Connect with Us

Lidhja mes paradontozës dhe sëmundjeve të tjera

Shëndeti

Lidhja mes paradontozës dhe sëmundjeve të tjera

Publikuar

-

Lidhja mes paradontozës dhe sëmundjeve të tjera

Nga Dr. Ketiona Agaj, mjeke stomatologe

Flosimi!!! A e dini ku prishen më shpesh dhëmbët tek adoleshentët dhe të rriturit?!
Midis dhëmbëve, aty ku ngecin ushqimet. Aty ku vetëm filli mund t’i pastroj. Flosimi na ndihmon gjithashtu të kemi mishra dhe kockë të shëndetshme rreth dhëmbit duke na ndihmuar edhe me shëndetin në përgjithësi.

Lidhja midis sëmundjes së mishrave të dhëmbëve (paradontozës) dhe sëmundjeve të tjera si: Alzaimeri, diabeti, sëmundjet kardio-vaskulare, lindjet e parakohshme, artritit reumatoid është reale!

Vitamina D3/K2 kjo është dyshja më fantastike për zhvillimin cilësor të kockave ku përfshihen edhe dhëmbët. Këto nutrient ndihmojnë në remineralizimin e strukturës së dhëmbëve duke parandaluar prishjet dhe duke ngadalësuar prishjet kur ato kanë nisur.

Çdo kush duhet të masë nivelet e vitaminës D periodikisht.
Vitamina D ka rol madhor gjithashtu në sistemin imunitar, cilësinë e gjumit dhe zhvillimin e trurit.

Hidratimi! Konsumi i ujit jo vetëm shpëlan gojën nga mbeturinat ushqimore, por edhe neutralizon aciditetin e krijuar nga ushqimet me sheqer. Më shumë ujë do të thotë edhe më shumë pështymë të pasur me enzima dhe antitrupa që mbrojnë dhëmbët nga prishjet.

LEXO EDHE:  7 mënyrat për të mbajtur një dietë të shëndetshme gjatë periudhës së izolimit

Sa më pak ushqime të procesuara!
Ato janë plot sheqerna dhe ngjisin në dhëmbë. Bakteret e gojës, këto sheqerna i kthejnë shumë kollaj në acide dhe kështu nisin kavitetet në gojë. Mendoni kur këto ushqime formojnë zgavra të zeza në smalt çfarë efekti të keq kanë në zona të tjera të organizmit.

Frymemarrja nga hunda!
Sa prindër janë duke i bërë ‘gjërat mirë’, por përsëri fëmija i tyre ka kavitete?! Një arsye madhore që prishjet e dhëmbëve persistojnë është frymëmarrja nga goja natën apo edhe ditën. Frymëmarrja nga goja e than gojën, mban acide mjedisin në gojë dhe favorizon prishjet në dhëmbë.

Aroma e keqe nga goja dhe zhvillimi jo normal i nofullave janë efekte të tjera të një zakoni kaq të ”padëmshmën” në dukje.

Frymëmarrja duhet të bëhet vetëm dhe vetëm nga hunda!/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

 “Vaksinim Po, detyrim Jo”/ Eksperti i Shëndetit Publik rendit faktet, çfarë thonë studimet

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka dalë kundër vendimit të Qeverisë, për vaksinimin me detyrim.

Në një postim në rrjetet sociale, Dasho shprehet pro vaksinimit kundër Covid-19, por ai shton se qytetarët duhet të lihen të lirë të zgjedhin, dhe jo të detyrohen.

Prej javësh (në fakt, që kur shqiptarëve ju ofrua mundësia e zgjedhjes për t’u vaksinuar me vaksina cilësore) kam promovuar vaksinimin si një masë të dobishme për këdo, por duke kundërshtuar me vendosmëri çdo përpjekje për ta bërë atë të detyrueshëm. Përse?

PËRSE “VAKSINIM PO”?

Të gjithë studimet flasin se vaksinat cilësore ndihmojnë në uljen e shkallës së infektimeve, komplikacioneve dhe numrit të vdekjeve.

Observimet në vendet ku vaksinat janë aplikuar në masë tregojnë se studimet kanë patur të drejtë. Vendet e Bashkimit Europian, SHBA-të, Izraeli, Britania e Madhe, etj. janë shembuj se kudo ku janë aplikuar vaksinat ka rënie të vdekshmërisë, edhe kur rastet kanë njohur rritje të frikshme (gjatë verës në Britaninë e Madhe, për shembull).

Për këtë arsye, bazuar në informacionet më të mira që disponojmë, rekomandimi është i qartë:

Kushdo që dëshiron të ulë riskun personal duhet të vaksinohet me një prej vaksinave cilësore, Pfizer, Moderna, Astra Zeneca ose Johnson & Johnson.

Kjo vlen sidomos për personat që nuk e kanë kaluar COVID-in, si dhe për ata persona që janë vaksinuar me vaksina të pasigurta. Sidoqoftë edhe kategori të tjera përfitojnë nga vaksina (gjithmonë nëse dëshirojnë të kenë një mbrojtje më të sigurt):

1. Personat e shëruar nga COVID-i, duke nisur nga gjashtë muaj pas shërimit. Një dozë e vetme e vaksinës, e forcon edhe më tej imunitetin e tyre.

2. Personat e vaksinuar me Pfizer ose Moderna tek të cilët ka kaluar gjashtë muaj nga doza e dytë. Këta persona gjithashtu përfitojnë nga një dozë e vetme.

3. Fëmijët mbi 12 vjeç, kur vetë fëmija, prindi dhe mjeku janë në një mendje dhe dëshirojnë ta aplikojnë vaksinën.”-shkruan Erion Dasho.

LEXO EDHE:  A është plakja një sëmundje e parandalueshme?

LEXO EDHE:  A është plakja një sëmundje e parandalueshme?



Më tej, ai rendit faktet se përse është kundër vaksinimit me detyrim.

“PËRSE “DETYRIM JO”?

Studimet dhe observimet e fundit tregojnë disa tendenca që duhen analizuar me kujdes:

1. Virusi SARS-CoV-2 nuk është i qëndrueshëm. Variantet alfa, beta, gama dhe delta, si dhe shumë variante më pak të përhapur flasin se nuk përjashtohet mundësia që edhe në të ardhmen të dalin variante që i shpëtojnë mbulesës imunitare që krijon vaksina.

2. Efekti mbrojtës i vaksinave (të paktën Pfizer dhe Moderna, si tregoi shembulli i Izraelit) ulet me kalimin e kohës. Pra vaksina nuk ofron mbrojtje të përjetshme.

3. Edhe personat e vaksinuar, kur sëmuren, luajnë të njëjtin rol me të pavaksinuarit në transmetimin e mëtejshëm të infeksionit.

4. Lidhur me imunitetin natyror, ende nuk kemi njohuri të plota. Ka studime shpresëdhënëse që flasin për imunitet afatgjatë, për faktin se mbrojtja natyrore është superiore ndaj asaj të ofruar nga vaksina, por këto studime ende nuk janë kthyer në politika. Derisa kjo të ndodhë, duhet pritur.

Në kushtet kur nuk janë sqaruar pikat e mësipërme, nuk mund të ndiqet kurrsesi praktika imunizuese që ndiqet për linë, fruthin, poliomelitin, etj. vaksinat kundër të cilëve ofrojnë mbrojtje afatgjatë (madje edhe të përjetshme).

Kur “detyrojmë” një person të bëjë vaksinën e fruthit, këtë e bëjmë sepse kjo vaksinë është PROVUAR PA ASNJË DYSHIM se të mbron për dekada të tëra. Për vaksinën e COVID-it ende nuk mund të themi të njëjtën gjë!

Për të gjithë këto arsye dhe me ndërgjegje të qetë profesionale, unë i rekomandoj kujtdo që ka dëshirë të dëgjojë dhe të ndjekë rekomandimet e mia:

VAKSINIM PO! DETYRIM JO!”-përfundon postimin e tij Erion Dasho./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Masat anti-Covid/ Zbardhet vendimi i Komitetit të Ekspertëve

Publikuar

-

Nga

cna lajem shendetesi

Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk do të ndryshojë masat anti-Covid.

Vendimi është bërë i ditur në një konferencë për mediat, nga kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli.



Situata mbetet këtë javë relativisht e qëndrueshme, për këtë nuk do të ketë ndryshim të masave në fuqi. Ora policore nga ora 22 deri në 6 të mëngjesit. Përdorimi  maskave do të vijojë i detyrueshëm aty ku e kemi rekomanduar. Do vijojë të mos lejohet grumbullimi i më shumë se 50 veta, për aktivitete sportive e kulturore. Do vijojë njësoj rregulli i hyrjes në vendin tonë. Do të kërkohet prova e vaksinimit, kush nuk ka certifikatë vaksinimi, duhet të paraqesin provën e kalimit të sëmundjes brenda 180 ditëve, apo testin që janë të negativizuar. Ata që nuk kanë asnjë nga këto dokumenta është në fuqi vendimi për vetëkarantimin për 10 ditë”, tha Rakacolli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Shtimi i rasteve me Covid/ Mblidhet Komiteti i ekspertëve

Publikuar

-

Nga

Masa të reja shtrënguese?/ Sot mblidhet Komiteti i Ekspertëve

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë sot në një konferencë për media për të informuar mbi situatën aktuale të përhapjes së virusit si edhe të procesit të vaksinimit

Drejtoresha e Institutit të Kujdesit Shëndetësor Fico ka thënë se situata ka përsuar ndryshime të ndjeshme, për shkak të shtimit të rasteve.



LEXO EDHE:  Nga depresioni tek tumoret/ Nëntë sëmundjet që diagnostikohen shpesh gabim nga mjekët

“Në 51 bashki ka përhapje të virusit. Në total 33% e popullsisë shqiptare është vaksinuar me dy doza”, ka thënë Albana Fico./CNA.al

LEXO TE PLOTE