Connect with Us

Mbi 84 milionë të prekur nga koronavirusi në gjithë botën

Shëndeti

Mbi 84 milionë të prekur nga koronavirusi në gjithë botën

Publikuar

-

Mbi 84 milionë të prekur nga koronavirusi në gjithë botën

Sipas Universitetit Johns Hopkins, numri i të prekurve nga koronavirusi e ka kaluar shifrën 84 milionë në gjithë botën. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kenë më shumë raste se çdo vend tjetër me më shumë se 20 milion infeksione, afërsisht një e katërta e rasteve në botë. India ka shifrën e dytë më të lartëë, me më shumë se 10 milion raste, pasuar nga Brazili me 7.7 milion.

Zyrtarët britanikë të shëndetësisë po riaktivizojnë spitalet e urgjencës që u ndërtuan në fillim të pandemisë ndërsa vendi përballet me përhapjen e një varianti më infektiv të koronavirusit.

Një zëdhënëse e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Britanisë tha se punonjësit shëndetësorë po përgatiten të rihapin spitalet Nightingale të Londrës nëse paraqitet nevoja, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Spitalet e përkohshme Nightingale u ngritën nga ushtria në zona përreth qytetit dhe kanë qëndruar në gatishmëri pasi nuk u përdorën edhe aq shumë gjatë valës së parë të koronavirusit.

LEXO EDHE:  U qëllua me dy plumba në parukeri/ Ndërron jetë në Spitalin e Lezhës 28-vjeçarja

Të premten, Britania regjistroi 53,285 raste të reja me COVID 19. Kjo shifër është disi më e ulët se rekordi i ditës së mëparshme prej 55,892 infeksionesh, por është dita e katërt me radhë që infeksionet e reja kanë kaluar shifrën 50,000. Ky është rreth dyfishi i numrit ditor krahasuar me vetëm disa javë më parë.

Zyrtarët britanikë të shëndetësisë thonë se rritja në raste të reja është rezultat i variantit të ri të koronavirusit, i cili është më ngjitës.

Identifikimi i tij ka çuar në bllokime të reja në Britani, si dhe kufizime globale për udhëtarët nga Britania.

New York Times njoftoi të premten se 33 vende kanë zbuluar tani variantin e ri të koronavirusit dhe më shumë se 40 vende kanë ndaluar udhëtarët që vijnë nga Britania./voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Konfirmohen 495 raste të reja me Covid/ Numri i viktimave nuk njeh ulje

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 3732 testime, kanë rezultuar pozitivë 495  qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 9 qytetare.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 258 qytetarë në Tiranë, 35 në Fier, 20 në Lushnje, 19 në Kamëz, 15 në Durrës, 14 në Shkodër, 12 në Vlorë, 10 në Mallakastër, Gjirokastër, 9 në Krujë, 8 në Lezhë, Patos, Korçë, Elbasan, 7 në Pogradec, 5 në Sarandë, Librazhd, 4 në Malësi e Madhe, Pukë, Vorë, 3 në Has, Libohovë, Kuçovë, 2 në Kukës, Tropojë, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Konispol, Tepelenë, 1 në Fushë- Arrëz, Kurbin, Kavajë, Rroskovec, Divjakë, Selenicë, Përmet, Poliçan, Belsh.

Janë 6,562 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 9 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana 30- 77 vjeç, 1 qytetar nga Berati 59 vjeç, 1 qytetar nga Lezhë 66 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 67 vjeç, 1 qytetar nga Gramshi 77 vjeç, 1 qytetar nga Korça 86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 606 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 167,308 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  Rritja e të infektuarve/ Bino: Qytetarët nuk respektuan masat, një shkelje e vogël përhap virusin

LEXO EDHE:  ShBA: Punonjësve federalë nuk u kërkohet të vaksinohen para kthimit në zyrë



Statistika (14 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 495
Të shëruar në 24 orë 606
Të shtruar në spitale 153
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 3732

Testime totale 1,250,052
Raste pozitive 176,667
Raste të shëruara 167,308
Raste Aktive 6,562
Humbje jete 2,797

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3002
Durrës 782
Fier 666
Shkodër 517
Vlorë 257
Elbasan 281
Lezhë 226
Berat 210
Gjirokastër 207
Kukës 154
Korçë 152
Dibër 108

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Tre kriteret nga të cilat varet efektiviteti i vaksinës anti-Covid

Publikuar

-

Nga

Si të shpjegojmë shpejtësinë e rrufesë me të cilën përhapet varianti Delta?

Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe

Ashtu si çdo ilaç tjetër, asnjë vaksinë nuk është 100% efektive. Efektiviteti i vaksinës varet nga:

1.mosha e personit të vaksinuar;

2.gjendja shëndetësore e personit të vaksinuar (p.sh .: shtatzënia, gjendja e sistemit të tyre imunitar);

3.shkalla e lidhjes midis shtameve të virusit që qarkullojnë dhe atyre që përmbahen në vaksinë.

Që nga lindja, trupi i njeriut mbrohet çdo ditë kundër mijëra mikrobeve që gjenden në ujë, ajër, ushqim dhe në objekte. Me evolucionin, trupi i njeriut ka zhvilluar një sistem mbrojtës të quajtur “sistemi imunitar” për të mbrojtur veten kundër këtyre mikrobeve. Roli i sistemit imunitar është të zbulojë ndërhyrës që hyjnë në trup, siç janë mikrobet, dhe t’i vrasë ata.

Vaksinat bëhen nga sasi të vogla të mikrobeve që shkaktojnë sëmundje të caktuara. Këto mikrobe janë trajtuar për të hequr fuqinë për të transmetuar sëmundje. Sidoqoftë, ata janë ende në gjendje të nxisin sistemin imunitar për të mësuar se si të mbrohet kundër tyre. Mikrobet e trajtuara në vaksina mund të jenë:



1.baktere ose viruse të plota, të vdekura ose të dobësuara;

LEXO EDHE:  U qëllua me dy plumba në parukeri/ Ndërron jetë në Spitalin e Lezhës 28-vjeçarja

LEXO EDHE:  “Vaksina kineze, e supersuksesshme”/ Dasho i ‘mbyll gojën’ Ramës: Lër të flasin ekspertët e pavarur!

2.pjesë të baktereve ose viruseve të vdekur ose të dobësuar.

Vaksinimi mbetet një nga sukseset më të mëdha të mjekësisë. Shtë një nga ndërhyrjet më efektive shëndetësore. Organizata Botërore e Shëndetit vlerëson se imunizimi parandalon më shumë se 2 milion vdekje në mbarë botën çdo vit.

Falë vaksinimit, lia është çrrënjosur nga planeti. Poliomieliti është zhdukur ne disa vende dhe disa sëmundje, të tilla si difteria, tetanozi dhe rubeola, tani janë shumë të rralla. Shkaku kryesor i meningjitit bakterial tek fëmijët, bakteret Haemophilus influenzae të tipit b, tani është shumë më e rrallë. Përveç kësaj, hepatiti B praktikisht është zhdukur tek fëmijët më të vegjël sepse ata janë vaksinuar në moshë të re.

Vaksinat janë shumë të sigurta. Ato prodhohen sipas standardeve shumë të rrepta të sigurisë. Sidoqoftë, si shumë ilaçe, vaksinat ndonjëherë mund të shkaktojnë efekte anësore.

Më shpesh, efektet anësore të vaksinave janë të lehta dhe të përkohshme. Kjo mund të jetë, për shembull, një ethe e lehtë ose butësi ku është injektuar vaksina. Këto efekte janë reagimi normal i trupit ndaj vaksinës.

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Marrja e përditshme e aspirinës mund të shkaktojë dëme serioze

Publikuar

-

Nga

Njerëzit që nuk vuajnë nga zemra, nuk duhet të marrin aspirinë përditë. Kështu thuhet në udhëzimet paraprake të një grupi me peshë ekspertësh amerikanë. Nëse udhëzimet marrin formë përfundimtare, ato do të ndryshojnë plotësisht rekomandimet e dhëna në vitin 2016 që sugjeronin përdorimin e aspirinës me dozë të vogël për të parandaluar goditjet në zemër dhe në tru.

Personat që nuk vuajnë nga zemra nuk duhet të marrin një dozë të ulët të përditshme aspirine, 81- 100 miligramë, për të parandaluar goditje të mundshme në zemër, thuhet në udhëzimet paraprake të qarkulluara nga një organizatë me peshë në fushën e shëndetësisë.

Grupi Amerikan i Punës për Shërbimet Parandaluese është një entitet i pavarur ekspertësh, që analizon punën kërkimore dhe literaturën mjekësore, për të dhënë rekomandime periodike, për masat që duhen marrë për mbrojtjen e shëndetit të publikut. Grupi i punës thotë tashmë se rreziku i hemorragjisë tek personat mbi 60 vjeç është më i madh se mbrojtja që mund të ofrojë aspirina.

“Sipas të dhënave më të fundit, ne tashmë rekomandojmë që personat 60 vjeç e lart të mos fillojnë të marrin aspirinë, pasi dëmi është më i madh se përfitimi”, thotë Dr. John Wong, përfaqësues i grupit të punës.

Nga ana tjetër, rekomandimi i ri thotë që personat në të 40-at ndoshta mund ta marrin aspirinën me dozë të vogël nëse nuk rrezikohen nga hemorragjitë e brendshme. Gjithashtu, rekomandimi thotë se për personat nga 40-59 vjeç që janë të rrezikuar të preken nga sëmundjet kardiovaskulare, përfitimet nga përdorimi i aspirinës janë të vogla. Grupi i punës rekomandon që aspirina duhet marrë pas konsultimeve me mjekun.

LEXO EDHE:  “Me atë forcë do ishin 300 viktima”/ Sizmiologu italian ngre alarmin: Toka do dridhet për muaj dhe vite

LEXO EDHE:  Serbi/ Mbërrin avioni me 1 milionë vaksina anti-Covid



“Është një zhvillim tepër domethënës, në veçanti për përdorimin e aspirinës nga pacientët e moshuar që nuk kanë patur ndonjëherë probleme zemre, por që duan t’i parandalojnë. Është një segment i madh i popullsisë që e merr aspirinën për këtë arsye”, thotë Dr. Lauren Block, nga Instituti Feinstein për Kërkime Mjekësore.

Një shishe aspirine me dozë të vogël e blerë në Bruklin, Nju Jork

Rekomandimet e reja mund të ndikojnë tek miliona njerëz në mbarë botën. Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara, me rreth 659 mijë vdekje në vit sipas CDC-së (Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve). Goditjet në tru janë shkaku i pestë i vdekjeve, me rreth 150 mijë në vit.

“Po u kërkojmë pacientëve që janë të shqetësuar për mundësinë e një ataku kardiak që të bisedojnë për këtë çështje me doktorin e tyre. Është e rëndësishme ta dinë se aspirina mund të shkaktojë dëme serioze dhe se ky rrezik rritet me kalimin e moshës”, thotë Dr. John Wong, përfaqësues i grupit të punës.

Aspirina njihet më shumë si ilaç për dhimbjet, por gjithashtu shërben si hollues gjaku që mund të zvogëlojë mundësinë e trompozave. Prej vitesh, mjekët kanë rekomanduar marrjen e përditshme të aspirinës në doza të vogla për personat që kanë patur tashmë goditje në zemër apo në tru. Udhëzimet e reja nuk ndryshojnë rekomandimin për këtë kategori pacientësh. Megjithatë, studimet më të fundit theksojnë rrezikun e hemorragjisë, si nëpërmjet ulçerave, apo në sistemin e tretjes, të cilat mund të jenë me pasoja fatale./voa

LEXO TE PLOTE