësonte në redaksinë e lajmeve.

“Ai kishte një sjellje shumë të çuditshme ndaj vajzave të mitura”, – më thotë ajo.
“Në fillim më prekte në faqe. Sinqerisht mendoja se ishte thjeshtë një veprim inkurajimi, por shpejt ai shfaqi anën e tij më të zezë”, – më rrëfen ajo.
“Ai më shkatërroj jetën! Ai më lëndoi shumë vetëm sepse unë isha e mitur”, – thotë ajo.

Për të, televizoni që administron ishte thjeshtë një karrem për vajzat e mitura.

“Përmes televizoni ai joshte vajzat gjimnaziste dhe më pas ngopte epshet e tij. Ai është i sëmurë. Ai është mostër”, – vazhdonte të shkruaj ajo në inboxin tim në facebook.

LEXO EDHE:  “Paniku vret më shumë se virusi”/ Muka thirrje të fortë: Le të ndajmë mesazhe pozitive

LEXO EDHE:  “Drafti nuk është perfekt”/ Gjiknuri thumbon opozitën: Të paguajë kostot e djegies së mandateve

“E kam njohur personalisht dhe e di se çfarë njeriu është. Këto ngacmime nuk i bënte vetëm me mua, por me të gjithë shoqet e mia që punonin në Alpo TV”, – tha ajo dhe sakaq shtoi: – “Ai është njeri shumë i keq!”.

Pavarësisht dramës personale, studentja e vitit të dytë në master nuk e ka humbur refleksin e reporteresh. Ajo e di që prova është arma më e fortë për të faktuar të vërtetën e saj.

“Personalisht disponoj të paktën pesë video me sekuenca të shkurta, por jam e gatshme të të ofroj një prej tyre. Unë nuk dua hakmarrje, por dëshiroj të shpëtoj vajza të tjera nga ky përbindësh”, – përfundoi rrëfimin ajo.

(Shënim: Iniciali S.G. është një trillim gazetaresk dhe i rastësishëm, me qëllim për të ruajtur identitetin e plotë të vajzës së lënduar, si dhe për të respektuar Kodin e Etikës së Gazetarisë)

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: