Si të shpërndahen në mënyrë të drejtë në mbarë botën vaksinat ndaj Covid-19
Nga Tariq Ahmad & Elizabeth CousensNdërsa numri i vendeve që...
Zakonisht duhen deri në 10 vjet për të zhvilluar një vaksinë ? Si mund t?i besoj një produkti të realizuar vetëm në një vit?? Kjo është ajo që dëgjojmë në mënyrë të përsëritur këto ditë nga ata që e shohin me mosbesim shpejtësinë me të cilën bota ka arritur të prodhojë një vaksinë anti-Covid. Britanikja ?The Guardian?, rendit 10 faktorët që tregojnë se si ishte e mundur të zhvillohej një vaksinë anti-Covid në më pak se një vit, pa e kompromentuar sigurinë dhe cilësinë.
Me pak përjashtim, vetëdija mbi një pandemi të mundshme kishte kohë që ishte përhapur globalisht. Ndaj qeveritë, institucionet dhe organizatat jofitimprurëse, po mblidhnin burime për ta përballuar atë. Kjo nuk e ka ndaluar pandeminë që të na godasë fort, por të paktën
ishin siguruar burimet ekonomike për kërkime. Ndërkohë kompani si Moderna, BioNTech apo Universiteti i Oksfordit, janë angazhuar prej vitesh në ndërtimin e sistemeve që lejojnë shumë shpejt zhvillimin e vaksinave, duke filluar nga kodi gjenetik i agjentëve.
Kina e identifikoi menjëherë patogjenin e ri
Zhvillimi i shpejtë i një vaksine anti-Covid, nuk do të ishte e mundur nëse studiuesit kinezë, nuk do të kishin identifikuar menjëherë një lloj të ri të koronavirusit, dhe nuk do të kishin bërë publike sekuencën gjenetika të ARN-së së saj. Zbulimi i bërë në janar nga Yong-Zhen Zhang, virolog në Universitetin Fudan në Shangai, i hapi rrugën kërkimeve për vaksinat.
Pati financime me bollëk
Zakonisht duhen vite për të mbledhur fondet e nevojshme për zhvillimin e një vaksine. Por pasojat shumë serioze shëndetësore dhe ekonomike të pandemisë, bënë të qartë nevojën për
t?u përballur me urgjencën në një mënyrë të përbashkët dhe të menjëhershme. Në terma jashtëzakonisht cinikë:kushton më pak të investosh në kërkimin e një vaksine, sesa të durosh bllokime të pacaktuara në kohë.
Përshkrimi i testeve klinike mori një përparësi absolute
Studiuesit në gjithë botën, i kanë përqendruar studimet e tyre mbi Covid-19, duke i kushtuar çdo orë të ditës dhe natës hulumtimit të shkaqeve, efekteve dhe mjeteve të mundshme shëruese. Grupet kërkimore nga çdo vend kanë bashkëpunuar, duke lënë mënjanë interesat vetjake, për të arritur së më shpejt tek rezultatet që po shohim sot.
Testet farmakologjike nisën menjëherë
Për të njëjtat arsye, testet e vaksinave anti-Covid nisën menjëherë në pranverën e vitit 2020, dhe ndërsa testet e fazës 1 mbi sigurinë e përgatitjeve po kryheshin, u identifikuan vendet për kryerjen e testeve të tjera. Fazat 2 dhe 3, dëshmuan efektivitetin e tyre në parandalimin e sëmundjes.
Ndryshoi mënyra e mbledhjes dhe analizimit të të dhënave
Gati 5 vite më parë, kërkimi farmakologjik nisi t?i përshtatej mbledhjes së të dhënave të kryera tërësisht në një mënyrë elektronike, me tableta dhe kompjuterë. Deri vonë asgjë nuk konsiderohej më e besueshme, sesa një rekord mjekësor nëpër kartela. Por mbledhja e të dhënave në mënyrë dixhitale, bëri të mundur minimizimin e gabimeve dhe analizimin dhe shkëmbimin shumë më të shpejtë të informacionit pasi ai ishte mbledhur.
Nuk pati mungesë vullnetarësh për testet
Urgjenca e pandemisë dhe ndarja e dhimbje që shkaktoi Covid-19, tërhoqi një numër të madh qytetarësh, që e ofruan veten për sprovat ( madje duke pranuar të merrnin parasysh rreziqet për jetën). Pa zemërgjerësinë e tyre, tani nuk do të kishim asnjë vaksinë anti-Covid.
Nuk kishte mungesë të infeksioneve
Për të kuptuar nëse një vaksinë është efektive, është e nevojshme që rastet e infektimit të ndodhin në grupin e kontrollit, pra në grupin që nuk mori vaksinën por një placebo. Shumica e testeve në shkallë të gjerë filluan në fund të valës së parë.
Gjatë verës, ?armëpushimi? i dhënë nga pandemia mundësoi ringjalljen e ekonomive, por ngadalësoi eksperimentet (pasi nuk kishte shumë mundësi për infektiv). Vala e dytë që ka ndikuar aq shumë për sa i përket jetës tonë, përshpejtoi edhe rezultatet e testeve, pasi vaksinat u testuan atje ku rreziku i infektimit rastësor ishte më i lartë.
Vaksinat e para, dëshmuan se funksionojnë shumë mirë
Sa më pak efektive të jetë një vaksinë, aq më shumë raste do të jetë e nevojshme të grumbullohen (midis atyre me placebo dhe të vaksinuarve), për të pasur prova të mbulimit të ofruar. Nëse një vaksinë ofron vetëm mbulim të pjesshëm, 13 raste në grupin e kontrollit dhe 7 midis vaksinuarve, nuk do të siguronin informacion të mjaftueshëm për mbrojtjen që shkaktonte, pasi ndryshimi mund të varet nga rrethana të ndryshme ose thjesht rastësore.
Procesi i miratimit ka qenë i vazhdueshëm dhe në kohë
Autoritetet rregullatore të vaksinave, si FDA për Shtetet e Bashkuara dhe EMA në Evropë, i analizuan të dhënat për testet, në një proces të vazhdueshëm rishikimi. Kështu, ditët e fundit, para se të aprovohej vaksina e Pfizer, mbetën pa u rishikuar të dhënat e fundit mbi provat e Fazës 3, dhe e njëjta gjë po ndodh në javët e fundit me vaksinat Moderna dhe Oxford-AstraZeneca. / Focus ? Bota.al
Nga Tariq Ahmad & Elizabeth CousensNdërsa numri i vendeve që...
Nga Ruth OgdenA të duket sikur 2020-a zgjati një përjetësi? ...
Nga Fraser Myers “Spiked Online”Këtë vit, vendi më i goditur...
Si çdo vit, revista shkencore “Nature”bën renditjen e 10 zbu...
Të shtunën që kaloi, kur vendi i tejkaloi 3 milionë rastet z...
Nga Marco Rubio “Fox News”Falë obsesionit që kanë mediat ton...
Nga Ngaire Woods “Project Syndicate”Covid-19 ka ofruar disa ...
Nga Gideon Rachman “Financial Times”Duket se asgjë nuk mund ...
Nga Yoo Jung Kim “Psychology Today”Covid-19 është gdhendur n...
Nga Paul B.PreciadoMundohuni pak t`a imagjinoni se si do të ...
Nga Dominic Green “The Wall Street Journal”Administrata Bajd...
Si janë të përbëra vaksinat antiCovid?Ato kanë përbërje të n...
Nga Pierre Haski “Internazionale”Nëse do të donim të zgjidhn...
Xhozef Alen, profesor i shkencave të ekspozimit në Shkollën ...
Nga Steve Postal “American Spectator”Shumë politikanë kanë d...
Kalciumi është i rëndësishëm për trupin e njeriut. Dhëmbët d...
Ndërsa qytetërimi njerëzor u zhvillua në shumë vende të botë...
Çarls Darvini kishte disa ide shumë të mira. Më e famshmja i...
Nga Ian Acheson “CapX”Ka një pjesë që mungon në luftën anti-...
Balena blu sundoi detet për rreth 4.5 milion vjet, ndërsa Ne...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...